Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, duke konfirmuar se Britania nuk është përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ai, megjithatë, njoftoi se Londra ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike për operacione mbrojtëse të kufizuara.
Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Starmer theksoi se “partnerët tanë në Gjirin Persik na kanë kërkuar të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur ata,” duke e konsideruar këtë si një detyrë për të mbrojtur shtetasit britanikë. Ai e konfirmoi se avionat luftarakë britanikë janë aktivë në ajër, pjesë e operacioneve mbrojtëse të koordinuara, dhe kanë arritur të interceptimin me sukses disa sulme iraniane.
Starmer shpjegoi se një nga mënyrat për të ndaluar kërcënimet është shkatërrimi i raketave në depot e magazinimit ose në lëshuesit e tyre. Sipas tij, SHBA-të kanë kërkuar leje për përdorimin e bazave britanike për një qëllim specifik dhe të kufizuar mbrojtës.
“Ne kemi marrë vendimin për ta pranuar këtë kërkesë,” theksoi ai, “për të parandaluar që Irani të lëshojë raketa në të gjithë rajonin, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke vënë në rrezik jetën e britanikëve.” Ky angazhim vjen në kontekstin e rritjes së tensioneve në rajon dhe përpjekjeve për të garantuar sigurinë e qytetarëve britanikë si dhe atyre që ndodhen në atë zonë.
Me këtë veprim, Britania riafirmon rolin e saj si partner i ngushtë i SHBA-së dhe përkushtimin e saj për të kontribuar në stabilitetin e rajonit të Gjirit Persik.














