Category: KRYESORE

  • Reforma Zgjedhore, përfaqësuesja e OSBE: Mirëpresim rifillimin e punës të premten

    Reforma Zgjedhore, përfaqësuesja e OSBE: Mirëpresim rifillimin e punës të premten

    “Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga OSBE-ODIHR. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme”- shprehet përfaqësuesja e OSBE.

  • SPAK kërkoi të merrte në pyetje Berishën dhe Malltezin, avokatët: E kemi të pamundur të paraqitemi

    SPAK kërkoi të merrte në pyetje Berishën dhe Malltezin, avokatët: E kemi të pamundur të paraqitemi

    SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën për t’i marrë nesër në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”. Ndërkohë avokatët e tyre, përmes një shkrese publike kanë renditur arsyet se Malltezi dhe Berisha nuk do të mund të marrin pjesë në seancë.

    Sipas tyre ata nuk mund të jenë në senacë, për shkak se mbrojtësit e tyre e kanë të pamundur pjesëmarrjen në të dyja seancat e pyetjeve për shkaqe objektive pune dhe familjare.

    “Duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme”, njoftojnë avokatët e Berishës dhe Malltezit.

    “Si mbrojtes i Zotit Sali Berisha ne procesin penal ndaj ti dhe shtetasit Jamarber Malltezi gjithashtu ju vë me dijeni si me poshte!

    – Zoti Jamarber Malltezi eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” nr 287. Date 11.01.2024 me ane te ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me date 17.01.2024, dite e merkure, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga shtetasi Jamarber Malltezi per marrjen dijeni!

    – Zoti Sali Berisha eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” ne 287, date 11.01.2024 me ane te se ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me daten 18.01.2024, dite e enjte, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga Zoti Sali Berisha per marrjen dijeni!

    Duke qene se mbrojtesit si te zotit Sali Berisha ashtu edhe te Zotit Jamarber Malltezi e kane te pamundur pjesemarrjen ne te dyja seancat e pyetjeve per shkaqe objektive pune dhe familjare dhe duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme!

    Me respekt Avokatet e Zotit Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi!”, thuhet në shkresën e avokatit.

  • Alarmi nga Davos: Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë 14.5 milionë vdekje deri në 2050-tën

    Alarmi nga Davos: Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë 14.5 milionë vdekje deri në 2050-tën

    Kriza klimatike mund të shkaktojë 14.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Ky është parashikimi i bërë nga Forumi Ekonomik Botëror, sipas të cilit fatkeqësitë natyrore, të përkeqësuara nga klima, mund të çojnë edhe në humbje ekonomike prej 12.5 trilionë dollarësh. Raportohen gjithashtu kosto shtesë për sistemin e kujdesit shëndetësor mbi 1 miliard dollarë. Raporti shton se kriza klimatike do të përkeqësojë pabarazitë globale shëndetësore, duke i lënë më të cenuarit në rrezik më të madh.

    Raporti i WEF synon të përcaktojë sasinë e pasojave të ndryshimeve klimatike në shëndet, si në aspektin e vdekshmërisë ashtu edhe në kostot e kujdesit shëndetësor. U analizuan gjashtë kategori kryesore të ngjarjeve klimatike: përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit, stuhitë tropikale, zjarret dhe ngritja e nivelit të detit.

    Përmbytjet përfaqësojnë rrezikun më të lartë për vdekshmërinë: sipas studimit vetëm ato do të shkaktonin 8.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Thatësira, e lidhur indirekt me nxehtësinë ekstreme, është shkaku i dytë i vdekshmërisë (parashikimi është 3.2 milionë). Megjithatë, janë valët e të nxehtit, ato që përfaqësojnë koston më të madhe në aspektin ekonomik: 7.1 trilionë të humbur për shkak të humbjes së produktivitetit.

    “Edhe me një rritje të temperaturës së Tokës prej vetëm 1.1 gradë Celsius, këto ngjarje ekstreme po shkaktojnë humbje të konsiderueshme ekonomike, shkatërrim të infrastrukturës dhe sëmundje”,shpjegon raporti.

    Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë gjithashtu një rritje katastrofike të sëmundjeve të ndjeshme ndaj klimës, të tilla si ato të transmetuara nga mushkonjat për shembull. Temperaturat më të ngrohta do të rrisin periudhën riprodhuese dhe zonën e banuar nga kolonitë e insekteve, duke çuar në zgjerimin e sëmundjeve të tilla si malaria, dengoja dhe Zika, edhe në zonat klimatike të butë dhe më pak të prekura si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Deri në vitin 2050, shpjegon raporti, 500 milionë njerëz të tjerë mund të jenë në rrezik të infektimit.

