Monday, December 29, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall!

Editor by Editor
April 19, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka drejtuar një mesazh urimi në emër të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri në festën e madhe të Pashkëve. Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, ai ka përcjellë urimet e tij jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për ata ortodoksë dhe ungjillorë. Këtë vit Pashkët kremtohen në të njëjtën ditë nga të gjitha degëzimet e krishterimit në vend.

Imzot Meta thekson se nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Sipas tij që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Ai shtoi se duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.

Urimi për Pashkët nga Dom Gjergj Meta:

Të dashur miq, Si çdo herë, për shkak të angazhimit dhe të qenit ipeshkëv në një Dioqezë që përfshin një territor të varfër e të shpopulluar, veçanërisht në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur në situata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, që shpesh u ikin reflektorëve të mediave, madje edhe vetë kujdesit tonë fetar, duke qenë se ndodh shpesh që ne të kujdesemi më shumë për pompozitetin e kremtimeve tona, sesa për jetën e njerëzve. Nuk e fsheh se jo rrallëherë më kap njëfarë trishtimi dhe fjalët e mia, të cilat mëtojnë të sjellin fjalën e Zotit, i shoh të pafuqishme përballë shumë situatave dhembjeje e vuajtjeje që nganjëherë e tejkalojnë imagjinatën tonë.

E pyes veten se ç’fjalë mund të them gjatë këtyre ditëve? A thua kanë vlerë fjalët e mia përballë dhembjes dhe vuajtjes së shumë njerëzve, qofshin këto fizike, shpirtërore apo edhe morale? Ndërkohë që çdokush në bashkësitë tona mundohet të kapë një audiencë sa më të madhe në rrjetet sociale, për të “reklamuar” gjërat e shenjta, në shumë familje nëpër fshatra, por edhe nëpër zona urbane, konsumohen situata të kalcifikuara dhembjeje dhe vuajtjeje. Jam i sigurt se Zoti më shumë se kudo, është aty, shpesh i heshtur e do të thoja i pafuqishëm për të ndryshuar diçka jashtë jetës së këtyre personave, për faktin e thjeshtë se këtë mision Ai na e ka lënë neve. Ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet të ndryshojmë realitetin tonë.

Prandaj, të bësh një urim për Pashkët është një përgjegjësi e madhe, pasi rrezikojmë të biem në klishe-të e zakonshme, në fjalët që përdoren për çdo herë, por që gjithnjë e më shumë e largojnë festën nga jeta e shumë njerëzve. Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër i Pashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për të tjerët, sidomos për ata që janë në vargonjtë e padrejtësisë, të dhunës, të luftës e të situatave të rënduara ekzistenciale. Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Por që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Vetëm kështu, duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.

Këtë vit, Pashkët kanë qëlluar në të njëjtën ditë për të gjithë të krishterët: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Është një rast i bukur që të kremtojmë dhe të gëzohemi të gjithë një zemre, edhe pse secili në bashkësitë e veta.

Le të jemi ne së pari Pashkë në jetën tonë e kështu të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen. Sigurisht që e gjithë kjo do të ndodhë në liturgjitë dhe shërbesat që do të bëjmë nëpër kishat tona, por këtë duhet ta bërtasim me të madhe nëpër rrugët dhe në situatat e njerëzve të çdo dite, në veçanti të atyre, që për një arsye a një tjetër, gjenden në kryq, janë në varret e vuajtjes dhe të mjerimit për shkak të luftës, ndasive, inatit dhe zemërimit. Vetëm kështu do të kemi kremtuar me të vërtetë Pashkë. Po ju uroj të gjithëve, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë, me përshëndetjen e të krishterëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall!

Previous Post

VIDEO/ Berisha sot takim në Dibër, dibranët presin kreun e PD-së në Rrugën e Arbrit, kanë krijuar një varg të gjatë me makina anash rrugës

Next Post

E rëndë në Brazil/ Helmoi vezët e Pashkëve dhe ja dërgoi familjes së ish-partnerit! Humb jetën 7-vjeçari, dy persona në gjendje kritike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV merr përgjegjësinë dhe garanton rregullimin e tubacionit kryesor: Punimet do të nisin sot në pasdite.

Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV merr përgjegjësinë dhe garanton rregullimin e tubacionit kryesor: Punimet do të nisin sot në pasdite.

December 29, 2025
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Çështja “Balluku”: grupi parlamentar i PD-së kërkon përsëri thirrjen e Këshillit për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres.

December 29, 2025
“Kurti triumfon pas një periudhe bllokade politike”, BBC: Prioritetet e qeverisë së re përfshijnë normalizimin e marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin.

“Kurti triumfon pas një periudhe bllokade politike”, BBC: Prioritetet e qeverisë së re përfshijnë normalizimin e marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin.

December 29, 2025
Serie A dhe 'ligji i 31 dhjetorit': Sa ndikon përfundoimi i vitit në krye të renditjes për titullin kampion?

Serie A dhe ‘ligji i 31 dhjetorit’: Sa ndikon përfundoimi i vitit në krye të renditjes për titullin kampion?

December 29, 2025
Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV merr përgjegjësinë dhe garanton rregullimin e tubacionit kryesor: Punimet do të nisin sot në pasdite.
AKTUALITET

Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV merr përgjegjësinë dhe garanton rregullimin e tubacionit kryesor: Punimet do të nisin sot në pasdite.

by timoni.al
December 29, 2025
0

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (UKV) ka reaguar ndaj situatës së rëndë që po kalojnë banorët e Vlorës, të cilët për...

Read moreDetails
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Çështja “Balluku”: grupi parlamentar i PD-së kërkon përsëri thirrjen e Këshillit për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres.

December 29, 2025
“Kurti triumfon pas një periudhe bllokade politike”, BBC: Prioritetet e qeverisë së re përfshijnë normalizimin e marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin.

“Kurti triumfon pas një periudhe bllokade politike”, BBC: Prioritetet e qeverisë së re përfshijnë normalizimin e marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin.

December 29, 2025
Serie A dhe 'ligji i 31 dhjetorit': Sa ndikon përfundoimi i vitit në krye të renditjes për titullin kampion?

Serie A dhe ‘ligji i 31 dhjetorit’: Sa ndikon përfundoimi i vitit në krye të renditjes për titullin kampion?

December 29, 2025
Protesta për ujësjellësin në Vlorë, qytetarët grevizin me vezë ndërtesën e bashkisë dhe punonjësit, përpiqen të bllokojnë rrugën kryesore.

Protesta për ujësjellësin në Vlorë, qytetarët grevizin me vezë ndërtesën e bashkisë dhe punonjësit, përpiqen të bllokojnë rrugën kryesore.

December 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV merr përgjegjësinë dhe garanton rregullimin e tubacionit kryesor: Punimet do të nisin sot në pasdite.

Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV merr përgjegjësinë dhe garanton rregullimin e tubacionit kryesor: Punimet do të nisin sot në pasdite.

December 29, 2025
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Çështja “Balluku”: grupi parlamentar i PD-së kërkon përsëri thirrjen e Këshillit për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres.

December 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al