Tuesday, June 3, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dështimi i së martës!” Vijon sot seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve, obligim kushtetues

Editor by Editor
April 17, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Dështimi i së martës!” Vijon sot seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve, obligim kushtetues
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Vazhdimi i seancës për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet sot në orën 12:00, thuhet në kalendarin e Kuvendit të Kosovës. Seanca, e ndërprerë të martën, duhej të vazhdonte brenda 48 orëve nga ndërprerja, dhe vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që ajo të vazhdonte në përputhje me ligjet.

Të mërkurën më herët, Osmani tha në përgjigjen e saj për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se“…Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve është obligim kushtetues i çdo institucioni dhe çdo personi të mveshur me autoritet publik”.

“Në rastin konkret, ky është obligim i juaji si kryesues i seancës konstituive si dhe i të gjithë deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e Nëntë të Kuvendit. Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë orëve nga ndërprerja e saj“, thuhej në letër.

Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mengjës me një kërkesë për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën. Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.

Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje të pamatura, që do të rrezikonin një vakum institucional.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars. Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe që abstenoi se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.

Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.

Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA. Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës./REL

Previous Post

New York Times: Presidenti Trump pengoi Izraelin të bombardonte objektet bërthamore iraniane në maj!

Next Post

SPAK bën gati arrestimin, kush është emri i rëndësishëm? Gazetarja tregon ish-ministrin që po hetohet

Next Post
EMRAT/ SPAK “tërmet” në tre qytete! Operacioni “Plumbi i Artë ”, në pranga të “fortë”, zyrtarë policie dhe drejtësie

SPAK bën gati arrestimin, kush është emri i rëndësishëm? Gazetarja tregon ish-ministrin që po hetohet

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, zbardhen detaje për çiftin që fshihet pas sulmit

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, zbardhen detaje për çiftin që fshihet pas sulmit

June 3, 2025
Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë/ Ja momenti i arrestimit të nëntë trafikantëve

Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë/ Ja momenti i arrestimit të nëntë trafikantëve

June 3, 2025
“Ka pasur kërcënime!” Kryemadhi fushatë për PL-në? Blushi: Shaka e madhe, ftonte qytetarët të votonin Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

“Ka pasur kërcënime!” Kryemadhi fushatë për PL-në? Blushi: Shaka e madhe, ftonte qytetarët të votonin Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

June 3, 2025
Deputeti i PS në Durrës, menaxher i bizneseve kriminale në Vlorë

Deputeti i PS në Durrës, menaxher i bizneseve kriminale në Vlorë

June 3, 2025
Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, zbardhen detaje për çiftin që fshihet pas sulmit
AKTUALITET

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, zbardhen detaje për çiftin që fshihet pas sulmit

by Editor
June 3, 2025
0

Një sulm i sofistikuar ukrainas tronditi strukturat ushtarake të Rusisë, duke shkatërruar një të tretën e bombarduesve të saj strategjikë...

Read moreDetails
Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë/ Ja momenti i arrestimit të nëntë trafikantëve

Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë/ Ja momenti i arrestimit të nëntë trafikantëve

June 3, 2025
“Ka pasur kërcënime!” Kryemadhi fushatë për PL-në? Blushi: Shaka e madhe, ftonte qytetarët të votonin Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

“Ka pasur kërcënime!” Kryemadhi fushatë për PL-në? Blushi: Shaka e madhe, ftonte qytetarët të votonin Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

June 3, 2025
Deputeti i PS në Durrës, menaxher i bizneseve kriminale në Vlorë

Deputeti i PS në Durrës, menaxher i bizneseve kriminale në Vlorë

June 3, 2025
Nga Shqipëria ‘bosët’ e drogës drejtonin bandat në disa shtete, Kraja pas operacionit: Problematikë e madhe

Nga Shqipëria ‘bosët’ e drogës drejtonin bandat në disa shtete, Kraja pas operacionit: Problematikë e madhe

June 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, zbardhen detaje për çiftin që fshihet pas sulmit

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, zbardhen detaje për çiftin që fshihet pas sulmit

June 3, 2025
Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë/ Ja momenti i arrestimit të nëntë trafikantëve

Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë/ Ja momenti i arrestimit të nëntë trafikantëve

June 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al