Thursday, January 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Çështja nuk është Shqipëria”/ Kthimi i emigrantëve nga Gjadri, reagime të forta në Itali. Qeveria Meloni nuk tërhiqet, ja ç’paralajmërohet

Editor by Editor
October 19, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Çështja nuk është Shqipëria”/ Kthimi i emigrantëve nga Gjadri, reagime të forta në Itali. Qeveria Meloni nuk tërhiqet, ja ç’paralajmërohet
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria italiane nuk tërhiqet, ndërsa paralajmëron se javën e ardhshme pritet një tjetër transferim emigrantësh drejt qendrës së Gjadrit në Lezhë.

Kjo të paktën sipas mediave italiane, ndërsa Kryeministrja Gioergia Meloni ka njoftuar një mbledhje Qeveri të hënën ku pritet të gjendet një zgjidhje e re, pas vendimit të Gjykatës së Romës.

“Çështja nuk është Shqipëria, çështja është shumë më e gjerë. Në thelb, gjyqtarët thonë se nuk ka vende të sigurta. Kështu që unë ju komunikoj zyrtarisht se problemi nuk është në Shqipëri, problemi është se askush nuk mund të riatdhesohet, nuk mund të largoni njerëzit, nuk mund të bëni asnjë politikë për të mbrojtur kufijtë.Shpresoj se do të më thoni edhe se si zgjidhet, si menaxhohet rendi publik, kush do të paguajë miliardat e mikpritjes që ne do të duhet të paguajmë”, tha Meloni.

Do të gjej një zgjidhje edhe për këtë problem, premton Meloni, ndërsa thekson “kam ndërmend të eci përpara. Por është një çështje që do ta zgjidhim së shpejti”.

E ndërsa në Itali po rikthehen 12 emigrantët e sjellë në Gjadër tre ditë më parë, ministri i Drejtësisë Carlo Nordio e konsideron anormal vendimin e dhënë. Ministri thotë se “reagimi i politikanëve nuk ka qenë kundër drejtësisë por kundër vendimit, me të cilin ne nuk jemi dakord dhe madje e konsiderojmë jonormal. Nuk mund të jetë drejtësia që përcakton një shtet pak a shumë të sigurt, është një vendim shumë i lartë politik. Ne do të marrim masa legjislative”.

Nordio shprehet se “nëse gjyqësori i tejkalon kompetencat e tij duke i atribuar prerogativa që nuk mund t’i ketë, si ai i përcaktimit të një shteti të sigurt, duhet të ndërhyjë politika që shpreh vullnetin popullor. Ne i përgjigjemi popullit, nëse njerëzit nuk janë dakord me atë që bëjnë, ne shkojmë në shtëpi. Gjyqësori, i cili është autonom dhe i pavarur, nuk i përgjigjet askujt dhe për këtë arsye nuk mund të marrë prerogativa të hollësishme dhe në thelb politike”.

Matteo Salvini mblodhi një këshill federal të Lidhjes me urgjencën më të madhe. Për Salvinin, “kushdo që a pengon të mbrojmë kufijtë, e vë vendin në rrezik”.

“Më duket e qartë se ka një pjesë të gjyqësorit që angazhohet shumë në politikën e majtë. Ka disa gjyqtarë që mendojnë se janë më shumë në një qendër komunitare sesa në një gjykatë. Nëse nuk u pëlqejnë ligjet e imigracionit, duhet të kandidojnë dhe të kërkojnë votat e italianëve”, shtoi Salvini.

Ministri për Biznesin Adolfo Urso gjithashtu ka reaguar.

“A duhet të vazhdojmë, duke pasur parasysh vendimet në këtë drejtim? Vendi kishte një mandat të qartë nga votuesit dhe qytetarët. Vendimet politike dhe qeveritare, të cilat janë konsekuente, pasqyrojnë plotësisht mandatin e marrë. Ne jemi aty, do të donim të ishin edhe të tjerët”, thotë ai në margjinat e një takimi në Palermo.

“Kur ka një përplasje mes fuqive të të njëjtit vend është gjithmonë problem. Dhe rrezikon të bëhet problem për demokracinë. Ne vazhdojmë të mbështesim që ligji Bossi Fini duhet kapërcyer”, komenton sekretari i përgjithshëm i Uil, Pierpaolo Bombardieri.

Previous Post

Përplasja me armë në Bruksel, zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë

Next Post

Hulumtimet: Të kesh një motër rrit vetëbesimin dhe ndihmon shëndetin mendor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Dëshmia e dhimbshme pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna e emocionuar në “Ftesë në 5”: Familjarët e saj duhet të ndëshkohen, babai i vajzës…

January 29, 2026
BE mbështet Trump-in në qëndrimin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Miratuam shpalljen e Gardës Revolucionare si grup terrorist.

Shkëmbimi i trupave mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1,000 ushtarë të humbur në luftë

Inteligjenca Artificiale parashikon shortin e Champions League, me ndeshje të vështira për Realin e Madridit dhe PSG-në.

Lajmi Fundit

by timoni.al
January 29, 2026
0

Një dëshmi e re ka sjellë shpresë për zbardhjen e fatit të Bleona Matës, vajzës së zhdukur për 15 vjet...

Read moreDetails
BE mbështet Trump-in në qëndrimin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Miratuam shpalljen e Gardës Revolucionare si grup terrorist.

BE mbështet Trump-in në qëndrimin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Miratuam shpalljen e Gardës Revolucionare si grup terrorist.

January 29, 2026
Shkëmbimi i trupave mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1,000 ushtarë të humbur në luftë

Shkëmbimi i trupave mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1,000 ushtarë të humbur në luftë

January 29, 2026
Inteligjenca Artificiale parashikon shortin e Champions League, me ndeshje të vështira për Realin e Madridit dhe PSG-në.

Inteligjenca Artificiale parashikon shortin e Champions League, me ndeshje të vështira për Realin e Madridit dhe PSG-në.

January 29, 2026
Vdekja e dy qytetarëve amerikanë nga agjentët e federalëve, ish-drejtori i ICE-së në Minneapolis: “Nuk donim të ndodhte asnjë humbje jete, por…”

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dëshmia e dhimbshme pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna e emocionuar në “Ftesë në 5”: Familjarët e saj duhet të ndëshkohen, babai i vajzës…

Dëshmia e dhimbshme pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna e emocionuar në “Ftesë në 5”: Familjarët e saj duhet të ndëshkohen, babai i vajzës…

January 29, 2026
BE mbështet Trump-in në qëndrimin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Miratuam shpalljen e Gardës Revolucionare si grup terrorist.

BE mbështet Trump-in në qëndrimin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Miratuam shpalljen e Gardës Revolucionare si grup terrorist.

January 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al