Category: Vendi

  • Sherr, pronë, armë dhe dy familje, policia ndërhyn dhe shmang krimin

    Sherr, pronë, armë dhe dy familje, policia ndërhyn dhe shmang krimin

    Policia e Vaut të Dejës ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy familjeve për pronën, i cili mund të përfundonte me një bilanc tragjik.

    Mësohet se 4 persona ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Barbullush dhe për këtë arsye policia vuri në pranga një prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër, pasi këta të fundit me armë zjarri kërcënuan dy vëllezër.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

  • Ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtar për shitje droge, arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar

    Ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtar për shitje droge, arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar

    Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar shqiptar për llogari të drejtësisë shqiptare.

    Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

    Ai është dënuar në mungesë, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Mësohet se gjatë kësaj kohe 30-vjeçari punonte si kamerier në një hotel italian, aty ku edhe u arrestua nga policia.

    Ai u dërgua në burgun e Spini di Gardolo, ndërsa pret ekstradimin drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

  • Autobusi përfundon në trotuar, përplas për vdekje 3 persona

    Autobusi përfundon në trotuar, përplas për vdekje 3 persona

    Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Spanjës, Cadiz.

    Mediat atje shkruajnë se një autobus ka dalë nga rruga e për pasojë ka përplasur për vdekje tre këmbësorë, ndërsa një kalimtar tjetër ka mbetur i lënduar.

    Bëhet me dije se asnjë nga pasagjerët që ndodheshin në autobus nuk u lënduan gjatë përplasjes.

    “Autobusi doli nga rruga dhe përplasi kalimtarët që ndodheshin në trotuar,” njoftojnë autoritetet spanjolle.

    Edhe pse ende nuk ka një raport final për shkakun e aksidentit, mediat lokale shkruajnë se autobusi kishte problem me frenat.

  • “Ky vend është i radhës”, djali i Trump “zbulon” se ku do të shpërthejë lufta e madhe

    “Ky vend është i radhës”, djali i Trump “zbulon” se ku do të shpërthejë lufta e madhe

    Një konflikti i radhës global mund të shpërthejë në Tajvan, tha Eric Trump, djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

    “Tajvani është i radhës”, shkroi ai në rrjetet sociale.

    Sipas tij, çdo konflikt i madh i armatosur në botë është pasojë e dobësisë së SHBA-së.

    Izraeli u godit nga sulme me raketa në shkallë të gjerë nga Rripi i Gazës të shtunën. Shërbimi për shtyp i ushtrisë izraelite deklaroi se janë hedhur më shumë se tre mijë raketa. Përveç kësaj, luftëtarët e Hamasit , pas sulmeve masive me raketa, depërtuan në zonat kufitare në jug të vendit.

    Krahu ushtarak i lëvizjes palestineze njoftoi të shtunën Operacionin “Përmbytja Al-Aksa” kundër Izraelit.

    Forcat e Mbrojtjes izraelite njoftuan nisjen e operacionit hakmarrës “Shpata të Hekurta” kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim drejtuar kombit, tha se vendi ishte në një gjendje lufte dhe tha se ai kishte urdhëruar një mobilizim të gjerë të rezervave.

  • “Nuk mund të largohem, kam familjen këtu”, banorët në luftë rrëfejnë tmerrin që po jetojnë

    “Nuk mund të largohem, kam familjen këtu”, banorët në luftë rrëfejnë tmerrin që po jetojnë

    Prej disa ditësh tashmë mes Izraelit dhe grupit të Hamasit po zhvillohen luftime ku përdorimi i armëve, raketave dhe robërimi ka rënë i tëri “mbi kurrizin” e njerëzve të pafajshëm.

    Të shumta janë rrëfimet e trishta që mbërrijnë nga vendi ku po zhvillohen ngjarjet përmes mediavendërkombëtare.

    I tillë ka qenë edhe rrëfimi i Valeria Goldenberg, një 26-vjeçare nga qyteti i Ashkelonit në Izrael, sipas BBC.

    26-vjeçarja e gjendur në një “strehimohe” të improvizuar rrëfen se të shoqin e ka të punësuar në spital dhe nuk mund të largohet.

    Gjithashtu ajo nuk e ka konsideruar opsionin e largimit pasi edhe familja e saj ndodhet atje, por shpreson që kjo situatë të përfundojë shpejt.

    “Nuk ishte një opsion për t’u larguar. Unë kam prindër këtu në Ashkelon dhe im shoq punon në spital dhe nuk mund të largohet,” thotë ajo.