    Ndryshimet klimatike do të përkeqësojnë gjithashtu pabarazinë shëndetësore. Popullatat më vulnerabël, gratë, të rinjtë, të moshuarit dhe njerëzit me të ardhura të ulëta, grupet dhe komunitetet e vështira për t’u arritur, do të jenë më të prekurit nga pasojat e ngjarjeve ekstreme. Afrika dhe Azia Jugore do të jenë më të cenueshmet sepse nuk do të jenë në gjendje të përshtatin shërbimet e tyre mjekësore tashmë të dobëta.

  • Zgjedhorja/ Basha i falenderoi, BE dhe SHBA e nxjerrin blof: S’kemi ndërmjetësuar

    Zgjedhorja/ Basha i falenderoi, BE dhe SHBA e nxjerrin blof: S’kemi ndërmjetësuar

    Britania e Madhe, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të treja u falenderuan dje nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për ndërmjetësimin e kryer lidhur me Reformën Zgjedhore. Por sot, deklarata e tij u përgënjeshtrua si nga BE, ashtu edhe SHBA. Të dy palët në një prononcim për ‘Neës24’, sqarojnë se nuk kanë marrë pjesë në asnjë negociatë për dialog mes palëvë, ndryshe nga sa pretendoi dje Basha. Sipas tyre, takime ka pasur me bashkëkryetarët, por nuk kanë zhvilluar asnjë negociatë. Por megjithatë edhe njëherë theksuan rëndësinë për procedimin me punimet për Reformën Zgjedhore.

    Ambasada e SHBA: Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.

    Ambasada e BE: Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

    Ndërsa sot, duke parë reagimet e ndërkombëtarëve, edhe vetë Basha e ktheu “pllakën” duke u shprehur se Bashkimi Europian nuk ka ndërhyrë në procesin e negocimit, duke ua kaluar ‘topin’ mediave. Sipas tij, ndërhyrja nga BE është aluduar nga media, kur në të vërtetë ishte vetë Basha dje që e zbuloi këtë fakt para gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

    Por çfarë tha dje kryetari i PD

    Kreu i Partisë Demokratike (të vulës), Lulzim Basha tha se maxhoranca dhe deputetët që e mbështesin e kanë gjetur “gjuhën e përbashkët” për nisjen e punës për Refomës Zgjedhore. Sipas tij, e gjitha ka ndodhur në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Partisë Demokratike, pra ndërkombëtarët.

  • Vjen njoftimi! SPAK do të marrë Berishën në pyetje

    Vjen njoftimi! SPAK do të marrë Berishën në pyetje

    SPAK ka njoftuar ish-Kryeministrin Sali Berisha se do të merret në pyetje ditën e enjte (18 Janar) për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

    Gjithashtu prokuroria ka njoftuar dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha për ta pyetur ditën e nesërme (17 Janar) në cilësinë e personit nën hetim.

    Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë të vendosur nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe po hetohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

    SPAK e akuzon Malltezin se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, si dhe ish-kryeministrin Berisha se ka favorizuar dhëndrin e tij, duke përfituar ekonomikisht.

  • Gjermania hap dyert për punëtorët shqiptarë, lehtësohen procedurat në maksimum

    Gjermania hap dyert për punëtorët shqiptarë, lehtësohen procedurat në maksimum

    Ndërsa Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar, do të bëhet më e vështirë dhënia e azilit. Cilat rregulla priten?

    Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson imigrimin e punëtorëve të huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë Karta e Mundësive (Chancenkarte), e cila bazohet në një sistem ardhje në Gjermani varësisht nga pikët. Kjo pjesë e ligjit futet në fuqi në qershor, dhe parashikon një leje qëndrimi njëvjeçare me mundësi zgjatjeje. Gjatë kësaj kohe, mbajtësit e kartës mund të kërkojnë një punë. Kushtet për marrjen e tij janë: niveli akademik, diplomat, njohja e gjuhës gjermane ose angleze, përvojë pune dhe lidhje personale me Gjermaninë.

    Nga tetori është futur në fuqi pjesa e ligjit për Kartën Blu, sipas së cilës punëtorët e huaj të kualifikuar do të duhet të kenë një pagë bruto minimale prej rreth 43,800 euro në vit (deri tani 58,400 euro) për të marrë ate.

