Thursday, January 15, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Demokratët në Kongres letër të hapur presidentit Biden, kërkojnë sanksionimin e qeverisë së Izraelit

Editor by Editor
November 15, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Demokratët në Kongres letër të hapur presidentit Biden, kërkojnë sanksionimin e qeverisë së Izraelit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, t’i sanksionojë anëtarët e Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, sipas një letre të publikuar të enjten.

Duke i bërë thirrje Bidenit të përçojë mesazh për partnerët e SHBA-së para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë, anëtarët e Kongresit thanë se pjesëtarët e kabinetit izraelit, ministri i Financave Bezalel Smotrich dhe ministri për Siguri Kombëtare Itamar Ben-Gvir, kanë nxitur dhunë nga kolonët izraelitë në territorin e uzurpuar.

“Po ju shkruajmë për ta shprehur shqetësimin thonë të thellë për rritjen e dhunës së kolonëve, zgjerimit të vendbanimeve, dhe masave të miratuara për ta dobësuar Autoritetin Palestinez, gjë që destabilizon Bregun Perëndimor”, thuhet në letër.

Në këtë letër, e nënshkruar nga 17 senatorë dhe 71 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, thuhet se kolonët izraelitë kanë kryer mbi 1.270 sulme të regjistruara kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, që i bie më shumë se tri sulme të dhunshme në ditë mesatarisht.

Letra, e datës 29 tetor, u bë publike këtë të enjte, për shkak se ligjvënësit nuk kishin marrë përgjigje nga Shtëpia e Bardhë, thanë tre anëtarë të Kongresit.

Senatori demokrat Chris Van Hollen dhe anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, Rosa DeLauro dhe Sean Casten, u thanë gazetarëve se Biden e ka autoritetin të vendosë sanksione sipas një urdhri ekzekutiv ekzistues.

Ata thanë se një veprim i tillë do të dërgonte mesazh jo vetëm për Izraelin dhe palestinezët, por edhe për aleatët e SHBA-së në pjesë të tjera të botës, se Shtetet e Bashkuara do t’i shtyjnë përpara çështjet humanitare.

“Ne mendojmë se është më e rëndësishme se kurrë që presidenti Biden të deklarojë tani se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i mbështesin verbërisht veprimet ekstreme të Qeverisë së Netanyahut”, tha Van Hollen.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur për dekada një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve dhe kanë bërë thirrje që Izraeli të mos zgjerojë vendbanimet.

Bregu Perëndimor është ndër territoret që Izraeli i pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, dhe ku palestinezët, me mbështetje ndërkombëtare, kërkojnë të krijojnë një shtet.

Shumica e fuqive botërore e konsiderojnë të paligjshëm ndërtimin e vendbanimeve izraelite në atë zonë. Izraeli e kundërshton këtë, duke përmendur pretendime historike mbi Bregun Perëndimor dhe duke e përshkruar atë si një mburojë sigurie.

Këtë javë, ministri i Financave Smotrich u zotua se më 2025 do të aneksohen vendbanimet izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke e cilësuar rikthimin në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Donald Trumpit si “mundësi e rëndësishme”.

“Viti 2025, me ndihmën e Zotit, do të jetë vit i sovranitetit në Judea dhe Samaria”, tha ministri i ekstremit të djathtë, duke përdorur emrat biblik për Bregun Perëndimor./ REL

Previous Post

NATO dhe BE shtojnë presionin mbi Kinën, i kërkojnë të frenojë mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë

Next Post

Shpërthim tritoli në shtëpinë e të moshuarës në Orikum

Next Post
Shpërthim tritoli në shtëpinë e të moshuarës në Orikum

Shpërthim tritoli në shtëpinë e të moshuarës në Orikum

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

January 14, 2026
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026
Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

January 14, 2026
“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

LAJME

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

by timoni.al
January 14, 2026
0

Alvaro Arbeloa ka nisur keq aventurën e tij si trajner i Real Madridit, duke pasuar Xabi Alonson. Në ndeshjen e...

Read moreDetails
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026
Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

January 14, 2026
“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

January 14, 2026
SHBA me një qasje të ashpër/ Bllokim për Shqipërinë, në contrast me Serbinë, gazetarja për ‘Top Story’: Njerëzit largohen për shkak të mungesave…

SHBA me një qasje të ashpër/ Bllokim për Shqipërinë, në contrast me Serbinë, gazetarja për ‘Top Story’: Njerëzit largohen për shkak të mungesave…

January 14, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

January 14, 2026
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al