    “Sinqerisht, nuk kam fjalë të mjaftueshme për të thënë, por ne të gjithë shpresojmë se do të përfundojë së shpejti,” shtoi 26-vjeçarja.

  • Humbi kontaktet me familjen në Itali, 27-vjeçarja gjendet në klinikën e QSUT!

    Humbi kontaktet me familjen në Itali, 27-vjeçarja gjendet në klinikën e QSUT!

    Olga, vajza e cila po kërkohej nga prindërit italianë është gjetur në urgjencën QSUT.

    Nuk dihet deri më tani gjendja shëndetësore e saj, 27-vjeçarja italiane humbi kontaktet me familjen e saj në Itali.

    Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

    Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

    Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme. Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare:

    [email protected], të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës ose Ambasadën Italiane në Tiranë”, thuhet në mesazhin e tyre.

  • E rëndë në Librazhd, përmbyset aksidentalisht kamioni, lëndohet 68-vjeçari

    E rëndë në Librazhd, përmbyset aksidentalisht kamioni, lëndohet 68-vjeçari

    Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.
    Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • SPAK heq dorë nga e dashura e Dumanit, ia kalon dosjen Fierit ndaj Mirjetë Hajdinit

    SPAK heq dorë nga e dashura e Dumanit, ia kalon dosjen Fierit ndaj Mirjetë Hajdinit

    Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të shpallë moskompetencën për të dashurën e Nuredin Dumanit, kosovaren Mirjetë Hajdini.

    Sipas gazetarit të Ora News Elton Qyno, deklarimi i shpalljes së moskompetencës është bërë pak kohë më parë, ku fillimisht SPAK ia ka transferuar dosjen e Mirjetë Hajdinit, prokurorisë së Elbasanit dhe më tej kjo e fundit ia ka dërguar dosjen prokurorisë së Fierit.

    Kjo pasi në muajin Mars 2022 Mirjetë Hajdini u arrestua fillimisht në qytetin e Fierit dhe më pas çështja u transferua në Elbasan.

    Aktualisht kjo prokurori ka marrë të pandehur Mirjetë Hajdinin për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

    Mirjetë Hajdini ka shoqëruar Nuredin Dumanin në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka pretenduar se kishte krijuar një raport intim me Dumanin, të cilin e ka njohur me emrin Arvit Spahiu.

  • “84 pompa me një dorë për një minutë”, njihuni me shqiptarin që theu rekordin “Guinness”

    “84 pompa me një dorë për një minutë”, njihuni me shqiptarin që theu rekordin “Guinness”

    Shkëlqim Miftari është 25-vjeçari nga Gjilani i cili ka thyer rekordin “Guinness” në disiplinën e pompave.

    Ai ka arritur të realizojë 84 pompa me një dorë, brenda 1 minute.

    I ftuar në programin “Në shtëpinë tonë”, ai tregoi se për këtë arritje i është dashur të punojë fort për shtatë vjet me radhë, derisa ia doli të thyejë rekordin e të bëjë krenar gjithë rrethin e tij familjar.

    I riu gjithashtu tregoi në studio cilat janë teknikat e duhura të realizimit të pompave, pasi një teknikë e gabuar mund të shkaktojë edhe dëmtime.

    Në fund, ai dha një mesazh për të gjithë të rinjtë që nuk kanë motivim për të kryer aktivitet fizik. “Nëse vendosni shëndetin si primar, do t’ia dilni”, ishte mesazhi i tij.

  • Zyrtare nga UEFA: Caktohen vendet pritëse të Kampionatit Europian 2028 dhe 2032

    Zyrtare nga UEFA: Caktohen vendet pritëse të Kampionatit Europian 2028 dhe 2032

    Tani gjithçka është zyrtare, UEFA i ka dhënë Kampionatin Europian 2028 Mbretërisë e Bashkuar me ndeshje në Angli, Skoci, Uells, Irlandë Veriore dhe Irlandë.

    Ndërsa Kampionatin Europian të vitit 2032, UEFA ia ka dhënë Italisë dhe Turqisë.

    Ekzekutivi i Konfederatës Europiane, në Nyon, në fakt votoi pro për kandidaturën e përbashkët. Caktimi i Romës dhe Stambollit ishte dukur i sigurt që nga zgjedhja e dy vendeve, tre muaj më parë, për t’u paraqitur së bashku si kandidatura e vetme për edicionin që do të zhvillohet pas nëntë vitesh.