Thursday, December 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Cilësia e jetës/ Të dhënat: Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

Editor by Editor
July 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Cilësia e jetës/ Të dhënat: Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.

Por duke analizuar ndarjen fshat-qytet, shihet së në zonat rurale pensionistët e gëzojnë pensionin shumë më gjatë se në qytete. Në vitin e 2024 koha mesatare e gëzimit të pensionit në fshat ishte 28.2 vite, ndërsa në qytet 20.9 vite. Të dhënat e katër viteve të fundit tregojnë se për pensionit e qytetit koha e gëzimit të pensionit po vjen duke u ulur ndërsa atyre në fshat po rritet.

Në zonat urbane, koha e përfitimit të pensionit ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë katër viteve të fundit, duke u luhatur lehtësisht nga 20.9 vite nga 2021 në 2025. Jeta në qytete po ndikohet faktorë të tillë si nivelet më të larta të stresit, ritmi më i lartë i jetës, cilësi e dobët ajrit dhe jetës sedentare.

Ndërkohë, në zonat rurale vërehet një rritje më e fortë dhe e qëndrueshme. Në vitin 2021, koha e përfitimit të pensionit në këto zona ishte 26.5 vite, dhe në vitin 2024 ajo ka arritur në 28.4 vite. Kjo rritje mund lidhet edhe me stilin e jetesës më të qetë në zonat rurale, me më pak ndotje, lidhje më e fortë me natyrën dhe jetë më aktive për të moshuarit, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësi.

Arsyet pse koha e gëzimit të pensionit në zonat rurale është dukshëm më e gjatë se në zonat urbane lidhen edhe me faktin se shumë banorë të zonave rurale, veçanërisht ata që kanë punuar në bujqësi, dalin në pension në një moshë më të re krahasuar me punonjësit në sektorin urban dhe shtetëror.

Po nga ana tjetër jeta në fshat përfshin më shumë aktivitet fizik, punë në tokë, ecje, kontakt me natyrën, më pak ndotje ajri dhe zhurmë, si dhe një regjim ushqimor më të natyrshëm dhe tradicional. Këta faktorë kontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe shpesh më të shëndetshme pas daljes në pension. Gjithashtu ritmi i jetës në zonat rurale është më i qetë dhe lidhjet familjare dhe komunitare janë më të ngushta.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës. Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç. Ndryshimi më i madh është bërë ngjate 1960-1990. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç./ Monitor

Previous Post

Alarm në SHBA, 55-vjeçari ndihmohet nga inteligjenca artificiale për të prodhuar bomba

Next Post

“Euro 2025” për Femra/ Spanja fiton ndaj Gjermanisë në shtesë, në finale e pret Anglia

Next Post
“Euro 2025” për Femra/ Spanja fiton ndaj Gjermanisë në shtesë, në finale e pret Anglia

“Euro 2025” për Femra/ Spanja fiton ndaj Gjermanisë në shtesë, në finale e pret Anglia

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kandidatë për drejtuesin e ri të SPAK, pas Adnand Xholit, janë Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, që kanë arritur në KLP.

Kandidatë për drejtuesin e ri të SPAK, pas Adnand Xholit, janë Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, që kanë arritur në KLP.

December 11, 2025
Konkurrenca për drejtimin e SPAK-ut: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe detyrimin për të hapur varret.

Konkurrenca për drejtimin e SPAK-ut: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe detyrimin për të hapur varret.

December 11, 2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri hapin rrugën për integrimin në BE

Samiti në Bruksel, Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri hapin rrugën për integrimin në BE

December 11, 2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Krijimi i qendrave në Shqipëri hap mundësi për anëtarësimin në BE

AKTUALITET

Kandidatë për drejtuesin e ri të SPAK, pas Adnand Xholit, janë Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, që kanë arritur në KLP.

by timoni.al
December 11, 2025
0

Sot do të zhvillohet zgjedhja e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Adnand Xholi ka qenë i...

Read moreDetails
Konkurrenca për drejtimin e SPAK-ut: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe detyrimin për të hapur varret.

Konkurrenca për drejtimin e SPAK-ut: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe detyrimin për të hapur varret.

December 11, 2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri hapin rrugën për integrimin në BE

Samiti në Bruksel, Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri hapin rrugën për integrimin në BE

December 11, 2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Krijimi i qendrave në Shqipëri hap mundësi për anëtarësimin në BE

Samiti në Bruksel, Meloni: Krijimi i qendrave në Shqipëri hap mundësi për anëtarësimin në BE

December 11, 2025
Emërimi i kreut të ri të SPAK, ambasadorët amerikan dhe britanik, së bashku me VanHorn, mbërrijnë në KLP për të mbikëqyrur procedurën.

Emërimi i kreut të ri të SPAK, ambasadorët amerikan dhe britanik, së bashku me VanHorn, mbërrijnë në KLP për të mbikëqyrur procedurën.

December 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kandidatë për drejtuesin e ri të SPAK, pas Adnand Xholit, janë Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, që kanë arritur në KLP.

Kandidatë për drejtuesin e ri të SPAK, pas Adnand Xholit, janë Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, që kanë arritur në KLP.

December 11, 2025
Konkurrenca për drejtimin e SPAK-ut: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe detyrimin për të hapur varret.

Konkurrenca për drejtimin e SPAK-ut: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe detyrimin për të hapur varret.

December 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al