Pas shumë dëmeve që i ka shkaktuar RTSH-së, Alfred Peza thirret nga këshilli Drejtues i RTSH për të dhënë llogari. Në mbledhjen e datës 11.09.2023 anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues, z.Leka Bungo ishin ndërgjegjësuar pëe shkatërrimin që po i bëhet institucionit nga drejtori i cili vazhdon ecën me “kalin e hipur mbrapsht”.
Kryetari z.Leka Bungo me qëndrimin korrekt dhe seriozitetin e tij tregoj se i dhimbset RTSH dhe i tha STOP veprimeve prej kleptokrati të një njeriu që nuk i intereson asgjë tjetër përveçse të mbush xhepat e të pasurohet me fondet e RTSH.
Këshilli Drejtues e ka thirrur në mbledhje Drejtorin dhe bazuar në të drejtat që i jep statuti i RTSH-së i ka kërkuar llogari për veprimet e jashtëligjshme dhe të pabazuara në asnjë rregullore që ai ka bërë sikur të ishte në pronën e babait të vet dhe jo në një institucion publik i cili finanacohet nga lekët e taksapaguesve Shqiptarë.
Anëtarët e këshillit me në krye Leka Bungon kanë kërkuar detaje për mënyrat e largimit nga puna të personelit me eksperiencë në RTSH dhe gjithashtu procedurat e pranimit për stafin e ri që ka filluar punë nën drejtimin e Alfred Pezës. Këshilli drejtues ka thirrur për të dhënë sqarime dhe version e tij edhe sekserin e Pezës Erion Xhabaftin, personazhi i momentit në RTSH i ngarkuar me detyra komisionesh Ad Hoc për heqjen e personlit të aftë nga puna dhe marrjen në punë të personave me rrugë nepotike dhe korruptive.
Këshilli Drejtues harron që edhe Xhabafti vetë në atë pozicion pune është pa të drejtë, pasi nga pozicioni përgjegjësit të kameramanëve është hequr pa të drejtë nga puna Ogert Peza me arsye nga më banalet që Këshilli Drejtues duhet ti verifikojë dhe të bëjë audit të thellë për cdo heqje dhe afrim në punë të realizuar nën drejtimin e Alfred Pezës. Sepse Alfred Pezës nuk i duhej Gert Peza në atë pozicion sepse ai bënte vetëm detyrën e vet me profesionalizëm, atij i duhej Xhabafti për të realizuar proceduart e tij klienteliste të:
1-Heqjes nga puna të personelit!
2-Marrjes në punë të personelit!
Blerjen e mallrave dhe shërbimeve pa zbatuar procedura transparente, pasi ai shkon dhe realizon blerje me lekë në dorë në emër të RTSH-së me bekimin e Alfred Pezës dhe drejtoreshës ekonomike të afruar nga ai.
Këshilli Drejtues i di shumë mire procedurat që duhet të ndiqen në rast blerjesh dhe transparenca që duhet ti ofrohet publikut për shpenzimet që realizohen me lekët e takspaguesve të cilat Erion Xhabafti i merr në xhep dhe bën pazare në emër të Alfred Pezës.
Nga burimet e informacionit Këshilli Drejtues ka kërkuar llogari gjithashtu për pushimet pa të drejtë nga puna të shumë Drejtorëve dhe Drejtuesve të Departamenteve duke filluar nga stafi krijues, gazetarë dhe ai inxhinierik. Por siç bëhet e ditur, Alfred Peza nuk e ka pritur mire këtë qëndrim të anëtarëve të këshillit dhe ka dalë nga vetja duke debatuar me kryetarin dhe anëtarët të cilët i kanë kërkuar madje edhe rikthimin në punë të personelit të larguar padrejtësisht.
Por Këshilli Drejtues me aq informacion sa i është përcjellë(pasi Peza shantazhon burimet e informacionit dhe protokollin) nuk e ka të plotë panoramën e ngjarjeve që ndodhin në institucion. Këshilli Drejtues nëse do të kishte mundësi të merrte në intervistë personelin e afruar në punë nga Peza-Agalliu-Xhabafti-Lamaj do të vinte duart në kokë ku e ka katandisur nivelin e RTSH-së Alfred Peza.
