Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Census 2024 – Dështim i planifikuar, propagandë që i ra Ramës mbi kokë

Editor by Editor
July 3, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED
0
Census 2024 – Dështim i planifikuar, propagandë që i ra Ramës mbi kokë
0
SHARES
45
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Hoxha

Me mbi 6 muaj vonesë, Instituti i Statistikave (INSTAT), d.m.th Qeveria Rilindëse, shpalli rezultatet e Census 2023 mbi regjistrimin  e popullsisë dhe banesave, si fotografi e datës 17 për 18 shtator 2023. Në fjalimin e saj, në atë sesion masiv propagandistik, me plot duartrokitje, vetëm me prezantime, pa pyetje, pa përgjigje, pa debat, përfaqësuesja e INSTAT dhe folësit e tjerë, përfshirë konsulentët e mirëpaguar dhe ndërkombëtaret e mirëtrajtuar të Tiranës, nuk shpjeguan pse kjo vonesë, as në prezantimin e rezultateve as ne kryerjen e vetë census-it.

Për t’i qëndruar distancës 10 vjeçare census-i duhej të ishte kryer në vjeshtën 2021, por nuk u krye. Pandemia Covid, në zbutje atë vjeshte, assesi nuk është justifikim. Census-i nuk u krye as në vjeshtën 2022. Dështimi i tender-it për blerjen e tableteve është justifikim fëminor, ndërsa zgjedhjet vendore në maj 2023 pretekst i pacipë.

Ndërsa veprimet në terren përfunduan brenda tetorit 2023 asgjë nuk e justifikon vonesën kaq të gjatë të daljes së rezultateve, as mbajtjen fshehur me fanatizëm të tyre, ndryrë në kasafortë. Çdo vend, të paktën në Evropë, kur kryen census, e mban publikun të informuar javë mbas jave me ecurinë dhe rezultatet e ndërmjetme. Kështu bënë edhe fqinjët tanë ballkanikë pale, edhe Kosova shqiptare gjithashtu.

Justifikimi i nevojës për kohë më të gjatë për rezultate më të sakta e më të plota nuk ka vend ku të rrijë. Me teknologjinë e tabletave rezultatet mund të dalin në kohe reale si votimi online. Ky justifikim nuk u mbështet as nga cektësia dhe pjesshmëria e rezultateve dhënë me 28 qershor 2024. Koha e gjatë marrë nga INSTAT mundësonte dhënien e rezultateve shumë më të detajuara, më kapilare dhe me krahasimore edhe me dy census-et pararendëse 2011 dhe 2001.

Afërmendësh që këto vonesa nuk mund të shpjegohen me paaftësinë – Shqipëria ka bërë census-e edhe në 2001 edhe ne 2011, pa vonesa edhe në kryerjen edhe në dhënien e rezultateve – ndaj mbetet që vonesat të shpjegohen vetëm me djallëzinë, pra me nevojën për të manipuluar rezultatin në funksion të (kundër)propagandës, veçanërisht lidhur me shkallën e emigrimit, thënë ndryshe të braktisjes së vendit në dekadën rilindëse.

Në prezantimin e rezultateve në konferencën e datës 28 qershor, INSTAT-i i rilindur u kujdes që masën vjetore të emigracionit  në dekadën rilindëse ta barazonte me atë pararendëse në nivelin e afro 50 mijë vetë në vit (pa qartësuar termat bruto a neto). Truke të tjera vizuale dhe kalkulative, përdorur në prezantimet e asaj konference, tentonin ta zbusnin e kamuflonin faktin e dhimbshëm të rrënimit demografik, pasojë e braktisjes masive të vendit nga mosha e punës, rinore e pjellore.

Në fakt, edhe duke i qëndruar shifrës rilindëse prej 2.4 milionë banorë në 2023 dhe shtesës demografike (lindje-vdekje) rreth 90 mijë, kundrejt census-it 2011 me 2.82 milionë banorë, rezulton se emigrimi neto në 2012-2023 është në rendin e 510 mijë vete apo  42.5 mijë vetë në vit ndërsa në periudhën 2002-2011, bazuar në census 2001 dhe 2011, emigrimi neto rezulton se është rreth 325 mijë vetë apo rreth 32.5 mijë vetë në vit. Qofte edhe me këto shifra dy periudhat nuk mund të barazohen pasi e dyta, ajo rilindese, rezulton me një intensitet mesatar vjetor emigrator neto me afro 1/3 apo mbi 30% më e lartë se ajo pararendëse 2002-2011, quajtur ndryshe politika e vjetër socialisto-demokrate.

Vetë shifra 2.4 milionë banorë është autoprova e dështimit të INSTAT i cili, në parashikimet e veta më të fundit para census-it, e vlerësonte popullsinë në rendin e 2.76 milionë banorë dhe emigracionin neto në rendin e 250 mijë vetë gjithsej, marzhe gabimi këto të rendit shumë të lartë, përtej çdo justifikimi profesional.

Afërmendsh që rezultatet e ofruara, qofte edhe si autogola vetësakrifikues të INSTAT, nuk mund të besohen. Të dhënat e statistikave europiane për emigrantët e ligjshëm, ata informale dhe ata për azil në dhjetëvjeçarin e fundit, me afro 900 mijë shtetas shqiptarë, shto këtu edhe te tjerët në UK, US, Kanada e gjetkë, e rrëzojnë lehtësisht shifrën prej 2.4 milion banorë të Census 2023.

Shifrat e INSTAT rrëzohen edhe nga krahasimi i shkallës së rënies se lindjeve në periudhën 2002-2011 kundrejt 2012-2023, ku në të dytën rënia mesatare vjetore është afro dyfishi, e veçanërisht rënia drastike e tyre, e afro 4-5 fishin e mesatares, në vitet e veçanta 2015, 2018, 2022, 2023, gjë që shpjegohet vetëm me shumëfishimin proporcional të efektit emigrator në këto vite dhe në gjithë dekadën rilindëse (për më shumë detaje shih – Rilindje pa lindje, Shqipëri në arrati).

Shifrat e INSTAT rrezohen edhe nga renia pikiatë e regjistrimeve ndër vite në arsimin 9 dhe 12 vjeçar dhe nga të dhëna të tjera të tërthorta, me e dukshmja mungesa uleritëse e fuqisë punëtore; edhe nga krahasimet relative me rënien e popullsisë në Kosovë dhe vendet e tjera ballkanike sipas census përkatës ndërsa ne kemi qenë ndër kampionët botërore të azilkërkimit.

Si përfundim, një regjim i këtillë rilindes, kaq karagjoz dhe kaq i pacipë, që të planifikojë dështimin e census-it dhe të akaparojë rezultatet propagandistike të tij, është i papranueshëm e duhet demaskuar. Hetimi parlamentar i opozitës është edhe domosdoshmëri edhe e vetmja mundësi e kundërreagimit shoqëror. Të ashtuquajturën “Drejtësi e Reformuar” harrojeni, është e regjimit.

Previous Post

Në Shqipëri vijnë turistët më të varfër të Evropës/ Një turiste angleze harxhoi 100 paund për tre ditë, bukë me vete dhe sufllaqe

Next Post

I jepet lamtumira Kadaresë, Albin Kurti kryen homazhe në nderim të shkrimtarit

Next Post
I jepet lamtumira Kadaresë, Albin Kurti kryen homazhe në nderim të shkrimtarit

I jepet lamtumira Kadaresë, Albin Kurti kryen homazhe në nderim të shkrimtarit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al