    Azilkërkuesit që kanë hyrë në vend para datës 29 mars 2023 dhe kanë kualifikime dhe një ofertë pune – do të mund të aplikojnë për leje qëndrimi si punëtor i kualifikuar, nëse tërheqin kërkesën e tyre për azil. Deri më tani ata fillimisht duhej të largoheshin nga vendi dhe më pas të aplikonin për vizë pune nga jashtë.

    Kushdo që vjen në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga një vend jashtë BE-së mund të sjellë bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij. Megjithatë, parakusht është që të sigurohet ekzistenca e familjes. Prindërit nuk mund të aplikojnë për ndihmë sociale.

    Karta Blu dhe Rregullorja për Ballkanin Perëndimor

    Rregullorja ekzistuese për punëtorët e kualifikuar me arsim të lartë, siç është Karta blu e BE-së është lehtësuar për marrjen. Lista sipas së cilës mund të merret Karta blu është zgjeruar. Ndërsa më parë ishin në këtë listë pak a shumë vetëm profesionet nga matematika, shkenca kompjuterike, profesionet e inxhinierisë dhe mjekësia, tani ajo vlen edhe për farmacistët, edukatorët, kujdestarët dhe shumë profesione të tjera.

    Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe kandidatët nga vendet jashtë BE-së hyjnë në një të ashtuquajtur kontrata për njohjen e kualifikimeve, punëtorët e huaj do të mund të vijnë dhe të punojnë në Gjermani nga marsi i vitit 2024, ndërkohë që procesi i njohjes së kualifikimeve vazhdon. Pra mund të vijnë pa njohjen e diplomave, ndërsa këtë duhet ta bëjnë pas ardhjes.

    Nëse duan të sjellin bashkëshortët ose fëmijët e mitur, punëtorët e kualifikuar duhet të dëshmojnë se mund t’i mbështesin vetë, por nuk duhet të dëshmojnë më se kanë hapësirë të caktuar për strehim.

    Ndërsa Rregullorja për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, për punësimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndryshojë në qershor. Ajo nuk do të ketë më afat të caktuar vlefshmërie. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50.000 punëtorë.

    Më shumë dëbime

    Në të ardhmen, dëbimet nuk do të njoftohen më paraprakisht dhe kohëzgjatja maksimale e ndalimit për personat që dëbohen do të zgjatet nga dhjetë në 28 ditë. Policisë do t’i jepen kompetenca më të gjera kur të kontrollojë shtëpitë e refugjatëve.

    Parashikohen dënime më të rrepta për kontrabandistët, mundësia e kontrollit të telefonit të azilkërkuesit dhe mundësia e dëbimit të të dyshuarve për anëtarësim në një organizatë kriminale edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë krim. Ligji për këto rregulla pritet të votothet në janar ndëra në fuqi mund të hyjë në fund të prillit 2024.

    Largimi i migrantëve

    Gjeorgjia, Moldavia, Kenia, Kolumbia, Uzbekistani dhe Kirgistani – këto janë gjashtë vendet me të cilat po negociohet marrëveshja për kthimin e emigrantëve. Kontrata e parë me Gjeorgjinë u nënshkrua në mes të dhjetorit. Përveç kësaj, më shumë vende duhet të klasifikohen si vende të sigurta të origjinës, siç u bë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë në nëntor. Më pas është më e lehtë të kthehen personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Qeveria gjithashtu dëshiron të riaktivizojë marrëveshjen BE-Turqi për ripranimin e refugjatëve. Shumica e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

    Vendime më të shpejta për azilin

    Procedurat e aplikimit për azil në gjykatat administrative në Gjermani zgjasin mesatarisht 26.6 muaj. Në të ardhmen, kjo duhet të përshpejtohet ndjeshëm. Procedurat për shtetasit e vendeve me një normë njohjeje më të vogël se pesë për qind duhet të përfundojnë brenda tre muajsh. Në të gjitha rastet e tjera – maksimumi duhet të jetë gjashtë muaj.