Niveli mediokër fillon që nga:
Katunarizmi i Erion Xhabaftit përgjegjës Operatorësh, pa asnjë arsim përkatës në lidhje me pozicionin e punës që mban, pa asnje integritet personal, me përjashtimit të kriterit të sekserit.
Diletantizmi i Bora Xhanijes, pa asnjë lidhje me postin e Drejtueses së Programeve, pa asnjë ditë eksperince pune në TV, se cfarë eksperince ka parë për kriter Drejtori i Përgjithshëm tek ajo këtë e di ai, nëse këshilli e merr në intervistë(pasi e ka në kompetencë miratimin e saj) e kupton më së miri eksperincën e saj.
Fatkeqësia e RTSH dhe bingo e Endra Ceco, Drejtoresha e Arkivit të RTSH, pa asnjë ditë pune as në TV as në Arkiv, merr post drejtorie, meritokraci për të cilën Këshilli Drejtues duhet të pyesë Alfred Pezën se stafi i RTSH dhe lexuesi e kupton vetë.
Paftësia e pashembullt e Drejtorit të Prodhimit Vladimir Grori që presupozohet të jetë qendra e koordinimit të sasisë dhe cilësisë së prodhimit ,pa asnjë ditë eksperince si Drejtor Prodhimi emërhohet në një pozicion ku do kontrollojë punën e gjithë stafit krijues dhe artisitk të RTSH. Edhe këtu për meritokracinë duhet pyetur sërisht Alfred Peza. (Ky është niveli tashmë në RTSH).
Drejtori Jurdik, Enkelejd Lamaj, një poet në kërkim të identitetit të vetë që papritur gdhihet Drejtor Juridik i një institucioni me ndikim në jetën e Shqiptarëve. Këshilli Drejtues është ballafaquar vetë me të në mbledhje të dates 11.09.2023 dhe ka evidentuar paaftësinë e tij totale për vendin e punës që mban së bashku me Anila Agalliun, të thirrur në këshill për të argumentuar heqjet massive të personelit të RTSH nga puna pa të drejtë.
Rradha vazhdon me marrjen në Detyrë të Drejtueses së Lajmeve pa garë(edhe kjo në kompetencë të këshillit Drejtues të RTSH për miratim), pasi nga lajmet janë hequr pa të drejtë nga puna dy kryeredaktorët që kishin eksperiencë të gjatë në punë me anë të komisioneve Ad Hoc të sajuara nga Peza.
Le të auditohet procedura e marrjes në punë të moderatorit të lajmeve dhe lidhjet e tij farefisnore me Alfred Pezën, gjithashtu dhe mënyrat e largimit nga puna të moderatores që ishte për ti hapur vend atij.
Bëmat e kapterrit vazhdojnë me mos transparencën në marrjen në detyrë të Drejtorit të WEB dhe pa asnjë garë.
Drejtori përgjithshëm shpërfill dhe heq pa të drejtë nga puna stafin inxhinierik me eksperincë shumë vjecare pa asnjë përgjegjshmëri dhe për paradoks promovon Selvio Bilanin i cili njihet në mbarë RTSH për meritat shkatërruese që ka, kjo është e vërtetueshme po të pyesësh edhe recepsionisten.
Radha e gjatë e shkarkimeve pa të drejtë vazhdon me Gazetarët, Operatorët, Specialistë, Teknikë, Juristë dhe të tjerë që janë në të njëjtin drejtim, nëse këshilli Drejtues nuk ndërhyn ashtu si edhe ka dhenë shenjat në datë 11Shtator se mund ta bëjë këtë gjë, Si i vetmi organ statutor i cili mund ti vendosë frerët kalit të hipur mbrapsht nga Kapteri.
Këshilli Drejtues ka refuzuar ti miratojë fondet dhe mënyrat e financimit të Projekteve Drejtor Pezës i cili e ka gjendjen e ekranit të RTSH në gjendjen më mizerabël që ka qenë ndonjëherë. Jemi në mesin e Shtatorit dhe asnjë emision nuk ka filluar dhe as nuk është projektuar të fillojë sepse Peza pavarësisht se cfarë premtonte në Platformën e vet fituese(Për Një RTSH të Madhe në Epokën Digjitale) të cilën e lexonte(si nxënësi që si ka bërë detyrat vetë) para këshllit Drejtues në Qershor, është përqëndruar jo tek ekrani por tek bërja e madhe e servilëve të vet.
