Savannah Guthrie, prezantuesja e lajmeve në NBC, ka shpallur një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacionin që çon në kthimin e nënës së saj, Nancy Guthrie, e cila është zhdukur prej 24 ditësh. Në një video emocionuese të postuar në Instagram, Savannah tha se familja po përjeton “dhimbje të thellë” pas zhdukjes së 84-vjeçares, e cila dyshohet se është rrëmbyer nga shtëpia e saj në Tucson.
Ajo shprehu besimin se “mund të ndodhë një mrekulli” dhe se shpreson se nana e saj do të kthehet në shtëpi. Përveç shpërblimit për informacione, familja ka vendosur të dhurojë gjithashtu 500 mijë dollarë për National Center for Missing & Exploited Children. Savannah i bëri thirrje kujtdo që ka informacione të flasë, duke theksuar se ndihma e publikut është e domosdoshme për të rikthyer nënën e saj.
Nancy Guthrie u raportua e zhdukur në orët e mesditës së 1 shkurtit, pasi nuk u paraqit në një shërbim kishtare. Autoritetet lokale besojnë se ajo është marrë nga shtëpia kundër vullnetit të saj, me mundësinë e një rrëmbimi. Në hetim është identifikuar një burrë i dyshuar, i cili është regjistruar nga kamera e derës së shtëpisë. Këto pamje kanë treguar se ai ishte parë në afërsi edhe në një rast tjetër para zhdukjes.
Zyra e FBI në Phoenix ka bërë thirrje për ndihmë, duke inkurajuar ata që kanë informacione të kontaktojnë linjën 1-800-CALL-FBI. Deri më tani, shpërblimi i mëparshëm për informacion ka qenë 200 mijë dollarë, i ndarë në mënyrë të barabartë mes FBI-së dhe Tucson Crime Stoppers. Hetuesit kanë marrë rreth 40 mijë informacione nga publiku.
Provat e ADN-së të marra nga një dorezë e gjetur pranë shtëpisë, e ngjashme me atë të të dyshuarit, nuk kanë dhënë përputhje në bazën e të dhënave të FBI-së. Të gjitha anëtarët e familjes Guthrie janë përjashtuar si të dyshuar në këtë çështje.















