PËRMET- Ngjarje e rëndë në Përmet. Një 24 vjeçar ka mbytur nënën e vet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “Partizani”. Autori i krimit është vënën në pranga, ndërsa viktima është 65-vjeç.
Aktualisht nuk dihen shkaqet, por grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë. Polica dyshon se autori vuan nga depresioni, por ky element nuk është vërtetuar ende.