Keshilli Drejtues ka kërkuar ngritjen e komisionit për verifikimin e proceduarave të largimit dhe marrjes në punë të personelit, por kjo do ishte e rrugës të realizohej me jurist të pavaruar nga jashtë institucionit në funksion të transparencës për publikun dhe heqjen e maskës Alfred Pezës.
Shkeljet e bëra nga Peza-Agalliu-Lamaj në largimin e Stafit nga Puna kanë kosto të madhe financiare jo vetëm për kompesimin e pagave të tyre por edhe për dëmet që pëson institucioni me largimet masive të personelit të trajnuar dhe të aftë, pasi në një institucion burimet njerëzore jane kapitali më i madh.
Këshilli Drejtues i ka refuzuar të gjithë emërimet për Drejtues Alfred Pezës, dhe e ka detyruar atë të hapë garën për pozicionet Drejtuese sipas rregullave dhe statutit të RTSH-së në fuqi.
Cilët ishin propozimet me prapavijë korruptive të Alfred Pezës?
1-Zv. Drejtoreshë e Përgjithëshme e RTSH Znj. Blerta Tafani (Hajdari).
Blerta Hajdari është bashkëshortja e Izmir Hajdarit sekserit të Alfred Pezës në pamundësi për të vendosur veten e tij në këtë pozicion pune sepse është i denuar me vendim gjykate për punën që bënte tek AMA. Znj. Hajdari ka zëvëndësuar në këtë detyrë z.Redi NEZIRI I cili u vendos nga Ish-Drejtori I Përgjitshëm Enkelejd Joti.
2- Shefe Kabineti Znj. Edlira Prendi.
Edlira Prendi ish gazetare e Ora-News aty janë njohur me Alfred Pezën ( qarkullojnë fjalë që kanë qenë të lidhur ) . Edlira zëvendëson z. Edvin Shvarc, i cili ka pasur një eksperiencë të gjatë në këtë detyrë kur ishte në
Presidencë. Edvin Shvarc, është bërë drejtori i Orkestrës në RTSH (e habitshme ca lidhje ka Edvini me Orkestrën).
3- Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore Znj. Anila Agalliu.
Anila Agalliu ish-deputete e partisë socialiste në Berat, pasi mbaroi mandatin ngeli e papunë. Alfred Peza e bën Drejtoreshë, Anila ka zëvëndësuar në këtë pozicion Znj. Anila Magistari, e cila kishte një eksperiencë 15 vjecare.
4- Drejtoreshë të Përgjithshme të Financave Znj. Adelajda Zeneli.
Adelajda Zeneli, ishte e papunë dhe bashkëshorti i mundësoi pozicionin e Drejtoreshës, në pamundesi të vendosi vetë se është vetëm një pazaraxhi me Fredin. Alfred Peza, me pastrimin e parave për shitjet e vilave në Qerret të Kavajës i mundesoi znj. Zeneli vendin e Drejtoreshës së Finacave. Ajo
zëvëndësoi z. Erion Dylgjerin i cili u vendos nga Ish-Drejtori i Përgjithshëm Enkelejdi Joti.
5- Drejtor Juridik z. Enkelejd Lamaj njihet nga të gjithë se është shoku i Izmir Hajdarit sekserit të Alfred
Pezës, së shpejti do të dalin dhe videot dhe fotot duke festuar në një lokal pranë RTSH (Izmir Hajdari – Enkeled Lamaj). Enkelejd Lamaj ka zëvëndësuar në këtë pozicion Znj. Donika Daci e emeruar nga Enkelejdi Joti.
6- Drejtoreshë të Lajmeve Znj. Blerta Gjermeni.
Blerta Gjermeni është njohur me Pezën kur ky i fundit ishte tek Ora News. Znj. Gjermeni zëvëndësoi në këtë pozicion z. Bledar Zaganjori i cili kishte një eksperiencë disa vjecare në RTSH.
7- Drejtoreshë Programacioni Cupolinën Bora Xhani. Bora Xhani ka punuar në portalin e Alfred Pezes për ta pasur sa me pranë ( jo vetëm për punë) e vendosi Drejtoreshë edhe perse nuk i ka 10 vjet eksperiencë si Drejtuese ( 27 vjece). Zëvëndëson znj. Melsi Qirici me eksperiencë në RTSH ishte e emëruar nga Enkelejdi Joti.
8- Drejtor Prodhimi z.Vladimir Grori.
