Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ditën të lirë, natën në qeli”, si do të funksionojë “BURGU i HAPUR” në Ali Dem!

Editor by Editor
October 4, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Ditën të lirë, natën në qeli”, si do të funksionojë “BURGU i HAPUR” në Ali Dem!
0
SHARES
52
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kohët e fundit është bërë funksional “Burgu i natës” si shlyerje e dënimit në mënyrë alternative.

Përmes një shkrese ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi të gjitha gjykatat në vend, prokurorin e përgjithshëm dhe kryeprokurorin e SPAK, se është bërë funksional burgu i hapur në Tiranë.

Shkresa mban datën 30 gusht dhe iu shpërnda 23 institucioneve të drejtësisë, përfshi të gjitha gjykatat e të dyja shkallëve, KLGJ dhe KLP si edhe shefes së ekzekutimeve të vendimeve penale për t’u treguar adresën e burgut të hapur.

Burgu i hapur gjendet në ish-burgun e grave në zonën e “Ali Demit”.

Kategoria e të burgosurve që mund të fitojë burgosjen gjatë natës dhe ditën të jetë i lirë janë shtetasit që u ka mbetur më pak se 6 muaj dënim për vepra të lehta dhe me kushtin që komisioni penitenciar ta vlerësojë të parrezikshëm, si edhe kushdo që gjatë gjykimit është dënuar me gjysmë liri.

Kjo s’do të thotë se burgu nuk ka gardianë.

Përkundrazi rojet e burgut qëndrojnë në detyrë me turne si kolegët e tyre në çdo burg. I dënuari hyn në orën 17:00, qëndron gjatë natës dhe del herët në mëngjes.

Në pesë vjet, në të gjithë vendin gjysmë liria është aplikuar vetëm për 97 persona, një shifër kjo e argumentuar e përfillshim për shkak të mungesës të një burgu të hapur.

Para dy ditësh Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose njoftoi në rrjetet sociale se: “Jemi gati për të populluar burgun e hapur “Ali Demi”, strukturën më të re në Shqipëri. Ky projekt i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbështetje të British Embassy Tirana në rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pritet të përgatisë personat në konflikt me ligjin të përshtaten sa më natyrshëm në jetën qytetare. Faleminderit z. Duncan Nutt, Ekspert i Përmirësimit të Operimit të Burgjeve, dhe z. Adam Connolley, Drejtor i Burgut të Hapur HMP Haverigg në Mbretërinë e Bashkuar, për kontributin e tyre në trajnimin e stafit tonë”.

Kurse dje Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me mbështetjen e Ambasadës Britanike, njoftuan se po finalizon përgatitjet për popullimin e burgut të hapur “Ali Demi”.

Ky investim i qeverisë shqiptare synon përmirësimin e sistemit penitenciar përmes rehabilitimit dhe riintegrimit më të shpejtë të të burgosurve që po përgatiten për t’u rikthyer në jetën qytetare.

Me ndihmën e ambasadës britanike, është siguruar mbështetje për përmirësimin e infrastrukturës dhe trajnimin e burimeve njerëzore për menaxhimin e këtij institucioni të ri i kësaj natyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, mori pjesë në ditën e parë të trajnimit, ku të pranishëm ishin edhe z. Duncan Nutt, ekspert i burgjeve dhe përfaqësues i shtetit britanik, dhe Adam Connolley, Drejtor i Burgut të Hapur HMP Haverigg në Angli.

Z. Qose falënderoi ambasadën britanike për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e infrastrukturës së burgjeve shqiptare dhe në përgatitjen e stafit përmes trajnimeve dhe vizitave studimore në burgjet britanike.

“Sot jemi dëshmitarë të një momenti të veçantë për sistemin tonë penitenciar, me trajnimin për menaxhimin e burgut të hapur,” tha ai.

“Hapja e këtij burgu është fryt i bashkëpunimit tonë me Britaninë dhe na lejon të adoptojmë standardet e tyre të avancuara. Falënderoj ekipin britanik për mbështetjen e tyre dhe për kontributin që po japin në trajnimin e skuadrës sonë.”.

Adam Connolley falënderoi palën shqiptare për ftesën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh.

“Ne, gjithashtu, mësojmë nga përvojat tuaja. Sistemi i burgjeve të hapura ofron mundësi të mëdha për rehabilitimin dhe përgatitjen e të burgosurve për lirinë e plotë, dhe ne jemi të lumtur të ndajmë përvojat tona në këtë fushë.”.

Duncan Nutt, në fjalën e tij, theksoi se mbështetja britanike do të vazhdojë për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare në hapjen dhe menaxhimin sa më të suksesshëm të këtij burgu, duke nënvizuar se burgjet e hapura janë një element kyç në riintegrimin e të burgosurve.

Previous Post

Po e priste me motosharrë, pema e zë poshtë, humb jetën 53-vjeçari në Elbasan

Next Post

FOTO/ Belind Këlliçi takon Donald Trump-in, zbulohet përmbajtja e bisedës

Next Post
FOTO/ Belind Këlliçi takon Donald Trump-in, zbulohet përmbajtja e bisedës

FOTO/ Belind Këlliçi takon Donald Trump-in, zbulohet përmbajtja e bisedës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

AKTUALITET

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

by timoni.al
December 14, 2025
0

Dhe në prag të ndeshjes me Sassuolon, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, diskutoi për disa çështje të rëndësishme rreth...

Read moreDetails
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

December 14, 2025
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al