Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Prishtinës për të takuar Përparim Ramën, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova e shumë personalitete të tjera në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.
Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.
Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.














