Thursday, January 15, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Charles de Gaulle e donte Amerikën!” JD Vance: Evropa nuk mund të jetë një “vasale e përhershme e sigurisë” së SHBA-së

Editor by Editor
April 16, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Charles de Gaulle e donte Amerikën!” JD Vance: Evropa nuk mund të jetë një “vasale e përhershme e sigurisë” së SHBA-së
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

EVROPA- Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez të pasluftës, Charles de Gaulle. Në një intervistë për faqen britanike të lajmeve dhe opinioneve UnHerd, zv.presidenti i SHBA-së tha se de Gaulle, i cili udhëhoqi rezistencën franceze kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte president nga 1959 deri në 1969, kishte të drejtë kur bëhej fjalë për pavarësinë ushtarake të Europës.

“De Gaulle i donte Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Vance, “por [ai] e kuptonte atë që padyshim e kuptoj edhe unë: që nuk është në interesin e Europës, dhe as në interesin e Amerikës, që Europa të jetë një vasal i përhershëm sigurie i Shteteve të Bashkuara.”

Këto komente të Vance vijnë në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po godet përsëri dhe përsëri kryeqytetet europiane për mbështetjen e tepruar që u jep SHBA në fuqi ushtarake për mbrojtjen e tyre, duke lënë të kuptohet në mënyrë të përsëritur se SHBA nuk do të ndërhyjë për të mbrojtur aleatët e NATO-s që nuk investojnë vetë në sigurinë e tyre. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi gjithashtu se prania ushtarake amerikane në Europë “nuk është përgjithmonë.”

Trump kërkon që vendet e NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, një rritje e ndjeshme krahasuar me objektivin aktual të aleancës prej 2%, i cili pritet të rritet më tej në samitin që do të mbahet këtë verë në Hagë.

“Nuk mendoj se që Europa të jetë më e pavarur është një gjë e keqe për Shtetet e Bashkuara, është një gjë e mirë për Shtetet e Bashkuara,” tha Vance. “Nëse kthehemi pas në histori, mendoj, sinqerisht, që britanikët dhe francezët kishin të drejtë në mospajtimet e tyre me Eisenhower-in për Kanalin e Suezit.”

Në vitet 1950, presidenti amerikan Dwight Eisenhower detyroi Londrën dhe Parisin, përpara se de Gaulle të bëhej president, të tërhiqeshin nga një ndërhyrje ushtarake për të rimarrë kontrollin e Kanalit të Suezit nga Egjipti, që kishte rëndësi thelbësore për interesat ekonomike dhe koloniale të të dy vendeve.

Me përjashtim të Britanisë, Francës dhe Polonisë, “shumica e vendeve europiane nuk kanë ushtri që mund të garantojë një mbrojtje të arsyeshme,” argumentoi Vance. “Realiteti është — është e ashpër ta thuash, por është gjithashtu e vërtetë — që e gjithë infrastruktura e sigurisë së Europës, për gjithë jetën time, është subvencionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

De Gaulle, mendimi i të cilit ishte formuar nga përvoja e Suezit, paralajmëronte shpesh që europianët duhet të ishin më të pavarur nga SHBA, dhe punoi për ta bërë ushtrinë franceze më autonome, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore dhe të një industrie të fuqishme të mbrojtjes. Ai frymëzoi një përpjekje shumëvjeçare për atë që sot presidenti aktual francez Emmanuel Macron e quan “autonomi strategjike.”

Gjithçka me dashuri

Vance ndau edhe mendimin e tij për reagimin europian ndaj pushtimit të Irakut në vitin 2003 të udhëhequr nga SHBA, të cilin ai e cilësoi si një “katastrofë strategjike.” Ndërsa SHBA përgatitej të pushtonte Irakun, shumë vende europiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e kundërshtuan sulmin, ndërsa Britania e mbështeti SHBA-në. Nënpresidenti tha se europianët skeptikë mund të kishin folur më fort.

Ai u shpreh se “shumë vende europiane kishin të drejtë”që kishin rezerva për luftën në Irak dhe shtoi se me pak prova, Europa mund ta kishte ndalur luftën “nëse do të kishte qenë pak më e pavarur dhe pak më e gatshme të qëndronte.”

Nënpresidenti, i cili më parë ka bërë sulme të ashpra ndaj kontinentit të vjetër mbi migracionin dhe lirinë e shprehjes, u përpoq të zbuste kritikat e tij duke theksuar “dashurinë” që ka për Europën.

“E dua popullin europian. Kam thënë vazhdimisht se mendoj që nuk mund të ndash kulturën amerikane nga kultura europiane,” tha ai. “Ne jemi në thelb një produkt i filozofive, teologjive dhe sigurisht i modeleve të migrimit që kanë dalë nga Europa dhe që krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Por, shtoi Vance, “liderët europianë kanë investuar në mënyrë radikale të pamjaftueshme në siguri, dhe kjo duhet të ndryshojë.”

Ai nuk kurseu as një thumb ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një tjetër përplasje në luftën e fjalëve mes të dyve, që nisi me përplasjen e tyre të tensionuar në Zyrën Ovale në shkurt, kur Vance e tërhoqi  vëmëndjen Zelenskit për “mungesën e respektit.”

Në një intervistë për emisionin amerikan “60 Minuta” të dielën, Zelensky akuzoi zv.presidentin se “po justifikonte në njëfarë mënyre” pushtimin rus dhe se kishte rënë viktimë e dezinformatave të Moskës. Vance reagoi duke thënë se është “paksa absurde që Zelensky t’i thotë [qeverisë amerikane], e cila aktualisht po mban në këmbë të gjithë qeverinë dhe përpjekjen e tij të luftës, që ne jemi në anën e rusëve.”/Politico.eu

Previous Post

“Zgjidhje si për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore!” SHBA përgatit planin për armëpushimin në Ukrainë: Vendi të ndahet në 3 pjesë

Next Post

Akuzohej për korrupsion të rëndë, SHBA-të i heqin “non grata-n” zyrtarit të lartë hungarez, bashkëpunëtorit të Orban

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

January 14, 2026
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026
Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

January 14, 2026
“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

LAJME

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

by timoni.al
January 14, 2026
0

Alvaro Arbeloa ka nisur keq aventurën e tij si trajner i Real Madridit, duke pasuar Xabi Alonson. Në ndeshjen e...

Read moreDetails
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026
Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

January 14, 2026
“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

January 14, 2026
SHBA me një qasje të ashpër/ Bllokim për Shqipërinë, në contrast me Serbinë, gazetarja për ‘Top Story’: Njerëzit largohen për shkak të mungesave…

SHBA me një qasje të ashpër/ Bllokim për Shqipërinë, në contrast me Serbinë, gazetarja për ‘Top Story’: Njerëzit largohen për shkak të mungesave…

January 14, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

January 14, 2026
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al