KOSOVË- Publicisti dhe gazetari, Veton Surroi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me tendativat e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur nënkryetarin e ri nga komuniteti serb. Surroi në reagim thekson se me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi.
Më tej ai theksoi se deputetët e kanë detyrim të zgjedhin njërin prej kandidatëve që paraqitet për votim. Sipas tij në rast se do të ketë një tjetër dështim për të zgjedhur nënkryetarin kjo to të tregojë shpërfilljen e qytetarëve serbë nga Kuvendi.
“1.Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë nënkryetarin e vet nga radhët e komunitetit serb në mënyrë që njëkohësisht të konsiderohet i konstituuar dhe që të përmbush obligimin për përfaqësim të njërit prej komuniteteve joshumicë të Republikës së Kosovës.
2.Deputetët e Kuvendit kanë obligim të zgjedhin njërin prej kandidateve apo kandidatëve që paraqitet për votim; është në diskrecionin e tyre të votojnë për personin dhe bindjet që ai person përfaqëson.
3.Dështimi për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komunitetit serb do të përbënte shpërfillje ndaj institucionit të Kuvendit dhe të obligimit ndaj qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës,” shkruan ai.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fveton.surroi%2Fposts%2Fpfbid03uUjKBxx1cZX6XhVtQZbjTssmi66gCBGDsHvDgzZ9p3v6DpAk6M3ksoWCyxgCng3l&show_text=true&width=500