Vladimir Grori me eksperjencë pune si kameraman në Vizion Plus. Sekseri i Alfred Pezës z. Izmir Hajdari pasi i meri 10 mijë Euro për ta vendosur si Drejtor Prodhimi dhe 5 mijë Euro për vendin e Shefit të Operatorëve z. Erion Xhabafti edhe përse dyshja nuk kishin shkollimin e duhur dhe nuk kishin bërë asnjë ditë detyrën si Drejtues. Ladi zëvenësosi z. Ermal Hoxha i cili ishte me eksperjencë u vendos në ketë pozicion nga Enkelejdi Joti. Ndërsa Shefi i Operatorëve z. Erion Xhabafti zëvendësojë në këtë pozicion z.Ogert Peza i cili kishte një eksperjencë 20 vjecare në RTSH.
9- Drejtoreshë Arkivi Znj. Endra Ceco.
Endra Ceco një edukatore kopshti vendoset Drejtoresh Arkivi, ajo pa asnjë eksperiencë vendoset në vendin e Z. Devis Xhaja me një eksperiencë 22 vjecare në RTSH.
10- Drejtor Webi z. Besmir Godole.
Besmir Godole vellai i Jonila Godoles është qoke që Peza i beri Gazmed Bardhit. Godole zëvëndësoj në këtë pozicion të infiltruarin e shumëfishtë z.Gurian Docin i cili ishte vendosur nga Enkelejdi Joti.
11- Drejtor Administrate Gerti Peqini.
Gerti Peqini ka punuar si shoferi i Alfred Pezës tek Ora news dhe për besnikeri e ka vendosur Drejtor Administrate. Ai zëvëndësoj z. Elton Piero me shumë eksperjencë i vendosur nga Enkelejdi Joti.
12- Drejtor Sporti z. Ervin Nikolla.
Ervin Nikolla ka punuar në Vizion plus kur ka qënë drejtor Alfred Peza. Ervini ka zëvëndësuar z. Pano Xhixho i cili kishte një eksperiencë 15 vjecare në RTSH.
13- Drejtor Akademie z.Elton Mete.
Elton Mete është burri i motrës së Antarit të keshillit Drejtues në Rtsh, z.Edmond Tullumani, i cili është i vetmi i vendosur nga PD-ja e z.Lulzim Bashës dhe ka votuar pro miratimit të Alfred Pezës dhe si nder për votën ka vendosur kunatin e tij Drejtor Akademie dhe zv. Drejtor të Akademisë z.Kreshnik Mersinllari.
14- Kryeredaktore Rrethesh znj. Megi Mëhilli
Megi Mëhilli ka punuar disa vite në RTSH por nuk e ka bërë asnjeherë gazetaren e rretheve por meqe Etleva Zekthi (Mami i Megi Mëhillit) që punon në RTSH tek burimet njerëzore ka dhënë informacione tek Alfred Peza për cdo punonjës para se Peza tu bënte Drejtor, shpërbleu Etlevën me vendin e Kryeredaktores ( se Etleva edhe pak del ne pencion). Megi Mëhilli ka zëvëndësuar gazetarin e nderuar z.Norel Zaimaj i cili është në punë si gazetar Reportazhesh.
15- Kryeredaktor Lajmesh z.Nolian Lole
Nolian Lole ka punuar me Alfred Pezen tek Vizion plusi, atje ka punuar si spiuni i tij. Nolian Lole ka zëvëndësuar ikonën e RTSH znj. Mimoza Haxhiaj me një eksperiencë 18 vjecare në RTSH.
Në RTSH ka akoma punonjës që janë shkarkuar rreth 100, të cilët janë te sektorëve të ndryshëm si Përgjegjësa Sektorësh, Regjisor, Gazetar, deri tek sanitare. Në pamundësi për ti përmendur të gjithë do të kemi materjale ne ditët ne vazhdim.
Këshilli Drejtues me vendimet e datës 11 shtator 2023 i ka dhënë një grusht të fortë Alfred Pezës dhe propozimeve të tijë ne pozicionet kryesore në RTSH. Këshilli Drejtues I RTSH nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë që dyshja Blerta Hajdari dhe Izmir Hajdari të komandojnl RTSH.
Burime për Timoni.al thuhet se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues të RTSH do të kërkohet votimi për shkarkimin e Alfred Pezës.