    Përfitime më të vogla sociale

    Deri më tani, azilkërkuesit kishin të drejtën e një kompensimi të veçantë për refugjatët, dhe pas 18 muajsh të drejtën e ndihmës sociale, që është një shumë më e lartë. Në të ardhmen edhe këto rregulla do të ndryshojnë dhe afatet do të shkurtohen. Përveç kësaj, në vend të pagesës së mëparshme të kompensimit në të holla, do të futen të ashtuquajturat “Socialcard” – kartë pagese me të cilën azilkërkuesit mund të blejnë vetëm ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme ditore. Qëllimi i kësaj mase është të kufizojë mundësinë e dërgimit të parave tek të afërmit në vendlindje./DW

  • Transportonin drogë nëpërmjet nëndetëses, policia italiane shkatërron grupin, arrestohen 2 shqiptarë

    Transportonin drogë nëpërmjet nëndetëses, policia italiane shkatërron grupin, arrestohen 2 shqiptarë

    Policia Italiane ka vendosur në pranga 29 persona të cilët ishin pjesëtar të 2 organizatave kriminale të dedikuara në trafikun ndërkombëtar dhe shpërndarjen e drogës. Ky operacion i policisë së Napolit, edhe pse nuk ka një reagim zyrtar bëhet me dije se janë sekuestruar 100 kg drogë kokainë. Mes të arrestuarve dhe dy shqiptarë, Isat Cela dhe Kevin Kurti, 26 vjeç.

    Dy bashkëbiseduesit diskutojnë metodat e transportit të drogës dhe rreziqet ndaj të cilave ato ekspozohen, për shembull, kur droga transferohet në një qese, për shkak të qenve nuhatës të drogës. Ata pretendojnë se kontejnerët ofrojnë siguri më të madhe, por vetëm “nën ujë është 100%, por përshtatet vetëm nga Panamaja”, thonë ata. Fraza interpretohet nga hetuesit si një demonstrim se mjetet tradicionale tani po bashkohen me një metodë transferimi përmes nëndetëses, siç u zbulua nga ushtria amerikane gjatë një operacioni të rëndësishëm. Dhe nisja e nëndetëseve bëhet nga Panamaja, e cila konsiderohet si një nga kryeqytetet botërore të kokainës.

    Pjese e këtij grupi rezulton edhe Bruno Carbone, italiani i arrestuar në Dubai në nëntor 2022, i kërkuar që nga 2003 dhe i konsideruar një nga trafikantët më të rëndësishëm pas Raffaele Imperiale. Mes të arrestuarve janë disa shqiptarë dhe organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe heroinë. Rrugëkalimi e droges ka qene dhe Holanda e Spanja.

  • Mafiozi grek u vra nga shqiptarë?! Ngjashmëria me ekzekutimin e “Padrinos”

    Mafiozi grek u vra nga shqiptarë?! Ngjashmëria me ekzekutimin e “Padrinos”

    Vangjelis Zabuni është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, të cilët dyshohet të jenë shqiptarë. Mafiozi i rrezikshëm grek që njihej dhe me nofkën “sallami”, sipas hetimeve të deritashme, është ekzekutuar në të njëjtën formë brutale si Vassilis Roubetis, i njohur edhe me pseudonimin “Rambo”, ngjarje e ndodhur më 9 qershor të vitit 2023. Ashtu si edhe në rastin e Zabunit, autorët dogjën mjetin e përdorur në krim, brenda të cilës u gjetën dhe armët e përdorura. Makina “Lexus” që përdorën dy personat që vranë 44-vjeçarin në Athinë, rezulton e vjedhur në Milano, me targa false që përputheshin me një automjet të të njëjtit lloj dhe ngjyrë. Zabuni ka qenë i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Manolis Karagiannis, gjithashtu një kumbar i njohur i krimit, i cili u vra në fund të qershorit të vitit 2018, në kuadër të një lufte të nisur me kriminelin Vasilis Grivas.

    Mediat greke publikuan edhe videon momenti i vrasjes së Vangjelis Zabuni, një mafioz grek mjaft i njohur në botën e krimit. Siç shihet edhe në pamje, 44-vjeçari hipën në makinë, por nuk largohet direkt. Ai qëndron brenda mjetit duke pritur dhe vetëm pak sekonda më vonë, autorët parkohen pas tij. Një prej tyre, i veshur totalisht me të zeza dhe i maskuar në fytyrë, del nga makina e me kallashnikov në dorë, afrohet nga dera e shoferit e nis breshërinë e plumbave. Ndërsa tjetri, gjithashtu i maskuar, qëllon nga pas. Dyshja ndalojnë për një çast dhe më pas hapin derën e shoferit e nisin të qëllojnë sërish në drejtim të Zabunit, për tu bindur që kishte vdekur. Më pas, largohen duke lënë pas 44-vjeçarin e pajetë dhe mjetin e shkatërruar nga plumbat.

