Monday, July 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi i deputetes Metaliaj: Bashkia Lezhë grabit pronën private. Aneksi i stadiumit “Besëlidhja” në Lezhë do të prishet për interesa klienteliste

Editor by Editor
December 16, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Denoncimi i deputetes Metaliaj: Bashkia Lezhë grabit pronën private. Aneksi i stadiumit “Besëlidhja” në Lezhë do të prishet për interesa klienteliste
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, LINDITA METALIAJ

Bashkia Lezhë ka vendosur, pa transparencë dhe pa konsultim me qytetarët, të prishë fushën e vetme stërvitore në qytetin e Lezhës, e quajtur ndryshe aneksi i stadiumit “Besëlidhja”.

Vendime arbitrare, të padrejta, nga një kryebashkiak që nuk ka asnjë lidhje me Lezhën, asnjë keqardhje për historinë, për futbollin dhe brezat ndër vite të stërvitura në këtë fushë.

Këto vendime arbitrare janë bërë gjithashtu pa marrë parasysh faktin se, me vendim të Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, pasuritë mbi të cilat do të zhvillojë projektet Bashkia Lezhë, u janë kthyer trashëgimtarëve ligjore të të ndjerit Cen Osmani.

Këta pronarë, të cilëve përdhunshëm dhe padrejtësisht iu grabit prona në kohë të Partisë Komuniste, po grabiten për së dyti nga Bashkia Lezhë e Partisë Socialiste.

Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut garantojnë të drejtën e pronësisë dhe theksojnë se shpronësimi nuk mund të kryhet përveçse përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

E vërteta është se këtyre pronarëve po iu merren pronat pa asnjë njoftim, pa transparencë, pa konsultim, pa shpronësim e pa shpërblim.

Fatkeqësisht, edhe sistemi gjyqësor, i kapur nga Rama, nuk arrin të garantojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve, por sillet si shtojcë e pushtetit ekzekutiv.

Pronarët e kanë ankimuar në gjykatë vendimin e Bashkisë Lezhe, duke kërkuar pezullimin e punimeve, por trupa gjykuese u ka thënë në konfidencë “ju keni të drejtë, por i kemi duart e lidhura”.

Sa për kujtesë, i deleguar i Partisë Socialiste për Lezhën është ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i famshëm për manipulime elektorale, siç ka dalë qartë në “dosjen 184”.

Me Pjerinin pa lidhje me Lezhën dhe Ulsiun pa lidhje me drejtësinë, kuptohet se çfarë drejtësie mund të marrin pronarët e ligjshëm dhe qyteti.

Kjo prishje e hapësirave sportive, të kujton për nga arbitrariteti, modelin e sivllaut të Ndreut, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Klubi i futbollit “Besëlidhja” është historia dhe trashëgimia e Lezhës, të cilat nuk mund të shkatërrohen për orekset e asnjë kryebashkiaku.

Ne nuk jemi kundër projekteve të zhvillimit.
Përkundrazi.
I mbështesim ato.

Por, nuk mund të heshtim kur shohim se këto projekte në vend që të rregullojnë fushat dhe terrenet sportive, i shkatërrojnë ato, pa u interesuar fare sa të rinj stërviten aty dhe sa talente ka nxjerrë kjo fushë ndër vite?

Nuk mund të heshtim kur shohim se këto projekte grabisin pronat e qytetarëve pa transparencë, pa konsultim e pa shpërblim.

Nuk mund të heshtim kur shohim se si shkatërrohet historia dhe trashëgimia e qytetit tonë.

Nuk mund të heshtim kur prona në përdorim publik dhe pronësi private grabitet për interesa pushtetarësh.

E di që këto projekte kanë të bëjnë me frikën që i ka kapur drejtuesit e Bashkisë Lezhë për humbjen e sigurt që do të pësojnë në zgjedhjet e 14 Majit.

Për këtë po nxitojnë të bëjnë dëmet e fundit dhe të kapin llokmat e fundit.

Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara, kthimin e Bashkisë qytetarëve të Lezhës nuk e ndalin dhe nuk do ta ndalin dot.

Previous Post

U dërgua ne Turqi për kurim, sëmundja e rëndë i merr jetën ushtarakut shqiptar

Next Post

Protestë e papritur para Ambasadës së Serbisë në Tiranë

Next Post
Protestë e papritur para Ambasadës së Serbisë në Tiranë

Protestë e papritur para Ambasadës së Serbisë në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tha se ishte kushërirë me deputeten e PD-së, gjyqtares Elsa Ulliri i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga dosja “Partizani”

Tha se ishte kushërirë me deputeten e PD-së, gjyqtares Elsa Ulliri i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga dosja “Partizani”

July 7, 2025
Rama kapet me vendimin e prokurores në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

Rama kapet me vendimin e prokurores në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

July 7, 2025
U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

July 7, 2025
Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

AKTUALITET

Tha se ishte kushërirë me deputeten e PD-së, gjyqtares Elsa Ulliri i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga dosja “Partizani”

by Editor
July 7, 2025
0

TIRANA- Gjyqtares Elsa Ulliri i është rrëzuar kërkesa për dorëheqje nga dosja "Partizani". Më 30 qershor u raportua se Gjyqtarja e Gjykatës...

Read moreDetails
Rama kapet me vendimin e prokurores në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

Rama kapet me vendimin e prokurores në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

July 7, 2025
U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

July 7, 2025
Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

July 7, 2025
Rama thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e drejtorëve në Vlorë

Rama thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e drejtorëve në Vlorë

July 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tha se ishte kushërirë me deputeten e PD-së, gjyqtares Elsa Ulliri i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga dosja “Partizani”

Tha se ishte kushërirë me deputeten e PD-së, gjyqtares Elsa Ulliri i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga dosja “Partizani”

July 7, 2025
Rama kapet me vendimin e prokurores në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

Rama kapet me vendimin e prokurores në Theth: Është e padenjë për tu paguar, KLP të verifikojë rastin

July 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al