Në ngjarje e rëndë është regjistruar në liqenin e Farkës në Tiranë, ku është gjetur i pajetë një person.
Bëhet me dije se është gjetur i mbytur në liqenin e Farkës shtetasi shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.