Pas zgjedhjeve të 14 Majit, deputetët do t’i rikthehen punës në normalitetet.
Nga terreni elektoral do të zhvendosen në sallën e Parlamentit.
Në seancën e parë pas pauzës së fushatës zgjedhore, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.
Pritet që sot të ketë edhe diskutime mes mazhorancës dhe opozitës mbi procesin zgjedhor të 14 majit, ku opozita pritet të sjellë në Kuvend shqetësimet dhe akuzat e tyre për ndërhyrje në rezultat nga Partia Socialiste.