Sabrina Krasniqi, një modele 27-vjeçare, dyshohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, përpara se të vriste veten.
Për arsye ende misteriose, Sabrina qëlloi 5 herë me armë në drejtim të bashkëshortit të saj, 34 vjeçarit Pajtim Krasniqi në ballkonin e banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale. Më pas, e reja vrau veten me armë, shkruan NYP.
Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti trupat e pajetë të çiftit në ballkonin në katin e 45-të të ndërtesës.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një tradhtie.
Raportohet se brenda banesës janë gjetur një arush pellushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të, ndërsa televizori ishte ende ndezur.
“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha një dëshmitar, Max Braedlin, për mediat lokale: “Dëgjova të shtënat dhe pas disa minutash makinat e policisë.”
Sabrina, me emrin e vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele, e cila kishte pozuar për Inside Edition të vitit 2021, sipas Local 10 News.