Qeveria e Venezuelës ka publikuar një dekret që i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të arrestojnë “çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen” e sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit. Dekreti, i nënshkruar nga Nicolás Maduro, i cili aktualisht është i burgosur në Nju Jork, daton nga e shtuna.
Sipas dokumentit, agjencitë policore janë të detyruara të fillojnë menjëherë kërkimin dhe arrestimin në të gjithë territorin kombëtar të individëve që lidhen me këtë sulm. Ky dekret është miratuar nga presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, dhe është një masë legjislative me fuqi të ligjit, që do të jetë në fuqi për 90 ditë, me mundësinë e zgjatjes për një periudhë të ngjashme.
Dekreti u përgatit dhe shpall në fund të muajit shtator, disa javë pas vendosjes së forcave detare amerikane në Karaibe, por përmbajtja e tij ishte e panjohur deri tani, pasi ishte përditësuar pas ngjarjeve të fundit. Kjo masë sheron vazhdimin e tensioneve mes Venezuelas dhe Shteteve të Bashkuara.
Kushtetuta e Venezuelës lejon përdorimin e një dekreti të tillë në situata emergjente, duke i dhënë presidentit pushtet të gjerë mbi aspektet politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit. Ky është rasti i parë që kjo dispozitë zbatohet që nga miratimi i Kushtetutës në vitin 1999, e cila çon në fuqizimin e autoritetit ekzekutiv në raste që rrezikojnë seriozisht sigurinë e kombit.















