Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Drejtorit i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirim!” Proda shpërbën trupën e një komisariati në Tiranë, ja çfarë deklaronte Berisha dje

Editor by Editor
April 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Drejtorit i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirim!” Proda shpërbën trupën e një komisariati në Tiranë, ja çfarë deklaronte Berisha dje
0
SHARES
80
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas informacioneve, “zemërimi” i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. Në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli dje për këtë çështje duke deklaruar se drejtorit të Policisë i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirimin e tij. Berisha po ashtu tha se rendi dhe siguria janë në duart e krimit duke shtuar se në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.

“E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. 

Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes të gjithë ish-anëtarët e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët qëndruan në përputhje me detyrën, virtytin dhe ligjin kundër krimit të organizuar për sigurinë dhe rendin. Përshëndes po ashtu ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme. Përshëndes të gjithë anëtarët e departamentit për të gjithë këtë program që kanë hartuar për rendin dhe sigurinë. Dhe ju siguroj se për PD-në, qeverinë e saj, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. 

Në një narkoshtet, siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë, Europa ka pasur lloje të ndryshme shtetesh demokratike, ka pasur diktatura naziste, staliniste, teokratike, junta ushtarake, por nuk ka pasur kurrë narkodiktaturë, nuk ka pasur kurrë narkoshtet. Ndaj dhe një nga shtyllat kryesore të programit tonë, ne kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri Madhështore. Si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri në të cilën jeta e individit, veprimtaria e tij të jenë të garantuara, të sigurta. Në të cilën investitorët e huaj të vijnë të sigurt në Shqipëri për të vendosur investimin e tyre, ëndrrën e jetës së tyre, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.

Jemi në një situatë ku për fatin më të keq, rendi dhe siguria janë tërësisht në duart e krimit. Ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh. Ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave kriminale më të fuqishme shqiptare, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri, në këto kulla që mbijnë dhe tani që do fillojnë të përhapen në qytete të tjera. Në këto kulla, të cilat janë monumentet më të shëmtuara të drogës dhe krimit. 

E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri.

Previous Post

Roskovec, TEC në tokën e serave

Next Post

Si po ndërsehet “Prezervativi” i Ramës kundër kandidatëve të PD

Next Post
Si po ndërsehet “Prezervativi” i Ramës kundër kandidatëve të PD

Si po ndërsehet “Prezervativi” i Ramës kundër kandidatëve të PD

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

AKTUALITET

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

by Editor
June 16, 2025
0

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i...

Read moreDetails
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

June 16, 2025
Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al