Category: POLITIKE

  • FOTO/ Alibeaj pazare dhe tendera në Londër me deputetët e PS. Shet demokratet për interesa personale

    FOTO/ Alibeaj pazare dhe tendera në Londër me deputetët e PS. Shet demokratet për interesa personale

    Deputeti Enkelejd Alibeaj u fotografua në Londër, teksa feston me kolegët socialistë, por edhe me strukturat e të majtës në këtë qytet.

    Në krah të Alibeajt ishte deputeti socialist, ish-kryeministri Pandeli Majko.

    Po ashtu të pranishëm në tryezë ishin edhe deputeti tjetër i PS, Lavdrim Krashi, deputeti Kreshnik Çollaku dhe drejtues të PS në diasporë.

    Duket se Alibeaj po festonte me socialistët vendimin e tij për të përjashtuar deputetët demokratë nga grupi parlamentar.

    Ndërsa socialistët e mbajtën atë kryetar grupi vetëm falë procedurës.

    Image

  • SKANDALI/ Videomesazhi: Detaji që tradhton ‘gripin’ publik të Ramës, kapet me “presh” në dorë

    SKANDALI/ Videomesazhi: Detaji që tradhton ‘gripin’ publik të Ramës, kapet me “presh” në dorë

    Edi Rama i dha fund mungesës dhe u rishfaq mëngjesin e kësaj të hëne. Hera e fundit që ai doli në publik ishte 5 ditë më parë, kur mblodhi edhe drejtuesit politikë, ndërsa para gazetarëve mohoi akuzat se ka lidhje me hetimet që autoritetet amerikane po bëjnë për zyrtarin e arrestuar McGonigal. Pikërisht ky skandal ku emri i tij përmendej plot 14 herë në aktakuzën amerikane kishte shtuar spekulimet se kryeministri ishte fshehur, për të mos u përballur me këtë episod aspak të këndshëm për karrierrën e tij.

    Por ai i ka hedhur poshtë këto spekullime duke pretenduar se ka qenë me grip.

    Në një videomesazh nga zyra e tij ai tha: “Përshëndetje, fillim javë të mbarë, uroj të jeni mirë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe ‘nuk të bën për burrë’, kur thonë tironsit”.
    Natyrisht, ky është sezon një virusesh dhe nuk përbën çudi që edhe “Skënderbeu” të mos jetë imun ndaj tyre. Por Ramën e tradhëton një fakt tjetër. Ai kurrë nuk e informon publikun për buletinin e tij shëndetësor, që ruhet si sekret shtetëror i denjë për një vend diktatorial. Ai kurrë nuk ka informuar as për krizat e veta të azmës, as për ankthet dhe as për bllokimin që i bën hernia diskale. Ndërsa këtë herë që në fjalinë e parë të videomesazhit kujtohet të njoftojë se ka qenë katër ditë me temperaturë.

    Natyrisht ky njoftim shëndetësor ka karakter politik. Përndryshe lajme të tilla do qenë bërë rutinë sa herë shefi i qeverisë nuk ndihej mirë fizikisht apo psikologjikisht.

    Por, nëse ka pasur një synim të tillë, ai nuk e ka arritur dot qëllimin. Sepse të gjithë ata që kanë ngritur pikpyetje se kryeministri u zhduk për shkak të skandalit McGonigal, nuk kanë marrë përgjigje nga kjo transparencë shëndetësore e aplikuar për herë të parë.

