Sunday, March 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çdo shkelje që mund të çojë në dëbim/ Administrata e Trump rishikon 55 milionë të huajt me viza amerikane

Editor by Editor
August 22, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Çdo shkelje që mund të çojë në dëbim/ Administrata e Trump rishikon 55 milionë të huajt me viza amerikane
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefshme të SHBA-së, për çdo shkelje që mund të çojë në dëbim. Kjo është pjesë e masave gjithnjë e më të ashpra kundër të huajve që kanë leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.

Në një përgjigje me shkrim për Associated Press, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se të gjithë personat me viza – përfshirë turistët e huaj – i nënshtrohen kontrollit të vazhdueshëm për të parë nëse kanë bërë diçka që i bën të papërshtatshëm për hyrje ose qëndrim në SHBA.

Nëse gjenden të dhëna të tilla, viza do t’u hiqet, ndërsa nëse mbajtësi i vizës ndodhet brenda territorit amerikan, ai ose ajo do të dëbohet, tha DASH-i. Që kur presidenti amerikan, Donald Trump mori detyrën, administrata e tij është përqendruar në dëbimin e migrantëve që qëndrojnë ilegalisht në SHBA, por edhe të atyre me viza studentore apo me viza për programe shkëmbimi të studentëve.

Mesazhet nga Departamenti i Shtetit tregojnë se procesi i vazhdueshëm i kontrollit – i cili, sipas zyrtarëve, kërkon shumë kohë – është intensifikuar ndjeshëm. Kjo do të thotë se edhe ata që tashmë kanë leje qëndrimi në SHBA, kjo leje mund t’u hiqet papritur.

Sipas të dhënave të Departamentit për Siguri të Brendshme, vitin e kaluar në SHBA kanë qenë 12.8 milionë persona me “green card” dhe 3.6 milionë me viza të përkohshme.

Shifra prej 55 milionësh sugjeron se një pjesë e personave nën kontroll mund të ndodhen jashtë SHBA-së me viza turistike, tha Julia Gelatt nga Instituti për Politika të Migracionit. Ajo vuri në dyshim vlerën e shpenzimit të resurseve për persona që ndoshta nuk do të kthehen më kurrë në SHBA.

DASH-i theksoi se përqendrohet në indikatorë të papërshtatshmërisë, përfshirë qëndrimin përtej afatit të vizës, aktivitetet kriminale, rrezikun për rendin publik, përfshirjen në aktivitete terroriste apo mbështetjen e organizatave terroriste.

“Ne rishikojmë çdo informacion të disponueshëm gjatë procesit të kontrollit, përfshirë të dhëna nga policia, agjencitë e emigracionit ose çdo informacion tjetër që mund të dalë pas lëshimit të vizës dhe që mund të tregojë papërshtatshmëri”, tha Departamenti i Shtetit.

Po ashtu, SHBA-ja do të ndalojë lëshimin e vizave të punës për shoferët e kamionëve komercialë, njoftoi më 21 gusht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në rrjetin X.

“Shtimi i numrit të shoferëve të huaj që drejtojnë kamionë të mëdhenj me rimorkio në autostradat amerikane po rrezikon jetët e qytetarëve amerikanë dhe po dëmton mundësitë e fitimit për kamionistët amerikanë”, shkroi Rubio.

Previous Post

FOTO/ Xhama të thyer dhe vendi i larë në gjak, pamje nga hyrja e pallatit ku mbeti e vrarë 36-vjeçarja shqiptare, autori ende në arrati

Next Post

Krim i tmerrshëm në Greqi: Shqiptari vranë gruan e tij me thikë, publikohen imazhet e çiftit të lumtur gjatë pushimeve.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident fatal në Tiranë/ Një 28-vjeçar humb jetën pas përplasjes së motorit me barrierat e rrugës.

March 22, 2026
Forcat izraelite vazhdojnë ofensivën ndaj Hezbollahut në Liban, duke eliminuar një komandant dhe dy anëtarë të grupit.

Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

LAJME

by timoni.al
March 22, 2026
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku ka rezultuar me humbjen e jetës...

Read moreDetails
Forcat izraelite vazhdojnë ofensivën ndaj Hezbollahut në Liban, duke eliminuar një komandant dhe dy anëtarë të grupit.

Forcat izraelite vazhdojnë ofensivën ndaj Hezbollahut në Liban, duke eliminuar një komandant dhe dy anëtarë të grupit.

March 22, 2026
Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

Media turke zbardh detajet e arsyes për Muçin; Trabzonspor nuk pranoi një ofertë të madhe.

March 22, 2026
Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

Britania e pasigurt: Specialistët nënvizojnë se siguria ofrohet vetëm nga sistemet mbrojtëse amerikane

March 22, 2026
Selin dhe Brikena, dhëmballat e prishura; Miri, anestezist. Mesazhi mbështetës për Rogertin, Ilnisa Agolli shokuese: Kam marrë përshtypje prej mallkimesh të ulëta.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Tiranë/ Një 28-vjeçar humb jetën pas përplasjes së motorit me barrierat e rrugës.

Aksident fatal në Tiranë/ Një 28-vjeçar humb jetën pas përplasjes së motorit me barrierat e rrugës.

March 22, 2026
Forcat izraelite vazhdojnë ofensivën ndaj Hezbollahut në Liban, duke eliminuar një komandant dhe dy anëtarë të grupit.

Forcat izraelite vazhdojnë ofensivën ndaj Hezbollahut në Liban, duke eliminuar një komandant dhe dy anëtarë të grupit.

March 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al