    Ngjarja ndodhi më 13 janar në rrugën “Ilia Iliu” në Athinë. Zabuni ishte me një “BMW” të blinduar, por autorët, nga ajo që është raportuar deri më tani, kanë përdorur kallshnikovë me plumba blindshpues. Në vendngjarje janë gjetur 97 gëzhoja. 44-vjeçari kishte armë me vete në makinë dhe në brez, por nuk mundi që t’iu kundërpërgjigjej autorëve.

    Zabuni i kishte shpëtuar një tjetër atentati disa vite më parë. Ai merrej me kontrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.

  • FNSH dhe policia me urdhër bandash të qeverisë dhe në bashkëpunim me shefin Idriz Daulle terrorizojnë fëmijët në familjen Hato

    FNSH dhe policia me urdhër bandash të qeverisë dhe në bashkëpunim me shefin Idriz Daulle terrorizojnë fëmijët në familjen Hato

    Policia e Shtetit dhe shefi i komisarit Shkodër, Idriz Daulle, për llogari të bandave të qeverisë ka tronditur një familje të tërë gjatë kontrollit mëngjesin e djeshëm në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër në banesën e familjes Hato. Elgier Hato akuzon shefin e komisariatit Shkodër për kontrollet e shpeshta dhe në orare të papërshtatshme pasi ka edhe fëmijët e vegjël.

    Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hipur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend. 

    Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu. Këtë punë nuk e di se kush po e bën. 

    Këtë veç shefi i komisariatit të Shkodrës është duke e bërë, nuk e di a ka marrë lekë prej ndokujt, a është duke e bërë në mendje të vet nuk por në këtë hall të Zotit që është bërë, pa mandat kontrolli, pa asgjë nuk di si t’ja vendos emrin kësaj pune” tha ai për BW. Nga operacioni RENEA vrau një nga qentë e Hatos dhe kthyen shtëpinë përmbys duke kontrolluar në cdo cep, por të kërkuarin nuk e gjetën.

  • Trump fiton me rezultat dërrmues në Ajova

    Trump fiton me rezultat dërrmues në Ajova

    Votimi i parë për fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024 në Shtetet e Bashkuara filloi të hënën në Ajovën e mbuluar nga bora. Anketimet tregonin se ish presidenti Donald Trump ishte pozicionuar për një fitore domethënëse në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane, ndërsa përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në nëntor.

    Një anketim në Ajova i publikuar gjatë fundjavës nga Des Moines Register, NBC News dhe Mediacom i jepnin një mbështetje prej 48% zotit Trump nga votuesit republikanë që kanë gjasa të marrin pjesë në votimet paraprake që mbahen në 1657 qendra në shkolla, stacione të shërbimit zjarrfikës dhe qendra komunitare në mbarë këtë shtet.

    Anketimi rendit Nikki Haley-in, ish-ambasadorja në Kombet e Bashkuara gjatë presidencës Trump, në vendin e dytë me 20% mbështetje, guvernatorin e Floridas Ron DeSenatis me 16% dhe sipërmarrësin në fushën e teknologjisë Vivek Ramaswamy me 8%. Nuk ishte e qartë se sa do të merrnin pjesë në proces votuesit që duhej të udhëtonin në temperatura shumë të ulëta në rrugë të ngrira dhe të rrëshkitshme për të hedhur votën e tyre. Për këto zgjedhje paraprake nuk ishte lejuar votimi nëpërmjet postës, apo votimi i hershëm.

    Megjithatë, ka shumë elementë që duhen marrë në konsideratë, në prag të zgjedhjeve paraprake dhe pas spekulimeve të shumta se kush do të përballet me Presidentin Joe Biden këtë nëntor.

    Cili kandidat do të renditet i dyti?

    Duke pasur parasysh epërsinë e ish-Presidentit Trump, votimi në shtetin e Ajovas ngjan më tepër si një betejë për vendin e dytë. Pyetja që ngrihet është nëse ndonjë prej dy republikanëve që kanë mbështetje dyshifrore, edhe pse me një distancë të madhe nga kandidati kryesor, do të arrijnë, në plan aftagjatë, ta shndërrojë garën, në një përballje prej vetëm 2 kandidatësh. Për ta arritur këtë, do duhet të të sigurojnë “një medalje argjendi”, në votimet e Ajovas. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis më herët ishte shprehur se do arrinte të fitonte garën në këtë shtet, por tanimë ai i ka ulur pritshmëritë, duke pretenduar që të shënojë thjesht një paraqitje të mirë.

