Thursday, April 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Sport

Djokovic bën “kokëfortin” dhe nuk pranon të vaksinohet: Trupi im më i rëndësishëm se çdo trofe

Editor by Editor
February 15, 2022
in Sport, Vendi
0
Djokovic bën “kokëfortin” dhe nuk pranon të vaksinohet: Trupi im më i rëndësishëm se çdo trofe
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Novak Djokovic, para se të nisej për në Dubai për të debutuar këtë sezon në “Open 500”, ka thyer heshtjen për BBC pas deportimit nga Australia. Numri 1 i tenisit premtoi javën e kaluar se do të fliste brenda 10 ditëve dhe e ka bërë duke këmbëngulur se nuk do të vaksinohet për momentin “megjithëse kam një mendje të hapur, sepse duhet të gjejmë një zgjidhje për t’i dhënë fund Covid-it”.

Serbi e ka bërë të qartë se nuk planifikon të vaksinohet kundër Koronavirusit edhe nëse do t’i kushtonte karrierën.

“Unë nuk jam kundër vaksinimit, por trupi im është më i rëndësishëm se çdo titull. Është çmimi që jam i gatshëm ta paguaj. Unë mbroj lirinë për të futur gjithçka që dua në trupin tim.”

Ky pozicionim i prerë i Djokovicit e largon përfundimisht atë nga dy Masters 1000, në Indian Wells dhe Miami, turne që do të zhvillohen duke nisur nga 10 marsi në Shtetet e Bashkuara, vend që e ka kusht vaksinimin.

Nole do të nisë përgatitjet për turneun evropian të fushës me dhe në mars. Tani për tani, ai mund të marrë pjesë në Monte Carlo (10 deri në 17), sepse janë më pak se katër muaj infektimi me Koronavirusi në dhjetor.

Megjithatë, në kushtet e sotme nuk mund të marrë pjesë në Roland Garros, “Grand Slam”-i i dytë i sezonit, që nis më 22 maj, në Paris, dhe ku duhet të mbrojë kurorën e kampionit.

“Shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe disa vite të tjera, po përpiqem të jem në harmoni me trupin tim”.

Rafael Nadal kryeson renditjen e titujve “Grand Slam” me 21 të tillë, pas fitores së fundit të “Australian Open”.

Djokovic iu referua në intervistë edhe mënyrës sesi u largua nga Melburni, pasi u ndalua dy herë nga autoritetet lokale:

“Jam shumë i zhgënjyer nga mënyra se si shkuan gjërat atje. Nuk ishte aspak e lehtë të përballesha me atë situatë.”

Previous Post

Aksident i rëndë, humb jetën 16-vjeçari, shoferi në gjendje kritike

Next Post

The Economist: Rusia zgjat një degë ulliri, por po tund edhe shpatën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe 'harakiri' i lojtarëve të saj

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe ‘harakiri’ i lojtarëve të saj

April 22, 2026
Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë; autori arrestohet, ngjarja pas një sherri banal

Premier League: Haaland mjafton për City ndaj Burnley, merr kreun Arsenalit; skuadra e Brojës bie matematikisht në Championship

Lajmi Fundit

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe ‘harakiri’ i lojtarëve të saj

by timoni.al
April 22, 2026
0

Një mbrëmje e gjatë në “Gewiss Stadium” prodhoi finalistin e dytë të Kupës së Italisë, pasi Lazio mposhti Atalantën pas...

Read moreDetails
Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

April 22, 2026
Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë; autori arrestohet, ngjarja pas një sherri banal

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë; autori arrestohet, ngjarja pas një sherri banal

April 22, 2026
Premier League: Haaland mjafton për City ndaj Burnley, merr kreun Arsenalit; skuadra e Brojës bie matematikisht në Championship

Premier League: Haaland mjafton për City ndaj Burnley, merr kreun Arsenalit; skuadra e Brojës bie matematikisht në Championship

April 22, 2026
Takimi Rama–Mitsotakis në Athinë, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare shpjegon pse ligji i luftës me Greqinë mbetet në fuqi

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe 'harakiri' i lojtarëve të saj

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe ‘harakiri’ i lojtarëve të saj

April 22, 2026
Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al