Ashtu siç pritej, AEK i Athinës ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Conference League, pavarësisht humbjes së saj 2-0 ndaj Celjes në ndeshjen e dytë. Skuadra greke kishte fituar ndeshjen e parë me 4-0, duke e bërë disfatën e dytë pa pasoja.
Një tjetër skuadër që ka arritur në çerekfinale është Fiorentina, e cila eliminoi Rakow duke e mundur atë gjithashtu në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1. Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë. Rakow kaloi i pari në avantazh me një gol nga Struskin, por Fiorentina përmbysi situatën me dy gola të Ndur dhe Pongracic, duke përfunduar me një rezultat total prej 4-2. Në çerekfinale, Fiorentina do të ndeshet me Crystal Palace, skuadër që eliminoi Larnaca me një fitore 2-1. Ky sukses u arrit pas kohës shtesë, pasi ndeshja e rregullt përfundoi e barabartë 1-1, me Larnacën që përfundoi ndeshjen me vetëm 9 lojtarë.
Gjithashtu, Mainz siguroi vendin e tij mes 8 skuadrave më të mira, duke barazuar 0-0 në ndeshjen e parë përpara se të fitonte të dytën me 2-0. Golat e fitores u shënuan nga Posch dhe Sieb.
Këto rezultate konfirmojnë se AEK, Fiorentina dhe Mainz do të jenë pjesë e fazës çerekfinale të Conference League, duke pasur mundësi të ngjiten më tej në garë.















