Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy anët e rrjeteve sociale

Editor by Editor
June 23, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Tech, Vendi
0
Dy anët e rrjeteve sociale
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjetet sociale në kohët moderne, konsiderohen si pjesë e angazhimeve dhe jetës së përditshme. Jo rrallë, është trajtuar çështja nëse këto rrjete janë me të vërtetë sociale apo asociale, sidomos te të rinjtë, por secili ka interpretuar në formën dhe mënyrën e vet, që kryesisht niset nga qëllimi për çka dhe sa kohë përdoren ato nga të rinjtë.

Sipas psikologes Mira Gashi Aziri, i gjithë problemi bazohet se për çfarë arsye përdoren këto rrjete.

“Tashmë e dimë të gjithë si familja, si të rinjtë, si fëmijët, të gjithë i takojmë shekullit të teknologjisë dhe nuk mundemi assesi t’i shmangemi, por mënyra si e përdorim, atëherë na çon në njërën anë negative të rrugës apo në tjetrën pozitive të rrugës sepse nuk mund t’i shohim rrjetet sociale ose vetëm si negativitet ose vetëm anët pozitive”, tha psikologja Mira Gashi Aziri për Radion Evropa e Lirë.

“Sa i përket pjesës psikologjike, efektet negative janë sepse te njerëzit që rrjetet sociale i përdorin në masë të tepruar bëhen më asocial. Kështu, ata mund të afektohen shumë nga depresioni nga ankthet e ndryshme”, thotë ajo.

“Në anën tjetër kur ne jemi konstruktiv kur ne e dimë se çka po duam të kërkojmë, atëherë e shohim edhe anën pozitive të rrjeteve sociale sepse përmes tyre bëhen promovime të ndryshme, bëhen platforma të ndryshme, mësohet shumë prej tyre. Komunikimi është më i lehtë, është shumë e lehtë për kërkime të ndryshme, qoftë shkencore, qoftë sociale, do të thotë i kapim më shpejtë anët pozitive. Pra, e tëra varet nga mënyra e përdorimit”, thekson Mira Gashi Aziri.

Në anën tjetër, ekspertja nga agjencia e rrjeteve sociale, “Hallakate”, Diora Binxhiu, tha për Radion Evropa e Lirë se varësia ndaj rrjeteve sociale në ditët e sotme mund edhe të menaxhohet.

“Varësia ndaj rrjeteve sociale në përgjithësi është shumë e menaxhueshme sepse tash kemi edhe aplikacione dhe vet telefoni, e sidomos pajisja iPhone-i, e mundëson që të ndalësh kohën se sa po i shfrytëzon rrjetet sociale”, tha Binxhiu.

Diora Binxhiu tha po ashtu se qasja në informata është më e lehtë dhe kjo ndikon që të rinjtë të interesohen më shumë për marrjen e informatave nga rrjetet sociale apo në një burim tjetër.

“Qasja në informata është shumë më e lehtë tash sesa që ishte ndonjëherë dhe çdo gjë që ty të intereson ose dëshiron të kuptosh, e ke menjëherë. Kur dëshiron ta kërkosh ndonjë restorant apo qoftë ndonjë hotel, apo diçka tjetër, nëse ai nuk ka prezencë online, atëherë është thjeshtë, si të themi i i vdekur për shkak se ty të është bërë si primare, si burim primar, ku t’i shkon dhe kërkon informata për atë edhe krijohet një varësi sepse për çdo gjë pastaj do të kërkosh përgjigje”, u shpreh Binxhiu.

Egzona Krasniqi është studente në Fakultetin e Filozofisë, në vitin e tretë. Ajo thotë se rrjete sociale, kryesisht i përdorë për qasje dhe komunikim me miqtë e saj, kështu duke mos mohuar faktin se ndonjëherë edhe e tepron me kohën që ajo e kalon në to.

“Koha që kaloj në rrjete sociale varet nga ditët dhe koha e lirë që e kam, kryesisht i përdori, varet se cilin rrjet social, por zakonisht qasem në to për punë ose për komunikim me miq. Normal, koha që e kaloj është e bollshme sa të shpenzoj kohë që nuk është nevoja dhe mendoj që ndikon keq në atë që po bëhemi njerëz virtual dhe të ndarë nga bota reale. Rrjetin social Facebook e shfrytëzoj më së shumti për punë, kurse Instagramin dhe Snapchat-in e kam për një qasje më të lehtë me shoqëri”, tha Krasniqi.

Sidoqoftë, rrjetet sociale janë bërë tashmë një nga format më të përdorura për njerëzit për të komunikuar me familjen, miqtë dhe kolegët.

Por, përveç të gjithë përfitimeve, njohësit e teknologjisë dhe krimeve kibernetike, vazhdimisht tërheqin edhe vërejtjen për rrezikun e madh që kanë rrjetet sociale për sigurinë dhe privatësinë, sidomos të atyre personave që ekspozojnë së tepërmi të dhëna personale nëpër këto rrjete.

Previous Post

Vrasja e ish-efektivit të policisë Roland Rexhepi, identifikohet autori i pestë

Next Post

Vodhi para dhe sende me vlerë nga turistët gjermanë, në pranga 18-vjeçari

Next Post
Vodhi para dhe sende me vlerë nga turistët gjermanë, në pranga 18-vjeçari

Vodhi para dhe sende me vlerë nga turistët gjermanë, në pranga 18-vjeçari

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta
AKTUALITET

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

by Editor
May 9, 2025
0

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta...

Read moreDetails
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025
“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

May 9, 2025
“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

May 9, 2025
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al