Tifozët e Flamurtarit kanë pushtuar fushën, pas humbjes me Besën(0-2). Ndeshja në Kategorinë e Parë përfundoi me ngjarje të turprshme, pas vërshëllimës përfundimtare.
Në sulmin e tyre, disa tifozë vlonjatë kanë goditur trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela. Tekniku i Besës akoma nuk ishte larguar, ndërsa lojtarët e Besës po festonin arritjen në anën tjetër.
Policia ndërhyri pas ngjarjes së turpshme në Vlorë.