Qindra besimtarë kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon vdekjen e Krishtit në Kryq. Ceremonia e Epitafit është zhvilluar në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku shumë qytetarë ishin të pranishëm. Riti filloi në katedralen e përmendur dhe vazhdoi nëpër qytet.
Besimtarët mbajtën qirinj të ndezur në duar dhe u lutën gjatë kësaj dite të shenjtë, e cila shënon vdekjen e Jezu Krishtit. E premtja e Zezë i paraprin të dielës së Pashkëve, kur Krishti do të ringjallet, duke kulmuar kështu kremtimet e Pashkëve.