    Pra, Rama mund të këtë qenë vërtet i prekur nga kjo flamë stinore, por fakti që ai e bëri publike atë nuk ka të bëjë aspak me gripin. Ai e vuri në dukje këtë fakt për të kundërshtuar ata që shkruanin se ai qe tronditur nga zbulimi i faktit se kishte korruptuar një zyrtar të FBI për ta përdorur kundër opozitës. Pra edhe nëse ka qenë i sëmurë ai e përdori sëmundjen në funksion të një strategjie komunikimi. Dhe të mendosh që një javë më parë tha se nuk do i përgjigjej më atyre që hidhin gurë në lumë për çështjen McGonigal./LAPSI

  • Protesta?-Meta del nga zyra e Berishës: Plan dhe dakordësi për shumë çështje

    Protesta?-Meta del nga zyra e Berishës: Plan dhe dakordësi për shumë çështje

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraditen e sotme takoi Sali Berishën në selinë e PD-së. Në përfundim të takimit, ai u pyet nëse do të ketë protesta këtë javë përpara parlamentit.

    Ish-presidenti nuk dha detaje, por tha se më shumë për planin do të flasë Sali Berisha pas pak.

    Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Kemi rënë dakord për shumë cështje të rëndësishme.

    Mbështesim plotësisht PD-në në të gjitha kërkesat e saj të drejta dhe legjitime dhe përpjekjet për të ekzekutuar pluralizmin politik do të kenë përfundim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz” tha ai.

  • Edi Rama i trembur deri në palcë nga Berisha, zbulohet urdhëri që i ka dhënë Lindita Nikollës

    Edi Rama i trembur deri në palcë nga Berisha, zbulohet urdhëri që i ka dhënë Lindita Nikollës

    Të enjten e kaluar opozita bllokoi foltoren e parlamentit duke kërkuar me cdo kusht praninë e Edi Ramës në seancë dhe mocion me debat për dosjen e FBI-së, ku përmendet edhe emri i kreut të qeverisë shqiptare.

    Lindita Nikolla përjashtoi Sali Berishën. Më pas PS kërkoi dhe komisioni në Kuvend miratoi të njëjtin fat edhe për katër deputetë të tjerë po të grupit të Sali Berishës. Në seancën e së enjtes, shumica kaloi me shpejtësi ligjet pa diskutime.

    Por çfarë do të ndodhë nëse kjo situatë përsëritet. Sot në mbledhjen e grupit të PS-së, Edi Rama ka dhënë porosi që të ndiqet e njëjta skemë nëse opozita bllokon foltoren, “të votojmë rendin e ditës pavarësisht opozitës” ishte urdhri.

  • Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja do të jetë e padiskutuar në 14 Maj. Mos bini pré e propagandës!

    Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja do të jetë e padiskutuar në 14 Maj. Mos bini pré e propagandës!

    “Në 14 Maj fitorja është e padiskutuar” ishte mesazhi që kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau me banorët e njësisë nr.3 në Tiranë.

    Në takim, Këlliçi i ftoi qytetarët ta bëjnë vetë krahasimin mes asaj që ndodh përreth tyre dhe propagandës së Veliajt.

    “Më 14 Maj është e padiskutuar fitorja. Kështu si jeni ju, jua them me bindje absolute që kështu si jeni ju, në çdo rrugicë ku shkojmë, në çdo lagje, qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës. Mos shihni sondazhet që nxjerrin Erjon Veliajn fitues në Tiranë, apo Edi Ramën fitues. Mjafton t’ju pyes unë ju këtu, në sondazhet që ju bëni çdo ditë me njerëzit që takoni, në familjet tuaja, të afërmit, miqtë, te supermarketi, te lokali i lagjes, në rrugë, kudo. A ju del njeri t’ju thotë që Erjon Veliajn e meriton ta votojnë prapë? Kaq më thoni!”

    Kandidati demokrat tha se propagandës së Erjon Veliajt i ka dalë boja, madje është shndërruar në një fenomen qesharak për banorët e Tiranës.

