Sunday, March 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy fushatat/ “Gafat e Ramës nisën më 12 prill dhe u vijua me ofendime”, Tomorri: Fushata e PD-së nuk ka sherr e përplasje, por pensione dhe rroga! Duket dora e LaCivita

Editor by Editor
April 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Dy fushatat/ “Gafat e Ramës nisën më 12 prill dhe u vijua me ofendime”, Tomorri: Fushata e PD-së nuk ka sherr e përplasje, por pensione dhe rroga! Duket dora e LaCivita
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar fushatat elektorale të dy forcave më të mëdha politike në vend, të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shprehet se në këtë fushatë është diçka e çuditshme që po ndodh.

Ai ka trajtuar së pari fushatën e PS, ku shprehet se kryesocialisti Edi Rama, i cili sipas tij dikur ka qenë mjeshtër i fushatave elektorale, tani po bën gafa të përditshme. Gazetari thotë se gafat e Ramës nisën që ditën e hapjes së fushatës dhe vijoi me ofendime për segmente të tëra të elektoratit. Ai thotë se ekzsitojnë dy arsye që Ram po i bën këto dhe të cilat janë se “ose është i bindur për fitoren dhe marzhin e madh te diferencës, që ka me kundërshtarin dhe thotë çfarëdo që të bëj unë fitorja është e imja, ose po gabon se është ne presion ngaqë nuk i dalin numrat mirë.”

Lidhur me fushatën e opozitë, Tomorri shkruan se Partia Demokratike po bën fushatën e saj më të mirë që ka bërë ndonjëherë, ndërsa shtoi se Sali Berisha po bën më mirë edhe se në 2005-ën. Gazetari shton se fushata e PD-së nuk ka as sherr, as përplasje, as ofendime por çdo ditë flitet për pensionet, rrogat dhe minimumin jetik. Ai thekson se opozita në këtë fushatë nuk po bie në kurthin e Ramës, ndërsa shton se në programin dhe fushatën e demokratëve duket ndikimi i drejtuesit të fushatës, amerikanit Chris LaCivita.

POSTIMI I PLOTË:

Dy fushatat

Eshte shume e cuditshme ajo qe po ndodh ne kete fushate.

Edi Rama ka qene nje mjeshter i fushatave elektorale. Nder te rrallet qe paketonte dhe shiste asgjene per te fituar zgjedhjet.
Por kete here eshte duke bere gafa fatale. Jo lapsuse, por gafa dhe te perditshme madje.

E nisi qe ne diten e pare me nje gafe. Ajo tallavaja ne qender nuk e shet dot asgjene. Perkundrazi. Por nuk e ndali me aq.
Vazhdoi duke ofenduar segmente te tera te elektoratit. Nga burrat cyryke, tek femijet autike, grate me dashnore, fotot nudo etj etj. Keto jane gafa me gjakderdhje elektorale.

Nje familje, qe ka nje anetar autik nuk ka si te mos ndihet e ofenduar. Dhe pyetja qe do i beje vetes kur te shkoje tek kutia eshte shume e thjeshte; Do votoj per kete qe me ofendon dhe tallet apo do votoj per kundershtarin, bashkeshortja e te cilit ka nje jete qe u perkushtohet vullnetarisht femijeve autike?

Nje burre kur te shkoj tek kutia e votimit do beje te njejten pyetje. Do votoj per njerin qe me thote cyryk apo per nje tjeter qe nuk me ofendon?

Ne nje vend gjysme normal, nje udheheqes qe do kishte bere gjysmen e ketyre gafave ne fushate kishte mbaruar pune me zgjedhjet dhe karrieren. Por ne Shqiperi ka tjeter realitet.

Tani ceshtja shtrohet se pse po i ben Rama keto? Sepse ky nuk eshte Rama normalisht.

Dy gjera jane. Ose eshte i bindur per fitoren dhe marzhin e madh te diferences, qe ka me kundershtarin dhe thote cfaredo qe te bej une fitorja eshte e imja, ose po gabon se eshte ne presion ngaqe nuk i dalin numrat mire.

Une nuk e di se cila nga keto eshte dhe jam shume kurioz ta di. Por ajo qe di eshte dicka tjeter. Nese Rama po ben gafa, Partia Demokratike po ben fushaten e saj me te mire qe ka bere ndonjehere. Sali Berisha po ben me mire edhe se ne 2005-en.

