Saturday, March 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dinamika e atentatit mafioz në Dobraç, ish-prokurori: Ndryshe nga sa veprohet në Veri, autorët këtë herë…

Editor by Editor
November 7, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dinamika e atentatit mafioz në Dobraç, ish-prokurori: Ndryshe nga sa veprohet në Veri, autorët këtë herë…
0
SHARES
271
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një makinë tip Benz me xhama të zinj e drejtuar nga Hamza Lici, me pasagjer Arlind Bushatin udhëtonte drejt rrugës nacionale Shkodër-Koplik në lagjen Dobraç. Nga pas, i ndiqte një fuoristradë ku mendohet se udhëtonin 3 persona. Sapo u ndodhën paralelisht, nga fuoristrada drejt Mercedezit të drejtuar nga 23-vjeçari Lici nisi një breshëri kallashnikovi.

Të shtënat vijonin pa u ndalur përgjatë 300 metrave në ecje e sipër derisa shoferi humbi vetëdijen dhe mjeti u përplas në gjendje të lirë te muri rrethues i një objekti. Hamza Lici, djali i vogël i familjes së fuqishme Lici ndërroi jetë në vend. Pak orë më vonë, humbi jetën në spital edhe miku i tij, 32-vjeçari Arlind Bushati.

Atentati ishte i pamëshirshëm, me objektiv të qartë, eliminimin fizik të personave që ishin në makinën Benz. Shoferi i Land Roverit dhe dy qitësit nuk morën parasysh as qytetarët e rastësishëm në vendngjarje. Të gjendur në vendin dhe kohën e gabuar, çifti Bashkim dhe Flutura Basha po udhëtonin në atë moment me motorin e tyre. Humbja e kontrollit nga makina Benz ka përplasur motorin e çiftit.

Flutura ka humbur jetën në vend, ndërsa Bashkimi është plagosur në kokë. Fatkeqësisht, ky i fundit humbi jetën pak ditë më vonë në spital. Ata ishin viktima pa asnjë lidhje me konfliktin mes autorëve dhe shenjestrave të tyre.

“Autorët ndryshe nga sa veprohet në Veri, që objektivi është i mirëpërcaktuar për mos pasur probleme me gjakmarrje, në rastin konkret nuk janë kujdesur fare të krijojnë objektiv të qartë por edhe pasoja te persona të rastësishëm kanë krijuar”, u shpreh ish-prokurori Eugen Beci.

“Autorët synojnë të arrijnë atë çfarë kërkojnë të arrijnë pa bërë përshtypje kostot me të cilat arrijnë rezultatin”, u shpreh profesori i drejtësisë, Kreshnik Myftari

Koha për atentatin ishte zgjedhur perfekte. Policia ishte e përqendruar në Dukagjin me aksione anti-drogë dhe Shkodra nuk kishte shumë kontroll. Realizimi i planit kriminal pa u kujdesur të shmangen dëmet anësore, ka orientuar hetuesit drejt dyshimeve për vrasës me pagesë. Në Shkodër, qarkullon emri i të paktën dy personazheve të përzier me disa grupe kriminale në të shkuarën, por policia ende nuk ka një emër konkret.

Pas sulmit që zgjati rreth 70 sekonda me breshëri kallashnikovi, atentatorët janë larguar drejt fshatit Golem të Shkodrës, ku i vunë zjarrin mjetit. Një zonë e banuar, vetëm 15 min larg vendit të ngjarjes. Policia njoftoi për gjetjen e makinës së atentatorëve dhe kqyrjen e Benzit të drejtuar nga Hamza Lici pas 5 orësh e 19 minutash nga sulmi i kryer.

“Nga kontrolli i ushtruar në makinën ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën 3 armë zjarri, Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet ‘Ranger Rover’ dhe dy armë zjarri automatike”.

“Fakti që në vendngjarje të hapur e cila është 150 metër gjenden shumë gëzhoja, në mjetin e viktimave 3 armë, në mjetin e djegur të autorëve gjenden 2 armë, krijohet përshtypja që ekspertiza baltistike përcaktojnë sa armë ka pasur, shkëmbim zjarri apo kanë shtënë vetëm autorët ndaj viktimave”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci

Ekipi i Inside Story ishte një ditë pas ngjarjes në vendin ku ishte djegur makina e përdorur për atentatin ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Mbetjet e makinës ishin ende prezente në terren. Makina ishte djegur ngjitur me murin e një banese. Banorët, dukshëm shfaqeshin të frikësuar.

“Isha brenda nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur. Kam dëgjuar vetëm zhurmën, por isha brenda dhe nuk di asgjë”, u shpreh banorja

“Nuk e di, dëgjova makinën që shpërtheu. U trembëm të gjithë. Ngjarje te tilla na trembin, nuk ka siguri, por nuk di asgjë”, u shpreh banori

Atentati i Shkodrës është i veshur me shumë mister. Policia në komunikimin zyrtar ka njoftuar se në makinën e drejtuar nga Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushatin, janë gjetur 3 pistoleta. Ndërkohë zyrtarisht thuhet se të pranishëm ishin vetëm dy persona, pra, viktimat…

‘Përflitet që ka pasur shkëmbim zjarri, sidomos përmes dy armëve të gjetura të bllokuara se nuk e kanë realizuar qitjen e plotë, por krimi në Shkodër nuk luftohet më nga organet e rendit por nga organet sekrete, shërbimet inteligjente”, u shpreh Kreshnik Myftari, profesori i drejtësisë.

