Dorëheqja e papritur e presidentit të Ohio State University, Ted Carter, ka ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u lidhur me një marrëdhënie të tij me Chrysanthi Vlachos, një prezantuese podkasti me origjinë greke. Carter, 66 vjeç, njoftoi largimin e tij pas pranim të dhënies së “qasjes së papërshtatshme” në administratën e universitetit për një grua që kërkonte ndihmë për biznesin e saj. Në deklaratën e tij, ai e cilësoi veprimin si një gabim dhe theksoi mbështetje nga bashkëshortja e tij, me të cilën është i martuar për gati 45 vjet.
Raportimet tregojnë se lidhja mund të jetë e lidhur me Vlachos dhe podkastin e saj “Callout Podcast”, i dedikuar komunitetit të veteranëve. Organziata JobsOhio konstatoi se ishte në dijeni të dorëheqjes së Carter dhe e përmendi se situata mund të kishte lidhje me marrëdhënien e tij me Vlachos, që kishte përfituar fonde për aktivitetet e saj. Financiimi, sipas organizatës, ishte pjesë e përpjekjeve për të mbështetur komunitetin e veteranëve dhe ishte realizuar në përputhje me procedurat standarde.
Ohio State University, një nga universitetet më të mëdha në SHBA me mbi 60 mijë studentë, nën drejtimin e Carter kishte menaxhuar një buxhet prej 11.5 miliard dollarësh për vitin fiskal 2026. Vetëm pak muaj para dorëheqjes, bordi i universitetit kishte shprehur kënaqësi për performancën e tij, duke i dhënë atij një rritje page prej mbi 50 mijë dollarësh dhe një bonus prej rreth 400 mijë dollarësh.
Në muajt e fundit, Carter kishte qenë aktiv në podkastin e Vlachos, duke marrë pjesë në disa episode dhe aktivitete për komunitetin e veteranëve, përfshirë një event në Colorado Springs në janar 2026. Ai në njoftimin e dorëheqjes nuk specifikoi detaje rreth natyrës së marrëdhënies ose rrethanave që çuan në këtë vendim, ndërsa Vlachos nuk iu përgjigj kërkesave të mediave për koment.















