Monday, May 19, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dalin sekretet, si nisi masoneria shqiptare: Kush i drejton dhe lidhjet që kanë

Editor by Editor
June 6, 2022
in AKTUALITET, Vendi
0
Dalin sekretet, si nisi masoneria shqiptare: Kush i drejton dhe lidhjet që kanë
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
  1. Masoneria është në mënyrë të padiskutueshme një prej fenomeneve globale më të diskutara.

Mes vërtetësisë së fakteve historikedhe konspiracioneve të ndryshme që lidhen mbi figurën e masonëve, misticizmi i ka karakterizuar gjithnjë grupimet tashmë jo sekrete, por në grupe të mbyllur njerëzish.

Për vetë Shqipërinë, ky ishte një vit disi i veçantë i lidhur me masonerinë, pasi për herë të parë, Unioni Masonik i Ballkanitzhvilloi takimin në Durrës, përgjatë fundjavës së parë të qershorit, me vëllezër e motra masone, të ardhur prej gjithë rajonit, madje përfshirë edhe Evropën apo SHBA-të.

Albanian Post ka qenë pjesë e organizimit tre-ditor dhe do të sjellë një seri tematikash me interes publik, rrëfyer nga vetë anëtarët e lozhave masone, të cilat kanë një interes të madh për publikun dhe për informimin e gjerë.
Masoneria në Shqipëri

Për njerëz të shumtë, të pasurit masoneri në Shqipëri nuk është gjë tjetër veçse një legjendë urbane.

Për të tjerë, konspiracioni se lozhat masone janë të vendosura në të gjithë botën, për të kapluar pushtetet dhe për të drejtuar politikat botërore, janë një realitet – përfshi Shqipërinë.

Për Albanian Post, është Raimond Todhe, Mjeshtri i Madh Mason i Lozhës së Madhe Iliria, ai i cili hedh dritë mbi fillimet e masonerisë së vërtetë në Shqipëri.

Sipas shpjegimit të Todhes, përpjekje individuale për të futur masonerinë në Shqipëri ka pasur që prej viteve 1800.

Mjeshtër i Madh Rimond Todhe gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Unionit të Masonerisë Ballkanike

Viti 1865 do të shihte formësimin e masonerisë në Turqi dhe fundi i viteve 1800, do të shihte dhe hyrjen e saj në Shqipëri, e cila do të ndërpritej në komunizëm.

Në bazë të shumë pretendimeve, ishte ardhja e demokracisë, ajo që solli edhe grupimet e para (të menduara nga shumë simasone) – fjala bie grupimi i njohur “Rotary Club” apo “Lions Club”.

Mirëpo Todhe, e ndan qartësisht periudhën e fillimit të masonerisë së vërtetë në Shqipëri, me fillimin e viteve 2000.

Ai thotë se “Rotary Club” apo “Lions Club” nuk janë lozha masonike, pavarësisht se prania e anëtarëve masonë brenda tyre nuk përjashtohet.

“Shumë anëtarë të ‘Rotary’ dhe ‘Lions’ janë edhe masonë”, shpjegon ai për Albanian Post, “sepse të dy klubet kanë qenë gjithnjë një territor ku masoneria rekrutonte”.

Lozha e parë e njohur zyrtarisht nga degëzimet e tjera evropiane, është Lozha e Madhe e Shqipërisë, e krijuar zyrtarisht më 14 tetor 2011.

“Ndihma më e madhe për krijimin e kësaj lozhe, erdhi nga vëllezërit masonë në Itali dhe Serbi, me lozhat homologe, të cilat e njohën Lozhën e Madhe Shqiptare”, shpjegon Todhe.

Më pas u njohën edhe lozha të tjera, si Lozha e Madhe Shqiptare Iliria, ku Mjeshtër i Madh është zgjedhur vetë ai.

Mjeshtër i Madh Raimond Todhe dhe vëllezër të Lozhës së Madhe Shqiptare Iliria, ©Lozha e Madhe Shqiptare Iliria
Feja dhe masoneria

Një tematikë e diskutuar shumë gjerësisht, është edhe ai i raportit mes fesë dhe masonerisë.

Todhe, e shpjegon qartësisht se midis të dyjave, nuk ka asnjë raport – të paktën nga ana e masonëve.

Të njëjtën gjë, e pohon edhe vëllai mason nga Turqia, Cuneyt Kalpakoglu, i cili është ish-Mjeshtër i Madh i Lozhës Liberale Turke.

Kalpakoglu, shpjegoi për Albanian Post se si edhe qasja e masonerisë në këtë aspekt, ka ndryshuar.

“Më parë, ka qenë e nevojshme që një person të ketë një besim në krijues, që të ishte pjesë e masonëve”, thotë ai. “Por, sot nuk vlen e njëjta gjë. Mund të jesh edhe ateist, nuk ka asnjë lloj problemi, për sa kohë qëllimi i vërtetë është ndriçimi i mendjes”.

