Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen Maqedoni-Rumani

Editor by Editor
August 3, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen Maqedoni-Rumani
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKUP– Përsëriten sërish skenarët e gjuhës urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare. Sipas agjensisë INA, e cila ka publikuar edhe pamjet nga ndeshja e basketbollit, në thirrjet e tifozëve dëgjohet: Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër.

Koret vazhduan pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë. Por ky ishte vetëm fillimi. Gjatë gjithë ndeshjes pati kore të tjera raciste ndaj shqiptarëve, ku u përmendën edhe parrulla të tjera si: Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur; si dhe Dhoma gazi për shqiptarët.

Edhe pse ishin të pranishëm në sallë, pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkim falje nga organizatorët apo përfaqësuesit institucionalë për incidentin. I pari që ngriti zërin kundër ishte zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

“Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, shkroi Mexhiti në reagimin e tij publik.

Nga ana tjetër, edhe Aleanca për Shqiptarët shprehu indinjatën e thellë dhe dënoi ashpër skandalin me përmbajtje të theksuar nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes. Por sërish, edhe reagimi i tyre nuk ka nxitur asnjë kërkesë falje dhe asnjë pendesë.

“Në një atmosferë që duhej të ishte sportive dhe bashkuese, tribunat e palestrës u shndërruan në një skenë të thirrjeve raciste dhe fyerjeve të rënda ndaj shqiptarëve. Parulla si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët” përfaqësojnë jo vetëm gjuhë fashiste të papranueshme, por edhe një alarm serioz për nivelin e rrezikshëm të urrejtjes që po tolerohet publikisht në vendin tonë. Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më shqetësuese është fakti se në momentin e këtyre thirrjeve të turpshme ishin të pranishëm vetë Kryeministri Hristijan Mickoski, Ministri i Punëve të Jashtme Panço Toshkovski, Zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq, si dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, të cilët nuk reaguan asnjë çast për të ndalur gjuhën e urrejtjes që jehonte përreth tyre.

Mosreagimi i institucioneve është skandaloz dhe për Aleancën për Shqiptarët kjo përbën bashkëpërgjegjësi morale dhe politike. Në një shtet funksional dhe demokratik, çdo akt i tillë do të shoqërohej me ndëshkim të menjëhershëm dhe distancim institucional. Fatkeqësisht, në Maqedoninë e Veriut të vitit 2025, kjo gjuhë urrejtjeje tolerohet, injorohet, madje edhe normalizohet nga vetë udhëheqësit shtetërorë.

Heshtja e grupimit VLEN përballë kësaj situate skandaloze – ku shqiptarët fyhen publikisht në zemër të Kumanovës, në prani të krerëve më të lartë shtetërorë – nuk është thjesht mungesë reagimi. Është pranim i heshtur dhe pozicionim politik përballë një akti të rëndë diskriminimi. Në këtë mënyrë, VLEN jo vetëm që shmang përgjegjësinë për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve, por vendoset hapur përballë tyre, duke u bërë palë në një bashkëfajësi të turpshme me pushtetin që toleron ose nxit gjuhën e urrejtjes. Aleanca për Shqiptarët kërkon reaksion të qartë dhe të prerë nga Qeveria, Federata e Basketbollit dhe organizatorët e ndeshjes, kërkim falje publike ndaj qytetarëve shqiptarë për këtë incident turpërues, hetim të pavarur dhe ndëshkim penal për organizatorët dhe nxitësit e urrejtjes në tribunat sportive, por edhe ndërhyrje nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, BE-në dhe organizatat për të drejtat e njeriut, për të monitoruar përhapjen e gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut. Sporti nuk duhet dhe nuk guxon të përdoret si platformë për urrejtje etnike. Heshtja përballë kësaj urejtjeje nuk është neutralitet – është pajtim me racizmin. Çdo vonesë në reagim është dëshmi se ky shtet nuk është i të gjithëve,”- reagon ASH.

Previous Post

“Grupi i Tur Burrelsit”/ Dailymail “me sytë” nga arrestimi i vëllezërve Hoxhosmani: Dhëndri i ish-ministres ka biznese edhe në Angli!

Next Post

Kodi i Ri Penal: Qytetarët që Shesin Votën Dënohen më Rëndë se Politikanët që e Blejnë

Next Post
Kodi i Ri Penal: Qytetarët që Shesin Votën Dënohen më Rëndë se Politikanët që e Blejnë

Kodi i Ri Penal: Qytetarët që Shesin Votën Dënohen më Rëndë se Politikanët që e Blejnë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje" / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

“Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje” / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

December 10, 2025
E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

December 10, 2025
Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

December 10, 2025
Fisi Rraja nën hetim nga SPAK, gazetarja Bezat paraqet detaje të rëndësishme mbi operacionin që rezultoi në sekuestrimin e 415 mijë eurove.

KRYESORE

“Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje” / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

by timoni.al
December 10, 2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar së fundmi lëvizjen e kësaj partie për tërheqjen e firmave në mbështetje...

Read moreDetails
E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

December 10, 2025
Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

December 10, 2025
Fisi Rraja nën hetim nga SPAK, gazetarja Bezat paraqet detaje të rëndësishme mbi operacionin që rezultoi në sekuestrimin e 415 mijë eurove.

Fisi Rraja nën hetim nga SPAK, gazetarja Bezat paraqet detaje të rëndësishme mbi operacionin që rezultoi në sekuestrimin e 415 mijë eurove.

December 10, 2025
Video: Ngjarje komike gjatë ndeshjes së Champions League, himni i Europa League luhet në stadium

Video: Ngjarje komike gjatë ndeshjes së Champions League, himni i Europa League luhet në stadium

December 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje" / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

“Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje” / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

December 10, 2025
E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

December 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al