Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

Editor by Editor
July 18, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED
0
DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANI– Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata të vështira në këshillimet midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian në të ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore të Komisionit Evropian për planet e ardhshme të buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka të mundur ta pranojë propozimin e Komisionit, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

“Një rritje e përgjithshme në buxhetin e BE është e panegociueshme në një kohë kur të gjitha shtetet anëtare po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të konsoliduar buxhetet e tyre kombëtare,” tha Kornelius.

Gjermania kontribuon me pothuajse një të katërtën

Në të ashtuquajturin Kornizë Financiare Shumëvjeçare (KFSH), Komisioni Evropian propozon një buxhet prej dy bilionë eurosh për periudhën 2028-2034. Kjo është e barabartë me rreth 700 miliardë euro më shumë sesa për periudhën aktuale buxhetore shtatëvjeçare. Ndër të tjera, janë planifikuar më shumë para për mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë. Si shteti anëtar me peshën më të madhe ekonomike, Gjermania në përgjithësi kontribuon me pothuajse një të katërtën e fondeve.

KFSH është krijuar për një periudhë shtatëvjeçare dhe fillimisht propozohet nga Komisioni Evropian përpara se të debatohet nga shtetet anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian. Buxheti afatgjatë përcakton kufijtë maksimalë për shpenzimet vjetore të BE dhe mënyrën se si përdoren ato.

Kritika ndaj taksimit shtesë të korporatave

Si një nga burimet e reja të të ardhurave për buxhetin e BE, Komisioni propozon një taksë mbi kompanitë e mëdha me një qarkullim vjetor prej më shumë se 100 milionë eurosh. Edhe kjo taksë shtesë mbi kompanitë e mëdha, e cila synon të lehtësojë buxhetet e shteteve anëtare, nuk e ka mbështetjen e qeverisë federale gjermane.

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G-20-ës në Afrikën e Jugut se qeveria gjermane dëshiron të forcojë ekonominë gjermane, të garantojë punësimin dhe të tërheqë investime në vend.

“Dhe në këtë kontekst, taksa e korporatave e propozuar tani nga Komisioni Evropian, në formën aktuale, dërgon sinjal të gabuar.”

Klingbeili kritikoi gjithashtu nivelin e planifikuar të shpenzimeve të Komisionit: “Ne duhet të ruajmë një proporcion absolut në aspektin e financave. Nuk mendoj se po përmbushet”, tha politikani i SPD-së.

Megjithatë, qeveria gjermane mirëpret qasjen reformuese të Komisionit Evropian, veçanërisht zhvendosjen në buxhet drejt prioriteteve të reja si konkurrueshmëria dhe aftësia mbrojtëse. Brukseli deklaroi në projektbuxhet, ndër të tjera, se do të zvogëlojë numrin e programeve të ndihmës në mënyrë që të shpërndajë më shumë fonde në mënyrë më të zhdërvjellët.

Kritika nga biznesi, cënohet rritja ekonomike

Shoqatat e biznesit janë veçanërisht të kujdesshme ndaj rregullave të mundshme tatimore për kompanitë: shoqata e industrisë automobilistike VDA kishte deklaruar më parë se kompanitë në Gjermani dhe Evropë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike.

“Prandaj, çdo rritje e taksave ose futja e taksave shtesë është e pabëshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian”, deklaroi Presidentja e VDA Hildegard Müller. Një taksë e veçantë mbi fitimet duhet të konsiderohet veçanërisht e dëmshme për rritjen, pasi do të dobësonte konkurrueshmërinë e kompanive të BE.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) kishte deklaruar që para prezantimit të propozimit të Komisionit se një masë e tillë do të dërgonte “sinjal krejtësisht të gabuar”. Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme Helena Melnikov, kompanitë kanë nevojë për një nxitje, jo për taksa shtesë.

“Një zero për mbrojtjen e natyrës”

Grupet mjedisore besojnë se interesat e tyre nuk merren mjaftueshëm parasysh në projektbuxhet: Federata Gjermane për Mjedisin dhe Mbrojtjen e Natyrës (BUND) e quan propozimin e Komisionit “një zero për mbrojtjen e natyrës”. Sipas presidentit të saj, Olaf Bandt, mungojnë angazhime konkrete financimi, për shembull, për zbatimin e Aktit të BE-së për Rivendosjen e Natyrës për restaurimin e natyrës. WWF kritikoi shkurtimet e propozuara për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës pavarësisht krizave në përkeqësim, “dhe kjo në një verë tjetër me valë të nxehti, zjarre pyjore dhe përmbytje”./ DW

Previous Post

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, Von der Leyen: Ne qëndrojmë të vendosur! Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake ruse

Next Post

“Vijon lirimi i hapësirave publike në Tiranë,” IMT ndan pamjet: Janë kryer 352 çmontime vullnetare! Nga aksioni janë liruar 17,334 m2

Next Post
“Vijon lirimi i hapësirave publike në Tiranë,” IMT ndan pamjet: Janë kryer 352 çmontime vullnetare! Nga aksioni janë liruar 17,334 m2

"Vijon lirimi i hapësirave publike në Tiranë," IMT ndan pamjet: Janë kryer 352 çmontime vullnetare! Nga aksioni janë liruar 17,334 m2

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al