Wednesday, June 11, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dalin përgjimet e Veliajt nga qelia: Do ta mbys me thonj, katunarin e ndyrë Ulsi Qelbësirën…

Editor by Editor
April 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Dalin përgjimet e Veliajt nga qelia: Do ta mbys me thonj, katunarin e ndyrë Ulsi Qelbësirën…
0
SHARES
166
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dalin  përgjimet “e nxehta” të Veliajt, i cili i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.

Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S., që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.

“Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, shtetasit Mero dhe G.S, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë.

Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Ndër të tjera, Veliaj shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, duke e quajtur qelbësirë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg dhe e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, duke i rrezikuar jetën, dhe nuk do t’ia falë dhe “do ta mbysë me thonj”.

“I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë.

Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim.

Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për t’ia falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërish për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t’i bëhen kontrolle”, thuhet në përgjimet e siguruara nga media.

Në lidhje me fushatën mediatike dhe se si Erion Veliaj ka urdhëruar vëllanë e tij Arbër Veliajn që të merret me mediat.

Në përgjime përmendet dhe botuesi Carlo Bollino, ku thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.

Detaje nga përgjimet ku përmendet emri i Carlo Bollinos dhe emisioni që është për Veliajn dhe faktin se duhet të shpërndahet edhe në mediat e tjera.

“Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s’ke as Albën as Karlon?”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t’ia japë edhe Renato.

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.

Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e”Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t’i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.

Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”

Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare“, thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA.

 Ndër  të tjera detaje  theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.

“Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si “Redaktori”.

Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.

 Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online “Shqiptarja.com” është publikuar një artikull me titull “Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të…”. Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35

 Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosje e përgjimeve.CNA

Previous Post

Masakrimi i Ilarias në Romë, del autopsia: Ka tre plagë të thella me thikë në qafë, ndërroi jetë nga shoku hemorragjik…

Next Post

Policia holandeze mobilizohet pas një informacioni anonim/ Mësyjnë brenda një banese, zbulohen 40 kg marijuanë, në pranga një 28-vjeçar shqiptar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Notat e lojtarëve: Letonia 1-1 Shqipëria, Kristjan Asllani më i vlerësuari

Notat e lojtarëve: Letonia 1-1 Shqipëria, Kristjan Asllani më i vlerësuari

June 10, 2025
Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

June 10, 2025
E rëndë në Gjermani/ Gjendet e vdekur në pyll 28-vjeçarja shqiptare, arrestohet autori i dyshuar, shkaqet e vrasjes ende mister

E rëndë në Gjermani/ Gjendet e vdekur në pyll 28-vjeçarja shqiptare, arrestohet autori i dyshuar, shkaqet e vrasjes ende mister

June 10, 2025
‘Mallkimi’ ndaj Letonisë vazhdon, Shqipëria rrezikon Botërorin

‘Mallkimi’ ndaj Letonisë vazhdon, Shqipëria rrezikon Botërorin

June 10, 2025
Notat e lojtarëve: Letonia 1-1 Shqipëria, Kristjan Asllani më i vlerësuari
AKTUALITET

Notat e lojtarëve: Letonia 1-1 Shqipëria, Kristjan Asllani më i vlerësuari

by Editor
June 10, 2025
0

Shqipëria ka rrezikuar seriozisht shanset për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, pas barazimit 1-1 me Letoninë. Përkundër se Thomas Strakosha...

Read moreDetails
Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

June 10, 2025
E rëndë në Gjermani/ Gjendet e vdekur në pyll 28-vjeçarja shqiptare, arrestohet autori i dyshuar, shkaqet e vrasjes ende mister

E rëndë në Gjermani/ Gjendet e vdekur në pyll 28-vjeçarja shqiptare, arrestohet autori i dyshuar, shkaqet e vrasjes ende mister

June 10, 2025
‘Mallkimi’ ndaj Letonisë vazhdon, Shqipëria rrezikon Botërorin

‘Mallkimi’ ndaj Letonisë vazhdon, Shqipëria rrezikon Botërorin

June 10, 2025
Tre të rinj të vdekur në pak ditë, Komuna e Vitisë shpall 11 qershorin ditë zie

Tre të rinj të vdekur në pak ditë, Komuna e Vitisë shpall 11 qershorin ditë zie

June 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Notat e lojtarëve: Letonia 1-1 Shqipëria, Kristjan Asllani më i vlerësuari

Notat e lojtarëve: Letonia 1-1 Shqipëria, Kristjan Asllani më i vlerësuari

June 10, 2025
Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

June 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al