    Fushata me qasje prej eksperteje duke i mëshuar nevojës për konsenus, e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut, Nikki Haley, duket se nuk i shkon për shtat Ajovas, por gara paraprake vjen pasi vëmendja ndaj saj është rritur dhe ajo ka marrë më shumë mbështetje financiare. Ajo mund të ketë mbështetje më të fortë në shtetin e radhës, në Nju Hemshpër dhe sigurimi i vendit të dytë në Ajova, do ta vinte atë në pozita të forta.

    Kush do dalë për të votuar nën mot të acartë?

    Deri më tani, vëmendja më e madhe lidhur me garën paraprake ka qenë tek pozitat e forta të ish-Presidentit Trump. Por tani, vëmendja mund të zhvendoset tek pjesëmarrja dhe se kush do të përfitonte nga i ftohti i acartë që mund të pengojë daljen në zgjedhje? Procesi do të zhvillohet në 1, 567 vendndodhje të ndryshme. Në shumicën e rasteve, për të shkuar në këto qendra, është e nevojshme përdorimi i makinës. Rrugët do të jenë me akull, temperaturat do të shënojnë dhjetra gradë nën zero. Javën e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Motit, paralajmëroi qytetarët të mos dilnin nga shtëpia, nëse mundeshin.

    Për më tepër, njerëzit mund të jenë më pak të motivuar për të marrë pjesë në një garë, ku fituesit dihen. Megjithatë, mbështetësit e zotit Trump janë shumë të motivuar për pjesmarrje. Zoti DeSantis mund të përfitojë nga një organizim shumë i mirë për t’i transportuar republikanët në qendrat ku zhvillohen zgjedhjet. Në përgjithësi, konservatorët janë entuziastë për fillimin e garës zgjedhore, ata janë të zemëruar me situatën aktuale dhe sikurse me kandidatët e tyre, e shohin Presidentin Biden si një kandidat që do të mundet lehtë, në nëntor.

    Pjesëmarrja në votimet paraprake do të krahasohet me vitin 2016, kur 186,000 republikanë u bënë pjesë e procesit. Një shifër e ulët për një rol kaq të madh në përcaktimin e kandidatit për të udhëhequr një vend prej 330 milionë banorësh. A do të ketë më pak pjesëmarrje këtë herë?

    Sa është epërsia e ish-Presidentit Trump?

    Sondazhet kane qenë mbresëlënëse, megjithatë, deri në fund nuk dihet se sa mbështetje gëzon një kandidat. A do të përkthehen në një fitore të madhe, anketimet që tregojnë mbizotërimin e zotit Trump në garë? Apo do të ketë ndonjë të papritur? Ish-Presidenti Donald Trump vizitoi shtetin e Ajovas në ditët e fundit para garës, por vëmendja e tij është përqendruar në të tjera çështje, që janë të pazakonta, për një kandidat që synon të sigurojë fitore në Ajova. Për shembull, javën e shkuar ai i kushtoi kohë proceseve të apelit për çështjet gjyqësorë në ngarkim të tij, me besimin se kjo do ta vinte në pozita më të mira para votuesve republikanë, se sa ecejaket në Ajova. Kundërshtarët e kanë kritikuar atë se nuk ka qenë prezent, por mbetet e paqartë, nëse kjo do ta dëmtojë në garën e sotme.

    Përshtypja që krijoi Ramaswamy

    Fillimisht fushata agresive në median sociale e sipërmarrësit të farmaceutikës 38 vjeç,Vivek Ramaswamy, tërhoqi shumë vëmendjen e republikanëve, por u duket se ai shoi kureshtjen e shumë prej tyre, pas sulmeve ndaj kundërshtarëve gjatë debateve në kuadër të garës presidenciale. Stili agresiv i zotit Ramaswamy mund të mos jetë saktësisht “i pëlqyer në Ajova”, por as stili i zotit Trump, nuk është, e megjithatë ky i fundit gëzon një mbështetje të lartë.

    Zoti Ramaswamy ka qenë në të gjithë Ajovan, duke shënuar një rekord historik të fushatës së tij presidenciale. Ai vizitoi të 99 qarqet e këtij shteti, jo një, por dy herë. Nuk është e qartë se për çfarë po konkurron zoti Ramaswamy, i cili bën gjithçka për të mos kritikuar zotin Trump, por kritikon të gjithë kandidatët e tjerë. Ajova do të ndikojë shumë për të përcaktuar nëse ai ka apo jo ende arsye për të vazhduar garën./VOA