    “Na thanë te njësia nr.3, se i mbjell pemët te Parku Liqenit sot dhe të nesërmen i kap i shkul, i çon në Kashar dhe bën aktivitet atje. Vetëm Erjon Veliaj mund ta bëjë këtë. Betejën e kemi me modelin, me një të keqe më të madhe se sa Edi Rama që quhet Erjon Veliaj!
    Sado të përpiqen që të fshehin të vërtetën përmes propagandës tha Këlliçi, banorët e Tiranës e jetojnë përditë realitetin e kullave, të betonit, të trafikut dhe të smogut. Në foto besoj e shihni ju përherë që ka pamje të Erjonit, ose me përparëse duke dhënë ndonjë pjatë supë, ose me garuzhde, ose me ndonjë lopatë duke mbjellë pemë dhe kurrë nuk ju tregon ndonjë foto të kullave, të betonit, të trafikut dhe smogut!”

    Qytetarët në bashkëbisedimin me kandidatin e opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi shprehën shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë e tyre, në lidhje e administratën e ardhshme të Bashkisë.

    “Unë banoj në rrugën Rafael Dishnica. Është pa asnjë lloj infrastrukture. As është e rregulluar, as është e shtruar, absolutisht zero”, shprehu shqetësimin një prej tyre.

    Ndërsa një banor tjetër i njësisë 3 vuri në dukje problemin e trafikut në kryeqytet. “Trafiku i Tiranës është i tmerrshëm, më i tmerrshëm në shkallë Europe, por edhe një nga vendet me nga më të këqia në botë. Besoj duhet t’i japësh vëmëndje, të kapësh një grup ekspertësh, ta paguash që të rregullohet”, tha ai.

    “Ka dy vjet që jemi pa rrugë aty te lagjia jonë, mbi 40 familje, sa herë bie shi nuk i çojmë dot fëmijët në shkollë, në çerdhe nuk bëhet fjalë”, theksoi një tjetër qytetar.

    “Një fjalë po të them, nëse në 14 Maj jemi 2 milion votues në të gjithë Shqipërinë, po fitoi Erjon Veliaj bashkinë e Tiranës të garantoj në 2025 nuk do jemi as 1 milion”.

    “Asnjë rilindas, nuk mbaj mend asnjë emër të rilindasve dhe firmëtarëve të pavarësisë që të kenë emërtime shkollash. Kjo nuk i takon vetëm Bashkisë së Tiranës, por gjithë Shqipërisë. Tani Bashkim Finon ne e dimë kush ka qenë por ka edhe ca figura të tjera që i vënë emra shkollash dhe mua më duken të pavlera”, tha një banor tjetër i njësisë 3.

    Turi i dëgjesës së kandidatit të PD për Tiranën, Belind Këlliçi synon dëgjimin e sa më shumë qytetarëve me qëllim përgatitjen e programit që do të përfshijë zgjidhjen e problemeve në çdo lagje.

  • “Dorëheqje e menjëhershme”/ Berisha publikon videon e gazetares së CNN për “Rama – McGonigal”!

    “Dorëheqje e menjëhershme”/ Berisha publikon videon e gazetares së CNN për “Rama – McGonigal”!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një bisedë të korrespondentes ligjore të CNN për Nju Jorkun Cara Scannell dhënë medies ku ajo punon në lidhje me hetimin që po zhvillohet në SHBA për Charles McGgonigal, i akuzuar për lidhje me oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA dhe me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

    “Kur bëhesh famëzi në mediet e mëdha të botës; Ke vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme!” shkruan Berisha në mesazhin e tij që shoqëron videon e CNN.

  • New York Times: McGonigal po hetohet për 225 mijë $ që mori nga ish-agjenti shqiptar

    New York Times: McGonigal po hetohet për 225 mijë $ që mori nga ish-agjenti shqiptar

    Ish zyrtari i lartë i FBI-së, Charles Mc Gonigal është një nga emrat më të lakuar në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare. Pasi dyshohet se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pas daljes në pension si dhe ka fshehur qindra mijëra dollarë të marra nga një ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare, teksa ishte ende në detyrë.

