Monday, July 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë fshehu policia në tragjedinë e Himarës dhe mesazhi rrëqethës i gjyshit të Jonadës

Editor by Editor
August 13, 2022
in AKTUALITET
0
E FUNDIT/ Vrau me skaf 7-vjeçaren, Gjykata merr vendimin për policin Arjan Tase
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qendronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm.

E frikshme, por kjo është Shqipëria sot!

Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze. Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën.
Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.”

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rende.

Por, çfarë thanë për ngjarjen në deklaratat zyrtare policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore AMP?! Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes.

Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP.

Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes. Por, si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarq veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme.

Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës.

Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjar. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”./ BW

Previous Post

E pabesueshme, makina qarkullon pa njërën gomë në autostradë

Next Post

VIDEO/ Skema 3D, si e përplasi për vdekje komisari Tase vogëlushen 7-vjeçare në Himarë

Next Post
VIDEO/ Skema 3D, si e përplasi për vdekje komisari Tase vogëlushen 7-vjeçare në Himarë

VIDEO/ Skema 3D, si e përplasi për vdekje komisari Tase vogëlushen 7-vjeçare në Himarë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

July 7, 2025
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025
Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

July 7, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

AKTUALITET

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

by Editor
July 7, 2025
0

ZVICRA- Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut me qëllimin për të performuar në një...

Read moreDetails
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025
Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

July 7, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
“Nuk do të ketë asnjë përjashtim”, Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 10% për vendet që mbështesin BRICS-in

“Nuk do të ketë asnjë përjashtim”, Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 10% për vendet që mbështesin BRICS-in

July 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

July 7, 2025
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al