Thursday, January 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dokumentet/ Qeveria i bën “bllok” mikut të Veliajt, biznesmenit të “Kodrës së Diellit”, Gentian Sula, i refuzohen dy leje ndërtimi

Editor by Editor
May 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Dokumentet/ Qeveria i bën “bllok” mikut të Veliajt, biznesmenit të “Kodrës së Diellit”, Gentian Sula, i refuzohen dy leje ndërtimi
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Gentian Sula, i konsideruar si një nga miqtë e ngushtë të Erion Veliajt, po përballet me kosto të rënda pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës në 10 shkurt të këtij viti për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në 27 Shkurt 2025, vetëm pak ditë pas kryeministri Edi Rama mori “de facto” drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e shefit të qeverisë, i refuzoi dy kërkesa për leje ndërtimi shoqërisë “S&D Invest” shpk në pronësi të Sulës.

Me vendimin nr. 44, dt. 27 Shkurt 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit refuzoi kërkesën e shoqërisë “S&D Invest” shpk për objektin “Godinë banimi dhe shërbimesh 4, 6, 8 dhe 10 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë në Bashkinë e Tiranës”. Vendimi I zbardhur së fundmi nuk jep arsyet e refuzimit.

Në të njëjtën ditë, pra në 27 Shkurt të këtij viti, Edi Rama nënshkruan vendimin nr. 52 të Këshillit Kombëtar të Territorit për refuzimin e lejes së ndërtimit për objektin “Kompleks banimi dhe hoteleri me struktura 1, 2, 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

Kjo leje ishte kërkuar sërish nga shoqëria “S&D” shpk, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula.

Ligjërisht, KKT nuk është noter i kërkesave për leje ndërtimi dhe e ka hapësirën për t’i refuzuar ato nëse nuk janë në përputhje me kriteret ose planet vendore të qyteteve.

Megjithatë, refuzimi i njëkohëshëm i dy lejeve të kërkuara nga Gentian Sula, në dy qytete të ndryshme dhe vetëm dy javë pas arrestimit të mikut të tij, Veliaj, krijojnë dyshimet se nuk është thjesht rastësi.

Gentian Sula në dosjen e Veliaj

Biznesmeni Gentian Sula u vendos nën masë sigurie “detyrim për paraqitje” nga Gjykata e Posaçme në Shkurt të këtij viti, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.

SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një nga provat shkresore më të forta gjithsesi janë deklarimet e kompanisë së administrimit “S&D Invest” në pronësi të Gentian Sulës që nga vitet 2020 dhe 2021 ka deklaruar në Drejtorinë e Përgjithsme të Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerës i dy vilave.

Të dhënat përbëjnë një panoramë më të plotë të akuzës, që prokurorët kanë ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës për fshehje pasurie. Thelbi i akuzës, nuk janë lodrat e fëmijëve të gjetura në shtëpinë në plazh, por është fakti se vila në Qerret rezulton të jetë ende sot pronë e kompanisë Agi Kons, ndërkohë që prej vitesh përdorej nga Erjon Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa, në mënyrë që të mos deklarohet në ILDKP. / Nga Boldnews.al

Dokumentet/ Qeveria i bën “bllok” mikut të Veliajt,
Dokumentet/ Qeveria i bën “bllok” mikut të Veliajt,
Previous Post

Zelensky propozon takimin trepalësh me Trump dhe Putin

Next Post

Stadiumi i ri, një minierë ari për Barcelonën! Nga shitja e ndenjëseve VIP do të sigurohet ‘fair play’ financiar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Lufta duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore”, thotë zëdhënësi i Kremlinit: Ende pa përgjigje nga Zelenski në kërkesat tona për bisedime.

“Lufta duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore”, thotë zëdhënësi i Kremlinit: Ende pa përgjigje nga Zelenski në kërkesat tona për bisedime.

January 29, 2026
Shitja e NIS-it, Vuçiç thekson: Rafineria duhet të vazhdojë aktivitetet e saj, pavarësisht se kush e merr kompaninë.

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të implementohet edhe në Serbi, njofton Vuçiç: Aktivizimi i tij pritet të ndodhë në dhjetor 2026 ose mars 2027.

January 29, 2026
Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, autoritetet izraelite dhe saudite takohen në Uashington për të diskutuar mundësinë e një sulmi ndaj Teheranit.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, autoritetet izraelite dhe saudite takohen në Uashington për të diskutuar mundësinë e një sulmi ndaj Teheranit.

January 29, 2026
Doganat digjitale, në proces përgatitjeje të projektligjit, procedurat pa dokumente financohen nga bizneset.

AKTUALITET

“Lufta duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore”, thotë zëdhënësi i Kremlinit: Ende pa përgjigje nga Zelenski në kërkesat tona për bisedime.

by timoni.al
January 29, 2026
0

Deri tani, Volodymyr Zelensky nuk ka reaguar ndaj thirrjeve të përsëritura të Moskës për negociata që do të synonin një...

Read moreDetails
Shitja e NIS-it, Vuçiç thekson: Rafineria duhet të vazhdojë aktivitetet e saj, pavarësisht se kush e merr kompaninë.

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të implementohet edhe në Serbi, njofton Vuçiç: Aktivizimi i tij pritet të ndodhë në dhjetor 2026 ose mars 2027.

January 29, 2026
Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, autoritetet izraelite dhe saudite takohen në Uashington për të diskutuar mundësinë e një sulmi ndaj Teheranit.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, autoritetet izraelite dhe saudite takohen në Uashington për të diskutuar mundësinë e një sulmi ndaj Teheranit.

January 29, 2026
Doganat digjitale, në proces përgatitjeje të projektligjit, procedurat pa dokumente financohen nga bizneset.

Doganat digjitale, në proces përgatitjeje të projektligjit, procedurat pa dokumente financohen nga bizneset.

January 29, 2026
“Rama mbron vetveten”, Berisha: Po e anashkalon dhe po i tjetërson Gjykatës Kushtetuese në çështjen “Balluku”

“Rama mbron vetveten”, Berisha: Po e anashkalon dhe po i tjetërson Gjykatës Kushtetuese në çështjen “Balluku”

January 29, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Lufta duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore”, thotë zëdhënësi i Kremlinit: Ende pa përgjigje nga Zelenski në kërkesat tona për bisedime.

“Lufta duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore”, thotë zëdhënësi i Kremlinit: Ende pa përgjigje nga Zelenski në kërkesat tona për bisedime.

January 29, 2026
Shitja e NIS-it, Vuçiç thekson: Rafineria duhet të vazhdojë aktivitetet e saj, pavarësisht se kush e merr kompaninë.

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të implementohet edhe në Serbi, njofton Vuçiç: Aktivizimi i tij pritet të ndodhë në dhjetor 2026 ose mars 2027.

January 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al