Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”/ Pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës, kompania: Vendim arbitrar, rrezikon fushën naftëmbajtëse

Editor by Editor
December 16, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Manipulimet e "Bankers" me naftën: Si fshihej sasia e vërtetë për të shmangur pagesën e taksave
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kompania Bankers Petroleum Albania ka bërë një deklaratë ku njofton se aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore. Sipas deklaratës ky bllokim është bërë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Në deklaratë theksohet se preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë.

Kompania thekson në deklaratë se ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës’.

Gjithashtu kompania thotë se më këtë vendim e ka çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.

Njoftim për Shtyp

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me:

Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.

Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të

Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:

“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme. Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to.”

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.

Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.

420 punonjësit e BPAL-së dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a. (e cila varet tërësisht nga prodhimi para-ekzistues që i dorëzon BPAL), rrezikojnë të mbeten pa punë. Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naftëmbajtëse, mbi 1.000 puse nafte, impiante përpunimi, etj. (investime të BPAL-së që janë në pronësi të shtetit shqiptar), të cilat duhet të mirëmbahen 24 orë në ditë, rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.

Këto veprime nuk prekin vetëm BPAL-në, por edhe një zinxhir të gjerë kompanish nënkontraktore që punojnë çdo ditë me BPAL-në dhe rrezikojnë të mbeten pa punë; pushtetin vendor, i cili përfiton taksa nga operacionet e BPAL-së; banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, jetët dhe pronat e të cilëve rrezikohen në rast incidentesh në fushën e naftës, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë nëse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shumë të tjera. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe të larta mjedisore (HSE), përfshirë dëme dhe humbje në fushën naftëmbajtëse.

Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka. Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.

Për më tepër, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 726, datë 12.11.2014 (VKM që miraton marrëveshjen e dytë ndryshuese me BPAL), ka përcaktuar se nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero.

Ndërkohë, Dogana, përveçse e përcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-së, për vlerën e pretenduar të papaguar të akcizës (rreth 3 miliardë lekë), si detyrimin ashtu edhe një gjobë në masën trefish të detyrimit të pretenduar të akcizës.

E gjithë çështja është aktualisht në proces gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërkohë që organet shtetërore, pa pritur vendimin e gjykatës, po ndërmarrin veprime arbitrare.

Ky nuk është rasti i parë që BPAL përballet me akte të tilla abuzive. Në këto raste, ne kemi fituar çdo proces gjyqësor. Megjithatë, bllokimi i aktivitetit të Kompanisë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor është një akt dashakeq që dëmton më shumë shtetin shqiptar, punonjësit e industrisë, kompanitë nënkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shumë të tjera.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të arritur një zgjidhje të përshtatshme të kësaj situate, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv.

Nëpërmjet këtij komunikimi me median, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. Pas 6 vitesh pezullimi të rezultateve të kontrollit, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore, nuk ka arsye për nxitim në ndjekjen e një çështjeje që do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë.

Ky zhvillim ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare”, sipas pikës 17.1 të Marrëveshjes së Hidrokarbureve të vitit 2004, të nënshkruar me shtetin shqiptar.

Ju informojmë se kemi depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës dhe ftojmë të gjitha palët të presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave përpara se të ndërmarrin veprime arbitrare. Bankers Petroleum Albania 15 dhjetor 2025

Previous Post

Protesta e bujqve grekë, policia kufitare njofton bllokimin e rrugës Kakavijë-Janinë për një periudhë prej 3 orësh.

Next Post

“Bëni lutje për mua” / Heroi i Bondi Beach, që rrezikon të humbasë krahun, flet nga spitali.

Next Post
“Bëni lutje për mua” / Heroi i Bondi Beach, që rrezikon të humbasë krahun, flet nga spitali.

“Bëni lutje për mua” / Heroi i Bondi Beach, që rrezikon të humbasë krahun, flet nga spitali.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Dhunë në emër të konkurencës të paligjshme” dhe “Organizatë kriminale e strukturuar”, SPAK publikon një njoftim zyrtar pas aksionit të AKSHI. Akuza për Mirlinda Karçanajn bëhet e qartë.

“Gjobat për ministrat që nuk ofrojnë informacion” - Komisioneri Dervishi: Kjo nuk përbën një zgjidhje. Rama: Sanksionet janë të destinuara për t'u zbatuar.

“Gjobat për ministrat që nuk ofrojnë informacion” – Komisioneri Dervishi: Kjo nuk përbën një zgjidhje. Rama: Sanksionet janë të destinuara për t’u zbatuar.

December 16, 2025
Ministrja Spiropali zhvillon një bisedë me homologun grek/ Temat e diskutimit përfshijnë ligjin e luftës dhe çështjen e detit

Ministrja Spiropali zhvillon një bisedë me homologun grek/ Temat e diskutimit përfshijnë ligjin e luftës dhe çështjen e detit

December 16, 2025
Balaj shpall gëzim familjar dhe shumë shpejt pritet të bëhet një baba...

Balaj shpall gëzim familjar dhe shumë shpejt pritet të bëhet një baba…

AKTUALITET

“Dhunë në emër të konkurencës të paligjshme” dhe “Organizatë kriminale e strukturuar”, SPAK publikon një njoftim zyrtar pas aksionit të AKSHI. Akuza për Mirlinda Karçanajn bëhet e qartë.

by timoni.al
December 16, 2025
0

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 për tetë individë të dyshuar për...

Read moreDetails
“Gjobat për ministrat që nuk ofrojnë informacion” - Komisioneri Dervishi: Kjo nuk përbën një zgjidhje. Rama: Sanksionet janë të destinuara për t'u zbatuar.

“Gjobat për ministrat që nuk ofrojnë informacion” – Komisioneri Dervishi: Kjo nuk përbën një zgjidhje. Rama: Sanksionet janë të destinuara për t’u zbatuar.

December 16, 2025
Ministrja Spiropali zhvillon një bisedë me homologun grek/ Temat e diskutimit përfshijnë ligjin e luftës dhe çështjen e detit

Ministrja Spiropali zhvillon një bisedë me homologun grek/ Temat e diskutimit përfshijnë ligjin e luftës dhe çështjen e detit

December 16, 2025
Balaj shpall gëzim familjar dhe shumë shpejt pritet të bëhet një baba...

Balaj shpall gëzim familjar dhe shumë shpejt pritet të bëhet një baba…

December 16, 2025
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Dhunë në emër të konkurencës të paligjshme” dhe “Organizatë kriminale e strukturuar”, SPAK publikon një njoftim zyrtar pas aksionit të AKSHI. Akuza për Mirlinda Karçanajn bëhet e qartë.

“Dhunë në emër të konkurencës të paligjshme” dhe “Organizatë kriminale e strukturuar”, SPAK publikon një njoftim zyrtar pas aksionit të AKSHI. Akuza për Mirlinda Karçanajn bëhet e qartë.

December 16, 2025
“Gjobat për ministrat që nuk ofrojnë informacion” - Komisioneri Dervishi: Kjo nuk përbën një zgjidhje. Rama: Sanksionet janë të destinuara për t'u zbatuar.

“Gjobat për ministrat që nuk ofrojnë informacion” – Komisioneri Dervishi: Kjo nuk përbën një zgjidhje. Rama: Sanksionet janë të destinuara për t’u zbatuar.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al