Previous Post

EMRI/ Arrestohet “prokurori i SPAK” në Berat

Next Post

Artan Dulaku për burg/ Kastrati dhe Dulaku sfidojnë SPAK-un, nis puna te Baza e Limionit pavarësisht sekuestros

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Miqësorja e futbollit: Spanja triumfon ndaj Serbisë, Gjermania siguron fitore emocionuese përballë Zvicrës, ndërsa Holanda përcjell një goditje ndaj Norvegjisë.

Miqësorja e futbollit: Spanja triumfon ndaj Serbisë, Gjermania siguron fitore emocionuese përballë Zvicrës, ndërsa Holanda përcjell një goditje ndaj Norvegjisë.

March 27, 2026
"Mungesa e tij është e pranishme çdo ditë" / Vajza e Dr. Florit emocionohet në 'Goca & Gra' teksa rememron të atin, gjithashtu diskuton për lojën e Mirit në BBVIP: Ai është i vetmi që…

“Mungesa e tij është e pranishme çdo ditë” / Vajza e Dr. Florit emocionohet në ‘Goca & Gra’ teksa rememron të atin, gjithashtu diskuton për lojën e Mirit në BBVIP: Ai është i vetmi që…

March 27, 2026
Falenderon bashkëshortin pas një dedikimi romantik gjatë transmetimit në 'Goca dhe Gra' – Sara Mila flet për jetën familjare

Falenderon bashkëshortin pas një dedikimi romantik gjatë transmetimit në ‘Goca dhe Gra’ – Sara Mila flet për jetën familjare

March 27, 2026
VanHorn zhvillon takim me ministrat e rinj, e Ngarkuara me Punë nga SHBA zbulon mesazhet e Trump për Shqipërinë.

Lajmi Fundit

Miqësorja e futbollit: Spanja triumfon ndaj Serbisë, Gjermania siguron fitore emocionuese përballë Zvicrës, ndërsa Holanda përcjell një goditje ndaj Norvegjisë.

by timoni.al
March 27, 2026
0

Mbrëmja e së enjtes kishte si fokus ndeshjet e playoffit të Botërorit, ndërsa disa skuadra të kualifikuara zhvilluan ndeshje miqësore...

Read moreDetails
"Mungesa e tij është e pranishme çdo ditë" / Vajza e Dr. Florit emocionohet në 'Goca & Gra' teksa rememron të atin, gjithashtu diskuton për lojën e Mirit në BBVIP: Ai është i vetmi që…

“Mungesa e tij është e pranishme çdo ditë” / Vajza e Dr. Florit emocionohet në ‘Goca & Gra’ teksa rememron të atin, gjithashtu diskuton për lojën e Mirit në BBVIP: Ai është i vetmi që…

March 27, 2026
Falenderon bashkëshortin pas një dedikimi romantik gjatë transmetimit në 'Goca dhe Gra' – Sara Mila flet për jetën familjare

Falenderon bashkëshortin pas një dedikimi romantik gjatë transmetimit në ‘Goca dhe Gra’ – Sara Mila flet për jetën familjare

March 27, 2026
VanHorn zhvillon takim me ministrat e rinj, e Ngarkuara me Punë nga SHBA zbulon mesazhet e Trump për Shqipërinë.

VanHorn zhvillon takim me ministrat e rinj, e Ngarkuara me Punë nga SHBA zbulon mesazhet e Trump për Shqipërinë.

March 27, 2026
Inter Miami nderon Lionel Messin me një tribunë të emëruar në nder të yllit argjentinas.

Inter Miami nderon Lionel Messin me një tribunë të emëruar në nder të yllit argjentinas.

March 27, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miqësorja e futbollit: Spanja triumfon ndaj Serbisë, Gjermania siguron fitore emocionuese përballë Zvicrës, ndërsa Holanda përcjell një goditje ndaj Norvegjisë.

Miqësorja e futbollit: Spanja triumfon ndaj Serbisë, Gjermania siguron fitore emocionuese përballë Zvicrës, ndërsa Holanda përcjell një goditje ndaj Norvegjisë.

March 27, 2026
"Mungesa e tij është e pranishme çdo ditë" / Vajza e Dr. Florit emocionohet në 'Goca & Gra' teksa rememron të atin, gjithashtu diskuton për lojën e Mirit në BBVIP: Ai është i vetmi që…

“Mungesa e tij është e pranishme çdo ditë” / Vajza e Dr. Florit emocionohet në ‘Goca & Gra’ teksa rememron të atin, gjithashtu diskuton për lojën e Mirit në BBVIP: Ai është i vetmi që…

March 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al