Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E BUJSHME / Arrestohet në Spanjë Gentian Doçaj, i dyshuar si urdhëruesi i pengmarrjes së Jan Prengës

Editor by Editor
November 30, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
E BUJSHME / Arrestohet në Spanjë Gentian Doçaj, i dyshuar si urdhëruesi i pengmarrjes së Jan Prengës
0
SHARES
71
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestohet nga policia spanjolle, Gentian Doçaj, i dyshuari kryesor për urdhërimin e rrëmbimit të Jan Prengës në vitin 2020 në Kamëz.

Doçaj, i cili njihet edhe si Gentian Funiqi, Gentian Martii dhe Festim Olomani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

I konsideruar si koka e bandës së “Dukagjinit” Gentian Doçaj është arrestuar teksa qarkullonte në Spanjë me dokumente të falsifikuara bullgare me emrin Rayko Ivanov, dhe kishte një sasi droge me vete.

49-vjeçari Jan Prenga, baba i pesë fëmijëve dhe pa të shkuar kriminale, u rrëmbye në vitin 2020 nga disa persona në Kamëz. Ai u vra rrugës për në resortin “Golden” në Shijak, në pronësi të vëllezërve Hajri, ndërsa trupi i tij edhe sot nuk është gjendur.k

Dyshohet se pengmarrja e Prengës u bë si hakmarrje ndaj vëllait të tij, Ndrek Prenga, i dënuar me 8 vite e gjysmë burg për trafik droge në Angli, vend ku dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine që i përkiste një grupi shqiptarësh.

Doçaj pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi SPAK ka dhënë ndaj tij masën “arrest në burg” për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet, brenda 24 orëve të fundit, një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Seville” u zhvillua nga Policia spanjolle, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i një shtetasi shqiptar shumë të kërkuar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.

I shumëkërkuari qarkullonte në Spanjë, me dokumente të falsifikuara.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në bashkëpunim me homologët, falë  punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët spanjollë, në kuadër të operacionit “Seville”, u kap nga Policia spanjolle dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi, shtetasi i shumëkërkuar G. F. alias G. M. alias F. O., 40 vjeç, nga Shkodra.

Ky shtetas, në momentin e kapjes nga Policia, mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me gjeneralitete R. I., dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng shtetasin J. P.

Interpol Tirana po punon për  ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Previous Post

Vrasja e Mario Mukës në Gjermani, arrestohen dy shqiptarët e dyshuar

Next Post

“Ça thua ore?I madh je!”/ DALIN përgjimet e zyrtarit të PS me agjentin doganor, Çervanaku: Ka sjellë çuni një maune me pleh, t’ua hedhim atyre ullinjve, ta…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
OKB riaftëson sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia është zgjidhja më e mirë.

OKB riaftëson sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia është zgjidhja më e mirë.

September 28, 2025
Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec

Kokaine e zbuluar në Tiranë/ Arrestohet 48-vjeçari, në shtëpi gjenin armë dhe municion luftarak

September 28, 2025
Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec

48-vjeçari në Tiranë arrestohet për posedim të kokainës dhe armëve të ftohta

September 28, 2025
Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

AKTUALITET

OKB riaftëson sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia është zgjidhja më e mirë.

by timoni.al
September 28, 2025
0

Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, të cilat ishin pezulluar për dhjetë vjet për shkak të angazhimeve të pakënaqshme...

Read moreDetails
Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec

Kokaine e zbuluar në Tiranë/ Arrestohet 48-vjeçari, në shtëpi gjenin armë dhe municion luftarak

September 28, 2025
Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec

48-vjeçari në Tiranë arrestohet për posedim të kokainës dhe armëve të ftohta

September 28, 2025
Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

Rusia sulmon Ukrainën me dronë gjatë natës, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur; Polonia mbyll hapësirën ajrore.

September 28, 2025
Përballja me protestat në Portland: Trump kërkon dërgimin e trupave ushtarake pas veprimeve të Antifas, akuzon FBI-në për ngjarjet e 6 janarit.

Përballja me protestat në Portland: Trump kërkon dërgimin e trupave ushtarake pas veprimeve të Antifas, akuzon FBI-në për ngjarjet e 6 janarit.

September 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

OKB riaftëson sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia është zgjidhja më e mirë.

OKB riaftëson sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia është zgjidhja më e mirë.

September 28, 2025
Rrëfimi tragjik: 47-vjeçari humb jetën nga rrebeshi i rrufesë gjatë ruajtjes së bagëtive në Pogradec

Kokaine e zbuluar në Tiranë/ Arrestohet 48-vjeçari, në shtëpi gjenin armë dhe municion luftarak

September 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al