Po ta vesh re, fushata e PD-se nuk ka as sherr, as perplasje, as ofendime. Por ka vetem nje gje. Pensioni 200 euro, rroga 1200 euro, minimumi jetik 200 euro, fermeri kaq subvencion.

Ky eshte mesazhi qe thote cdo dite Sali Berisha. Ky eshte i vetmi rast kur perseritja cdo dite e te njejtave gjera nuk te ben te bezdisshem, por te jep pike.

Ajo qe po me ben pershtypje tjeter eshte dhe fakti se opozita nuk po bie ne kurthin e provokimeve qe ben Rama. Jo tentativa per kafe me Vrenozin, jo merr ca nga keta te Ilir Metes dhe i nxjerr si sholle kepuce te bejne fushate per te, jo Zegjinete qe gjen neper Shqiperi. Fare.

Opozita po ka vetem nje fokus. Pensioni, rroga, fermeri, spitalet. Dhe kjo duket dora e La Civites.

A do te mjaftoje kjo strategji qe opozita te marre nje rezultat te mire ne zgjedhje? Kete do ta shohim, por eshte rruga me e mire. Ne mos e vetmja.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fklodian.tomorri%2Fposts%2Fpfbid0dSf3s8ZVQFyMHx4ab7WLTiMPShBQs8MJFrETsRgAAvYsyupD38E5ms3bBZPQBweal&show_text=true&width=500

Previous Post

Dështon sërish zgjedhja e kryetares së Kuvendit në Kosovë, seanca shtyhet për të premten

Next Post

Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Isuf Hasën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, me intensifikimin e sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Teherani premton hakmarrje ndaj Netanyahut.

LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, me intensifikimin e sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Teherani premton hakmarrje ndaj Netanyahut.

March 15, 2026
Kontrata për koncesionin e mjeteve kirurgjikale/ Beqaji i përgjigjet Becit: Akuzat për vjedhje janë të paqëndrueshme

Kontrata për koncesionin e mjeteve kirurgjikale/ Beqaji i përgjigjet Becit: Akuzat për vjedhje janë të paqëndrueshme

March 15, 2026
Formula 1/ Anulohen zyrtarisht garat e planifikuara në Bahrein dhe Arabinë Saudite për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Formula 1/ Anulohen zyrtarisht garat e planifikuara në Bahrein dhe Arabinë Saudite për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

March 15, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD-së në Vlorë, përballje mes ish-deputetes dhe një anëtari të kryesisë.

Lajmi Fundit

LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, me intensifikimin e sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Teherani premton hakmarrje ndaj Netanyahut.

by timoni.al
March 15, 2026
0

Lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, me tensione të rritura midis Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit. Gardat Revolucionare...

Read moreDetails
Kontrata për koncesionin e mjeteve kirurgjikale/ Beqaji i përgjigjet Becit: Akuzat për vjedhje janë të paqëndrueshme

Kontrata për koncesionin e mjeteve kirurgjikale/ Beqaji i përgjigjet Becit: Akuzat për vjedhje janë të paqëndrueshme

March 15, 2026
Formula 1/ Anulohen zyrtarisht garat e planifikuara në Bahrein dhe Arabinë Saudite për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Formula 1/ Anulohen zyrtarisht garat e planifikuara në Bahrein dhe Arabinë Saudite për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

March 15, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD-së në Vlorë, përballje mes ish-deputetes dhe një anëtari të kryesisë.

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD-së në Vlorë, përballje mes ish-deputetes dhe një anëtari të kryesisë.

March 15, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit sqaron: Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe po mbikëqyr situatën e luftës.

Ministri i Jashtëm i Iranit sqaron: Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe po mbikëqyr situatën e luftës.

March 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, me intensifikimin e sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Teherani premton hakmarrje ndaj Netanyahut.

LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, me intensifikimin e sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Teherani premton hakmarrje ndaj Netanyahut.

March 15, 2026
Kontrata për koncesionin e mjeteve kirurgjikale/ Beqaji i përgjigjet Becit: Akuzat për vjedhje janë të paqëndrueshme

Kontrata për koncesionin e mjeteve kirurgjikale/ Beqaji i përgjigjet Becit: Akuzat për vjedhje janë të paqëndrueshme

March 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al