    Por së fundmi New York Times shkruan se nuk ka asnjë tregues që të provojë se Gonigal punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska gjatë kohës që ishte në detyrë. Pra kjo akuzë e ngritur ndaj Mc Gonigal mund të bie pasi nuk provohet asnjë lidhje e tij me oligarkun rus gjatë kohës që ishte shefi i sektorit të kundërzbulimit në FBI.

    Ndërsa për akuzat në Shqipëri edhe opozita shqiptare ka bërë sa i takon korruptimit të Mc Gonigal nga Agron Neza biznesmen shqiptaro-amerikan (ish punonjës i inteligjencës shqiptare në kohën e komunizmit) për llogari të kryeministrit Rama, në aktakuzën e autoriteteve amerikane nuk flitet fare për korrupsion por për mosdeklarim të të ardhurave nga ish zyrtari i FBI-së.

    Nuk ka asnjë tregues në aktakuzën e Manhatanit se z. McGonigal punonte për Oleg Deripaska ndërsa ishte ende i punësuar në F.B.I. Çështja ende po hetohet dhe një aktakuzë paralele në Uashington që e akuzonte zotin Mc Gonigal se kishte marrë të paktën 225.000 dollarë pagesa sekrete nga një ish-punonjës i një shërbimi inteligjent shqiptar kur ishte ende në agjenci, ka ngritur pikëpyetje se sa i kompromentuar mund të ketë qenë ai në këtë çështje”-thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës amerikane.

  • Skandali i McGonigal, Berisha publikon foton: Duçka i sjell Edi Ramës edhe delegacione zyrtare të huaja

    Skandali i McGonigal, Berisha publikon foton: Duçka i sjell Edi Ramës edhe delegacione zyrtare të huaja

    Pas skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal në të cilin është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një foto-dëshmi.

    Në foton e publikuar nga Berisha duket kryeministri me një nga personazhet kryesorë  me të cilët ka kryer operacionet e veta jashtë vendit për përfitime personale e sidomos, kundër opozitës së shqiptare.

    Berisha tregon: “Duçka, krenaria e Edi Ramës. Në foto është Rama me këshilltarin e tij, të shtrenjtin Duçka i cili i sjell në zyrë jo vetëm bosët e klanit Sinaloa, por edhe delegacione zyrtare të huaja.”

    Në shkrimin e Zërit të Amerikës në lidhje me skandalin McGonigal, Duçka përmendet si njeriu që ka punuar “pa pagesë” afër Ramës.

    “Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.

    Zoti Rama nuk dha asnjë shpjegim se përse takimet me ish zyrtarin e FBI-së janë zhvilluar në prani të personave privatë, por dha disa shpjegime rreh marrëdhënieve të tij me ta. Për zotin Nezën ai tha se “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”.

    Zoti Rama nuk dha shpjegim se deri kur zoti Duçka ka punuar pranë tij. Herën e fundit që ata janë parë së bashku, të paktën publikisht, ka qenë në qershor të vitit të shkuar, kur zoti Duçka ishte pjesë e delegacionit që shoqëronte zotin Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, e madje ishte dhe në tryezën e bisedimeve me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.”

     

  • Inceneratori i Tiranës, Tedi Blushi: Boll u vodhët edhe bukën të varfërve

    Inceneratori i Tiranës, Tedi Blushi: Boll u vodhët edhe bukën të varfërve

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me masat që janë ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës kundrejt shitësve ambulantë.
    Në reagimin e tij ai thotë se Bashkia e Tiranës po vazhdon luftën kundër “informalitetit” të preshit dhe qepëve duke iu hequr mundësinë e mbijetesës.
    Ai gjithashtu shtoi se Erion Veliaj vijon të vjedh pa pushim miliona euro me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.
    “Boll u vodhët edhe bukën të varfërve!”, shkruan Blushi.

     

  • Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.3: Jam këtu për t’ju dëgjuar! Veliaj më i keq se Edi Rama!

    Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.3: Jam këtu për t’ju dëgjuar! Veliaj më i keq se Edi Rama!

