Zbardhen detaje të reja nga plagosja aksidentale e një efektivi të Gardës së Republikës pasditen e sotme në Tiranë. 28-vjeçari punonjës në Gardën e Republikës ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, i riu dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Paraprakisht dyshohet si i riu ka qenë duke pastruar armën dhe gabimisht i është shkrepur. Plumbi i shkrepur e ka kapur në dorë dhe në këmbë.
Po pasditen e sotme një tjetër efektive i dha fund jetës me armën e shërbimit.