Pas zhurmës që u krijua në shtëpi nga situata mes Valbonës dhe G Banit, ky i fundit bëri një kërkesë të papritur.
Ai u ngrit dhe teksa i kërkoi falje banores dhe familjes së saj, kërkoi largimin e menjëhershëm nga Big Brother.
“Si shtetas suedez dua të jap dorëheqjen”-u shpreh ai
Por, kjo nuk ndodhi pasi mjaftoi një përqafim mes Valbona Mhillit dhe G-Banit për të lënë pas debatet dhe përplasjet mes tyre.
“Është nata e Krishtlindjeve sot dhe çdo gjë fillon nga zero por thjesht më acaron fakti se shumë njerëz na vërsulen dhe duan të përfitojnë nga gjëja që na ndodhi ne të dyve…Kjo gjëja nuk më pëlqeu dhe unë të sugjeroj në rast se ke konsideratë me mua që mos lejo askënd që të fus hundët në diçka që është mes meje dhe teje dhe mundohen të japin mend në fund të ditës ne e zgjidhëm. Sot e mbrapa për mua do jesh si vëllai im, si Blerimi që kam në shtëpi”, i tha Valbona këngëtarit.
Kujtojmë se dy banorët e BBVA debatuan ashpër mes tyre disa ditë më parë, pasi Valbona u ndje nën presion dhe e kërcënuar nga G-Bani, pasi ky i fundit po qëndronte afër saj duke e parë, teksa ajo lahej në dush.
Ndonëse ajo i kërkoi të largohet, G-Bani nuk u largua, duke i thënë: “Më lër të shikoj se jam i uritur për të parë trup femrash shqiptare”.