Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Editor by Editor
July 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dalë me një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet pa leje dhe sulmet e tij ndaj prokurores Elsa Gjeli.

Në reagimin e prokurorisë thuhet se vendimin i prokurores Gjeli është marrë në përputhje të plotë me ligjin. Më tej sqarohet se në rastin konkret, nga administrimi i fakteve dhe provave u konstatua se faktet e referuara nga Policia e Shtetit nuk përbënin ndërtim të paligjshëm për shkak se strukturat në fjalë kanë qenë kontenjerë të përkohshëm pa themele.

Gjithashtu një tjetër arsye që përmendet në reagim është se vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

“Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.”, thuhet në reagim. 

Gjithashtu Prokuroria thekson se si institucion i pavarur, çdo vendim i tyre merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike. Më tej shtohet se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

REAGIMI I PROKURORISË SHKODËR

Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një Prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:

Vendimi i datës 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:

Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.

Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.
Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.

Respektimi i ndarjes së pushteteteve është themel i funksionimit të shtetit demokrati dhe se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore, dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.

Previous Post

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Next Post

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Next Post
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me "Gjelin" e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Veprim i tepruar”/ Real Madrid merr masa për reagimin e Vinicius pas zëvendësimit në ‘El Clasico’

“Veprim i tepruar”/ Real Madrid merr masa për reagimin e Vinicius pas zëvendësimit në ‘El Clasico’

October 27, 2025
Premier League ‘dobëson’ traditën e njohur të Boxing Day?

Premier League ‘dobëson’ traditën e njohur të Boxing Day?

October 27, 2025
61-vjeçari në Shkodër vrahet me armë zjarri, autori shpëton në arrati

Fatalitet në Krujë, një 20-vjeçar godet për vdekje një këmbësore.

October 27, 2025
Tërmeti i fortë prek Turqinë, nuk ka ende informacione për viktima.

Tërmeti i fortë prek Turqinë, nuk ka ende informacione për viktima.

October 27, 2025
“Veprim i tepruar”/ Real Madrid merr masa për reagimin e Vinicius pas zëvendësimit në ‘El Clasico’
Lajmi Fundit

“Veprim i tepruar”/ Real Madrid merr masa për reagimin e Vinicius pas zëvendësimit në ‘El Clasico’

by timoni.al
October 27, 2025
0

Pas ndeshjes El Clásico, tensionet në skuadrën e Real Madrid kanë arritur nivele të reja, veçanërisht pas reagimit të fortë...

Read moreDetails
Premier League ‘dobëson’ traditën e njohur të Boxing Day?

Premier League ‘dobëson’ traditën e njohur të Boxing Day?

October 27, 2025
61-vjeçari në Shkodër vrahet me armë zjarri, autori shpëton në arrati

Fatalitet në Krujë, një 20-vjeçar godet për vdekje një këmbësore.

October 27, 2025
Tërmeti i fortë prek Turqinë, nuk ka ende informacione për viktima.

Tërmeti i fortë prek Turqinë, nuk ka ende informacione për viktima.

October 27, 2025
“Dumani shfaqi një sjellje të padijshme në rolin e tij si politikan, duke e prezantuar pozicionin si një nder”/ Curri për kritikën ndaj kreut të SPAK: Ai ka humbur mundësinë e tij të fundit.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Veprim i tepruar”/ Real Madrid merr masa për reagimin e Vinicius pas zëvendësimit në ‘El Clasico’

“Veprim i tepruar”/ Real Madrid merr masa për reagimin e Vinicius pas zëvendësimit në ‘El Clasico’

October 27, 2025
Premier League ‘dobëson’ traditën e njohur të Boxing Day?

Premier League ‘dobëson’ traditën e njohur të Boxing Day?

October 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al