Friday, April 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dështon përsëri seanca konstituive në Kosovë, shtyhet për ditën e hënë

Editor by Editor
June 7, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Dështon përsëri seanca konstituive në Kosovë, shtyhet për ditën e hënë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar dështimin e 28 me radhë. Sikur edhe në seancat e kaluara parlamentare, nisur prej 15 prillit, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 9 qershor.

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në nisje të seancës se është për keqardhje që qytetarëve dhe nevojave të tyre nuk po u kushtohet vëmendja e duhur, dhe ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këtyre lëvizjeve, vetëm synon të zvarritë procesin deri në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor. Armend Zemaj prej Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se “është e tepërt çka po ndodh në institucionin e Kuvendit” dhe që Lëvizja Vetëvendosje ose duhet të hapë rrugë, ose duhet të ofrojë mundësi “për t’i dhënë fund ngërçit”.

Kjo është hera e 20-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse. Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës.

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka prezantuar e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani të mërkurën me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale. Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë të enjten se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras.

Sipas tij, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar të enjten se “mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje”,edhe pse do të ishte “shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet)”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./ REL

kosova

Previous Post

Masakër në Belgjikë: Nënë dhe vajza 6-vjeçare nga Ukraina vriten me thikë dhe digjen në banesë, babai në frontin ushtarak

Next Post

Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

Next Post
Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Do t’i shërbej shtetit, tha Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Kam lënë pas garën politike, jo jetën politike.

Do t’i shërbej shtetit, tha Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Kam lënë pas garën politike, jo jetën politike.

April 10, 2026
Vrasja në Fushë-Krujë: Artur Çangu u qëllua me çifte nga fqinji sot, sipas Top Channel.

Vrasja në Fushë-Krujë: Artur Çangu u qëllua me çifte nga fqinji sot, sipas Top Channel.

April 10, 2026
Rama përgjigjet me batutë pensionistes në Berat: “Mos e ul kokën për asgjë”, do të marr për të trajnuar deputetët e PS

Rama përgjigjet me batutë pensionistes në Berat: “Mos e ul kokën për asgjë”, do të marr për të trajnuar deputetët e PS

April 10, 2026
Polemika të ashpra në rrjetet sociale për ndryshimet e FIFA në grafikat e stadiumeve dhe rritjen e çmimeve të biletave të Botërorit

LAJME

Do t’i shërbej shtetit, tha Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Kam lënë pas garën politike, jo jetën politike.

by timoni.al
April 10, 2026
0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga qendra e paraburgimit në Hagë për jetën politike pas një aktvendimi lirues...

Read moreDetails
Vrasja në Fushë-Krujë: Artur Çangu u qëllua me çifte nga fqinji sot, sipas Top Channel.

Vrasja në Fushë-Krujë: Artur Çangu u qëllua me çifte nga fqinji sot, sipas Top Channel.

April 10, 2026
Rama përgjigjet me batutë pensionistes në Berat: “Mos e ul kokën për asgjë”, do të marr për të trajnuar deputetët e PS

Rama përgjigjet me batutë pensionistes në Berat: “Mos e ul kokën për asgjë”, do të marr për të trajnuar deputetët e PS

April 10, 2026
Polemika të ashpra në rrjetet sociale për ndryshimet e FIFA në grafikat e stadiumeve dhe rritjen e çmimeve të biletave të Botërorit

Polemika të ashpra në rrjetet sociale për ndryshimet e FIFA në grafikat e stadiumeve dhe rritjen e çmimeve të biletave të Botërorit

April 10, 2026
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

Vrasja me armë zjarri në Nikël, policia reagon: Autori është në arrati

April 10, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Do t’i shërbej shtetit, tha Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Kam lënë pas garën politike, jo jetën politike.

Do t’i shërbej shtetit, tha Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Kam lënë pas garën politike, jo jetën politike.

April 10, 2026
Vrasja në Fushë-Krujë: Artur Çangu u qëllua me çifte nga fqinji sot, sipas Top Channel.

Vrasja në Fushë-Krujë: Artur Çangu u qëllua me çifte nga fqinji sot, sipas Top Channel.

April 10, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al