Ish-Mjeshtër i Madh i Lozhës Liberale Turke, Cuneyt Kalpakoglu

Më tej, ai shpjegon edhe se si rituali ka ndryshuar.

Teksa më parë, betimi për të qenë pjesë e një lozhe kryhej mbi një libër të shenjtë, sot nuk është më një nevojë e tillë.

“Mund të jetë edhe një libër bosh, me faqe të bardha, për të simbolizuar mendimet e tua, të cilat masonët i respektojnë”, vijon ai më tej. “Betimi mund të bëhet gjithsesi edhe mbi Bibël, Kuran, mbi çdo libër të shenjtë”.

Të njëjtën gjë e pohon edhe Mjeshtri i Madh Todhe, i cili ravijëzon faktin se në realitet, masoneria nuk merret aspak me fenë, por kjo e fundit merret me masonerinë.

“Kisha ndër vite ka krijuar këtë perceptim për masonët, sikur janë kundërshtarë, sikur janë në anën e të keqes”, thotë ai. “Kjo gjithsesi nuk është e vërtetë sepse ne nuk kemi të bëjmë me doktrina fetare. Ne nuk i gjykojmë ata”.

Politika dhe masoneria

Konspiracioni më i madh mbi masonerinë, lidhet doemos me ndikimin në politikbërje.

Jo të pakta janë teoritë, ku shkruhet se masoneria është një anë e errët e shoqërisë dhe se kjo anë, është ajo që kontrollon botën.

Gjithsesi, një konspiracion i tillë mohohet kategorikisht si nga Todhe ashtu edhe nga Kalpakoglu, të cilët shtjellojnë se masoneria nuk ka asnjë ndikim në politikë.

Të paktën, në mënyrë direkte jo.

Ata artikulojnë se pjesëmarrja e masonëve në politikë është si pjesëmarrja normale e çdo pjese të shoqërisë.

Pamje nga takimi i Unionit të Masonerisë Ballkanike, mbajtur në Durrës

Pra, me njerëz të angazhuar në këtë fushë, të cilët përçojnë mendimet e tyre dhe vizionin për mënyrën se si politika duhet të veprojë.

Përtej kësaj, nuk ka asgjë tjetër mbi mënyrën se si masonët janë të përfshirë.

Pra, si çdo palë interesi, edhe masonët përfaqësohen nga njerëzit e tyre, jo në hije, por publikisht.

Për këtë arsye, ata nuk i referohen vetes si një organizatë sekrete, ashtu si të shumtë i paraqesin, por si një organizatë e mbyllur, ku një person mund të kërkojë të anëtarësohet lirisht, në bazë të kritereve të paracaktuara.

Previous Post

VIDEO/ Elvana Gjata goditet në mes të palestrës

Next Post

Zyrtari rus kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jamarbër Malltezi: Kallëzim Penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK

Jamarbër Malltezi: Kallëzim Penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK

May 19, 2025
Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili në Britani, rezultoi i martuar me një grua

Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili në Britani, rezultoi i martuar me një grua

May 19, 2025
Ambasadori i BE në Tiranë: U martova me një burrë, bëra dasmë me 200 veta, Edi ec përpara

Ambasadori i BE në Tiranë: U martova me një burrë, bëra dasmë me 200 veta, Edi ec përpara

May 19, 2025
A keni folur me këshilltarin tuaj La Civita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Berisha

A keni folur me këshilltarin tuaj La Civita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Berisha

May 19, 2025
Jamarbër Malltezi: Kallëzim Penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK
AKTUALITET

Jamarbër Malltezi: Kallëzim Penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK

by Editor
May 19, 2025
0

TIRANË- Dhëndëri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka paditur në SPAK, Edi Ramën, Taulant Ballën dhe dy prokurorët, Arben Kraja dhe...

Read moreDetails
Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili në Britani, rezultoi i martuar me një grua

Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili në Britani, rezultoi i martuar me një grua

May 19, 2025
Ambasadori i BE në Tiranë: U martova me një burrë, bëra dasmë me 200 veta, Edi ec përpara

Ambasadori i BE në Tiranë: U martova me një burrë, bëra dasmë me 200 veta, Edi ec përpara

May 19, 2025
A keni folur me këshilltarin tuaj La Civita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Berisha

A keni folur me këshilltarin tuaj La Civita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Berisha

May 19, 2025
Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë

Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë

May 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jamarbër Malltezi: Kallëzim Penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK

Jamarbër Malltezi: Kallëzim Penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK

May 19, 2025
Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili në Britani, rezultoi i martuar me një grua

Deklaronte se kishte ndryshur orientimin seksual, shqiptarit i mohohet azili në Britani, rezultoi i martuar me një grua

May 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al