Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!”, Berisha: Fitorja e 11 majit ka rëndësi historike

Editor by Editor
March 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!”, Berisha: Fitorja e 11 majit ka rëndësi historike
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën “Fushata elektorale dhe komunikimi”. Kjo konferencë organizohet nga Partia Demokratike dhe fondacioni suedez, “Jarl Hjalmarson”. Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi aleatët suedez dhe partinë Moderatna për ndihmën që po ju japin lidhur me bërjen dhe organizimin e fushatës elektorale. 

Berisha tha se PD shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 11 majit me përpjekje për fitoren e cila sipas tij ka rëndësi historike për Shqipërinë. Kryedemokrati foli edhe për krijimin e koalicionit “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, të cilin e konsideroi se koalicioni më i gjerë në të gjitha vitet. Ai shtoi se kandidatët për deputet në tërësi kanë dalë nga primaret dhe se anëtarësia e PD-së është konsultuar shumë në përzgjedhjen e tyre. 

Berisha shtoi se Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në ekzistencën e saj dhe tha se ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Lideri i opozitës tha se dëshira e tyre është që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Dua të falenderoj nga zemra mikun tonë suedez, të falënderoj partinë Moderatna, kryeministrin, kryetarin e saj, të Suedisë, për këtë ndihmë të çmuar që na japin, ndihmë e cila është një inkurajim i madh për ne. Është vazhdimi i një tradite të një bashkëpunimi të gjatë që ne kemi me këtë parti, me të cilën ne jemi një familje dhe një ndihmë që vjen në një kohë shumë të rëndësishme siç është kjo e fushatës elektorale.

Trajnimi juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dua të përshëndes miqtë e tjerë të pranishëm, Albanën dhe Oerdin dhe t’u përshëndes të gjithë ju që merrni pjesë në këtë trajnim me urimin, shpresën dhe besimin që ato njohuri dhe aftësi që i fitoni në këtë trajnim t’i shpërndani në të gjitha degët e PD në Shqipëri. Ne shkojmë në këtë fushatë me përpjekjen tonë më serioze për një fitore më 11 maj, fitore e cila ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm. Shqipëria sot ka një regjim narkodiktatorial, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë. Në të cilin bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Në të cilin janë arrestuar njësoj si në Tunizi tre liderët e partive kryesore opozitare.

Por nga ana tjetër, ne vijmë në këtë fushatë më të vendosur se kurrë për të shpëtuar Shqipërinë, të vetmin vend, nga diktatura e dytë në 33 vite. Sot është një datë e madhe për ne, frymëzuese. Është 22 marsi, është festa e Sulltan Novruzit, çka unë uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë me këtë rast. Por është edhe 22 marsi, dita në të cilën ne shqiptarët përmbysëm me votën e lirë diktaturën staliniste më të egër që kishte njohur Europa e pas-Luftës së Dytë Botërore. Fakti që ne, si forcë politike, u riorganizuam, kapërcyem vështirësi të mëdha, arritëm të mposhtëm të gjitha përpjekjet e narkoshtetit për shkatërrimin tonë dhe vijmë sot më të fortë se kurrë, përbën një prerogativë të fuqishme për fitoren tonë.

Përveç kësaj, siç jeni në dijeni, ne kemi krijuar koalicionin më të gjerë në të gjitha vitet. Aleatët tanë përbëjnë rreth një të tretën e votuesve shqiptarë. Kandidatët në tërësi kanë dalë nga primaret dhe anëtarësia jonë është konsultuar më shumë se kurrë në përzgjedhjen e tyre. Por përveç këtyre, ne kemi një program të shkëlqyer. Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në tërë ekzistencën e saj. Ky program ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Por ka në themel vizionin për të transformuar me shpejtësi Shqipërinë.

Ne duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave tuaja të ditës. Çdo projekt i çdo individi është në të vërtetë një ëndërr dite.
Dhe askush më shumë se të rinjtë nuk i ka më të bukura ëndrrat e ditës. Ne duam që me Shqipërinë në vitet e ardhshme, të rinjtë shqiptarë t’i besojnë ëndrrën e tyre Shqipërisë. Të binden, t’i përkushtojnë energjitë e tyre ndërtimit të ëndrrës së tyre në Shqipëri. Synojmë që Shqipëria t’u ofrojë atyre të gjitha lehtësirat, të gjitha mundësitë për realizimin e kësaj ëndrre. Synojmë që Shqipëria të jetë një vend i drejtë, i qytetarëve të barabartë, i shtetit ligjor. Synojmë që për të rinjtë të bëjmë çdo investim që ata të shkollohen sa më mirë, që ata të punësohen sa më shumë, që ata të kenë sukses në bizneset e tyre.

Previous Post

“Janë paterica të Ramës”, Berisha: Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja që futën familjarët në lista

Next Post

Trump pranon se Musk është në konflikt interesi pas vizitës në Pentagon

Next Post
Trump pranon se Musk është në konflikt interesi pas vizitës në Pentagon

Trump pranon se Musk është në konflikt interesi pas vizitës në Pentagon

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kushtezimi i shkuarjes së figurave të rëndësishme të artit, medias dhe politikës! Viti 2025, një vit me humbje për personalitete të njohura shqiptare.

Kushtezimi i shkuarjes së figurave të rëndësishme të artit, medias dhe politikës! Viti 2025, një vit me humbje për personalitete të njohura shqiptare.

December 31, 2025
Real Madrid në alarm për Mbappe; lëndim në gju e mban jashtë fushave për 3 javë

Real Madrid në alarm për Mbappe; lëndim në gju e mban jashtë fushave për 3 javë

December 31, 2025
Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

December 31, 2025
Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

Lajmi Fundit

Kushtezimi i shkuarjes së figurave të rëndësishme të artit, medias dhe politikës! Viti 2025, një vit me humbje për personalitete të njohura shqiptare.

by timoni.al
December 31, 2025
0

Viti 2025 shënoi humbjen e disa personaliteteve të shquara në botën e artit shqiptar, duke krijuar një boshllëk të ndjeshëm...

Read moreDetails
Real Madrid në alarm për Mbappe; lëndim në gju e mban jashtë fushave për 3 javë

Real Madrid në alarm për Mbappe; lëndim në gju e mban jashtë fushave për 3 javë

December 31, 2025
Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

December 31, 2025
Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

December 31, 2025
Sebastian Vettel tregon: Rënia ime filloi në Ferrari, isha në garë për të fituar, por Leclerc...

Sebastian Vettel tregon: Rënia ime filloi në Ferrari, isha në garë për të fituar, por Leclerc…

December 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kushtezimi i shkuarjes së figurave të rëndësishme të artit, medias dhe politikës! Viti 2025, një vit me humbje për personalitete të njohura shqiptare.

Kushtezimi i shkuarjes së figurave të rëndësishme të artit, medias dhe politikës! Viti 2025, një vit me humbje për personalitete të njohura shqiptare.

December 31, 2025
Real Madrid në alarm për Mbappe; lëndim në gju e mban jashtë fushave për 3 javë

Real Madrid në alarm për Mbappe; lëndim në gju e mban jashtë fushave për 3 javë

December 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al