Friday, May 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dokumenti/ 130 milionë lekë dëm! Subashi furnizoi me naftë makinat e 120 punonjësve

Editor by Editor
August 15, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Dokumenti/ 130 milionë lekë dëm! Subashi furnizoi me naftë makinat e 120 punonjësve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport të gjatë duke evidentuar shumë shkelje nga kontrolli që ka bërë në bashkinë e Fierit. Raporti i publikuar në 31 korrik të këtij viti zbulon dëme të shumta ekonomike. Mes tyre për vjedhjen e naftës. Dëmi ekonomik shkon mbi 130 milionë lekë. Por si është shpërdoruar dhe vjedhur karburanti nga punonjësit e bashkisë së drejtuar nga Armando Subashi?

“5Pyetjet.al” publikon raportin ku theksohet se Bashkia Fier ka furnizuar me karburant makinat personale të punonjësve, të cilët nuk dalin në terren, por kanë për të kryer detyra vetëm në zyra. Në total sipas raportit janë 120 punonjës në periudhën 2017-2021 që kanë shpenzuar 81.450 litra karburant. KLSH thekson se dëmi për këtë abuzim kap vlerat 130 milionë lekë të vjetra.

Karburanti u merrej njësive administrative apo drejtorive në varësi të bashkisë dhe u jepej punonjësve për të lëvizur. Punonjësit e kanë justifikuar lëvizjen me punën, por sipas KLSH-së detyra e tyre ka qenë në zyrë dhe jo në terren. KLSH i lë detyrë bashkisë që personave në fjalë, pra 120 punonjësve t’u marrë pas lekët e karburantit.

Pjesë nga raporti i auditit të KLSH-së për bashkinë e Fierit
Nga auditimi i konsumit të karburantit, konstatohet se Bashkia Fier ka nënshkruar kontrata hua-përdorimi me disa nga punonjësit e saj, për përdorimin 287 e mjeteve të tyre personale në funksion të bashkisë. Për këtë qëllim Bashkia Fier ka mbuluar furnizimin me karburant të mjeteve private të punonjësve. Kontratat e hua-përdorimit janë të nënshkruara ndërmjet punonjësve të institucionit dhe nga znj. A. H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, z. M. G., me detyrë Shef i Sektorit të Transportit dhe Licencave pranë Drejtorisë së Punëve Publike dhe Transportit, K S., me detyrë Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Autorizim për lidhjen e këtyre kontratave ka pasur vetëm Znj. A. H. sipas shkresës së Kryetarit të Bashkisë Z. A. S. me nr. 470 prot., datë 21.01.2020. Në total për vitet 2017- 2021 janë 120 punonjës që kanë nënshkruar kontrata hua-përdorimi për vendosjen e automjeteve të tyre në dispozicion të institucionit dhe furnizimin e tyre me karburantin e bashkisë. Konkretisht për vitin 2017 janë nënshkruar 15 kontrata, për vitin 2018 janë nënshkruar 26 kontrata, për vitin 2019 janë nënshkruar 26 kontrata, për vitin 2020 janë nënshkruar 26 kontrata dhe për vitin 2021 janë nënshkruar 27 kontrata. Numri i kontratave të nënshkruara, përbën edhe numrin e punonjësve me të cilët janë lidhur këto kontrata.

Sasia e karburantit e tërhequr sipas kontratave të hua-përdorimit i përket kryesisht administratorëve të Njësive Administrative, Drejtorisë së Shërbimit Social, Drejtorisë së Pyjeve, Drejtorisë së Ruajtjes së Objekteve, Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Drejtorisë së Menaxhimit të Pronave, Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, fotografit të institucionit, Drejtorisë së Emergjencave Civile, Klubit Shumsportësh të Fierit, Drejtorisë së Turizmit, Drejtorisë së Regjistrimit të Pronave, Drejtorisë së Përgjithshme të Veterinarisë, Drejtorisë së Projekteve, Sekretar Këshilli, Qendrës Ekonomike e Arsimit, Drejtorisë së Përgjithshme e Urbanistikës.

Si dokumentacion justifikues nga punonjësit të cilët kanë përfituar karburant nga bashkia, paraqiten fletët e udhëtimit për lëvizjen e mjetit, por nuk ka program pune, apo autorizim të miratuar nga titullari i institucion, ku të përcaktohet dhe argumentohet qëllimin e lëvizjes së punonjësve.Kryesisht personat që kanë tërhequr këtë sasi karburanti ushtrojnë detyra funksionale në zyrë dhe jo në terren dhe nuk përfitojnë asnjë lloj trajtimi financiar. Veprimet e mësipërme të Bashkisë Fier, bien në kundërshtim me VKM nr. 977, datë 10.12.2010, “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”, i ndryshuar, në të cilën përcaktohet si kryhet trajtimi financiar për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të punonjësit.

Në total për vitet 2017-2021 për 120 punonjës janë tërhequr gjithsej 81,450 litra karburant dhe sipas fletë-daljeve nga magazina çmimi mesatar i karburantit është 60 lekë/litër, që do të thotë se e gjithë sasia prej 81,450 litra ka një vlerë prej 13,032,000 lekë, e cila përbën dëm ekonomikë për buxhetin e Bashkisë Fier. (Më hollësisht trajtuar në pikën 8.a, faqe 218-229 të Raportit Përfundimtar të Auditimit). 1.1.Rekomandim: Kryetari i Bashkisë Fier dhe Drejtoria Juridike, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, për arkëtimin e vlerës prej 13,032,000 lekë, nga 120 personat të cilët kanë përfituar në mënyrë të pa drejtë sasi karburanti të blerë nga shpenzimet e buxhetit të bashkisë.

Previous Post

“Foleja” e kombëtares do të jetë plot me “shqiponja”, shiten të gjitha biletat për ndeshjen kundër Polonisë

Next Post

Policët bastisin zyrat e një reviste në Kansas, organizatat për mbrojtjen e shtypit reagojnë ashpër

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para
AKTUALITET

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

by Editor
May 16, 2025
0

CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka vlerësuar si...

Read moreDetails
“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

May 16, 2025
Rama: Zgjedhjet janë shprehje e popullit shqiptar 100%, jo 99%! Nuk janë si në Danimarkë por jemi përmirësuar

Rama: Zgjedhjet janë shprehje e popullit shqiptar 100%, jo 99%! Nuk janë si në Danimarkë por jemi përmirësuar

May 16, 2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Mula: Falenderime për të gjithë qytetarët e Tiranës që zgjodhën të më besonin mandatin e deputetit në Parlament

Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Mula: Falenderime për të gjithë qytetarët e Tiranës që zgjodhën të më besonin mandatin e deputetit në Parlament

May 16, 2025
VIDEO/ “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

VIDEO/ “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

May 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

May 16, 2025
“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

May 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al