TIRANË– Pak minuta mëherët një nga policët e vendosur në gardhin para bashkisë së Tiranës ka humbur ndjenjat. Menjëherë pranë bashkisë ka arritur ambulanca që e mori efektivin dhe e ka shoqëruar në spital.
Ndërkohë raportohet se ka qenë këshilltari Ilir Alimehmeti që i ka dhënë policit ndihmën e parë.
Protesta para bashkisë vijon, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.















