Në qarkun e Dibrës, moti natën e kaluar është shoqëruar me reshje dëbore, ku në Preshkopi trashtësia e dëborës shkon nga 13 deri në 40 cm. Aktualisht, reshjet janë të pakta.
Situata në disa bashki paraqitet me problematika të ndryshme. Në Bashkinë Klos, disa rrugë në njësitë Xibër dhe Gurrë janë të mbuluara me dëborë, duke kërkuar përdorimin e zinxhirëve për lëvizje. Njësia Trebisht në Bashkinë Bulqizë po ashtu përballet me cila si dhe me bllokimin e qendrave administrative. Trashësia e dëborës aty arrin deri në 25 cm, dhe rruga Ura e Çetenecit – Ostren është e bllokuar.
Mungesa e energjisë elektrike është raportuar në Trebisht dhe në Martanesh, ku rrugët e disa fshatrave po ashtu janë të bllokuara. Në Bashkinë Dibër, reshjet e dëborës kanë çuar në bllokimin e qendrave administrative dhe akseve kryesore, përfshirë njësitë Selisht dhe Lurë. Edhe këtu ka mungesë energjie elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Reç, Zall Dardhë dhe Lurë.
Bashkia Mat po përballet me probleme në rrugët rurale, të cilat janë dëmtuar dhe rrezikojnë të izolojnë njësinë. Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme, megjithatë në disa segmentet si Peshkopi-Vasie dhe Ura e Çerenecit – Steblevë, lëvizja kërkon përdorimin e zinxhirëve. Rruga e Arbrit gjithashtu kërkon goma dimërore.
Megjithatë, furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në këtë qark është raportuar si normal. Operatorët kontraktor janë angazhuar në mbajtjen e rrugëve të kalueshme përmes mjeteve dhe lëshimit të kripës. Përmirësimi i situatës ende mbetet një prioritet për autoritetet lokale.