    Në takimin që zhvilloi me banorët e njësisë nr. 3, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën,

    Belind Këlliçi tha se Turi i Dëgjimit do t’i shërbejë për të ndërtuar një program, që përmban
    zgjidhjen e shqetësimeve të tyre në çdo zonë të kryeqytetit.
    “Jam këtu për të dëgjuar dhe për të mbajtur shënim të gjithë problematikat tuaja, në mënyrë që
    në momentin që ne do të vijmë me prezantimin e programit për Tiranën për 4 vitet e ardhshme,
    unë dhe ekipi që më shoqëron do të vijë me problematikat konkrete dhe zgjidhjet konkrete në
    çdo lagje dhe çdo cep të Tiranës. Në ka një arsye, në ka një motiv për të cilin PS dhe PD janë
    bashkë, është kur thonë që Erion Veliaj është më i keq se Edi Rama. Këtë e thonë të djathtët
    patjetër, por këtë e thonë edhe të majtët. Veliaj është një e keqe shumë e madhe. Është çështje
    modeli. Është një model i tmerrshëm për Shqipërinë” tha Këlliçi në takimin me banorët.
    Në takim mori pjesë edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kërkoi nga kandidati për Bashkinë e
    Tiranës, të ketë si pikësynim ndaljen e vjedhjes dhe talljes që i bëhet banorëve të kryeqytetit
    nga administrata aktuale.
    “Këtu është gjithë pediatria në këtë rrugë që ne po flasim. Këtu vjen gjithë Shqipëria me fëmijët
    e sëmurë, në hall. I rri mendja se ku është polici. Nuk e kanë idenë njerëzit në Shqipëri, se në
    Tiranë është ky lloj regjimi policesk.
    Kanë fëmijën e sëmurë dhe shkojnë atje gjejnë “dhuratën” nga Policia Bashkiake. Dhe tallja aty,
    thotë “Kjo pagesë shkon për gjelbërimin e Tiranës”. Duhet të ndalni vjedhjen dhe duhet të ndalni
    talljen”, u shpreh Alimehmeti.
    Shqetësimet e banorëve qenë të shumta. Një prej qytetarëve denoncoi shembjen e shkollës
    “Xhezmi Delli” me pretekstin e tërmetit dhe braktisjen e projektit tashmë prej vitesh.
    “E kanë shembur shkollën dhe ka mbetur e bllokuar. Kërkojnë të vjedhin. Kafshojnë ndonjë
    copë tokë. Kanë nxjerr një projekt por aty ka vetëm shesh”, tha ajo.
    “Rrugica Ibrahim Braja e kanë lënë në mizerje. Vazhdimisht gënjejnë. Rrugica jonë është
    mizerje, thyhen sotokarti përditë”, u shpreh një tjetër banor i zonës. “Tregu taksi ka arritur në
    zero fare kur Erion Veliaj ka shpërblyer njerëzit e vet me makina të reja, nga 50 mijë euro një
    makinë. Është krijuar një kaos, që taksitë e vjetra po dalin jashtë loje” u shpreh një tjetër qytetar
    që kërkoi subvencim për taksitë, njësoj siç bëhet me transportin publik.
    Në takim u ngrit si shqetësim edhe fenomeni i ndërtimeve pa kriter, që kanë cënuar identitetin e
    Tiranës.

    “Kur vijnë të huajt tek Bashkia për takim ai vazhdon t’u japë si dhuratë simbolin e Tiranës. Po sa
    mirë do ishte ta kishte edhe atë pallatin që po ndërtohet mbrapa.
    Ta kishte bashkë me atë simbol. Ose kur bëjnë foto, që e retushojnë, e heqin pallatin mbrapa.
    Thua ishalla është vetëm Sahati dhe nuk është më pallati nga mbrapa?”, tha një qytetar tjetër.
    Përgjatë takimit, kandidati për Bashkinë e Tiranë ka mbajtur shënim çdo problem që u ngrit nga
    banorët e zonës nr.3.