Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pesë persona, të cilët akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.
K. Ç., 24 vjeç, M. Xh., 28 vjeç, D. N., 35 vjeç, të tre banues në Këlcyrë, K. K., 33 vjeç dhe F. K., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Gjirokastër., të gjithë si grup siguronin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa dhe më pas i shisnin në Gjirokastër, Përmet dhe Këlcyrë. Gjatë kontrollit të dy vëllezërve, të K.K. 33 vjeç dhe F.K., 40 vjeç u gjetën 3.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike kokainë dhe cannabsi sativa, rretj 3.5 kg cannbis sativa, 37900 lekë dhe 2 automjete.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.