Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Høiby, është arrestuar për akuza të reja vetëm pak ditë para fillimit të gjyqit të tij për përdhunim. Policia e Oslos njoftoi se Høiby është ndaluar të dielën në mbrëmje për sulm, kërcënime me thikë dhe shkelje të një urdhri kufizues.
Arrestimi erdhi dy ditë para se Høiby të përballej me një gjyq në Oslo, ku është akuzuar për gjithsej 38 vepra penale. Këto akuza përfshijnë katër për përdhunim, dhunë në familje ndaj ish-partnereve dhe filmim të paligjshëm të disa grave pa dijeninë e tyre. Ai ka mohuar akuzat më të rënda, duke përfshirë ato për abuzim seksual.
Policia ka propozuar një masë paraburgimi prej katër javësh për Høiby, me argumentin se kjo do të ndihmonte në parandalimin e përsëritjes së veprave penale. Andreas Kruszewski, avokati i policisë në distriktin e Oslos, konfirmoi arrestimin e Høiby-t, duke theksuar akuzat mbi të.
Kjo situatë e rënduar vjen në një moment delikat për Høiby, i cili ka të gjithë vëmëndjen e mediave për shkak të lidhjeve të tij familjare dhe akuzave të rënda që e presin përpara. Arsyetimi për arrestimin të tij shpreh shqetësim për sigurinë e potencialeve viktima dhe për kufizimet që ai duhet të respektojë.















